• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 18 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Besojini instinkteve tuaja. Nëse ndjeni që është koha për të pushuar, rezervoni një festë. Merrni një sy gjumë. Shkurtojeni orarin e punës. Bëni çfarëdo që ju ndihmon të çlodheni. Nuk është e shëndetshme për ju të punoni gjatë gjithë kohës. Ngadalësohuni. Shpenzimi i më shumë kohe me familjen do të jetë terapeutike. Jepini dashuri familjarëve tuaj.

    Demi

    Do të merrni një mesazh nga një i afërm. Periudha e luftës ka ndaluar. Sa më shpejt që të mundeni, duhet të takoheni për të festuar këtë kthesë të mirë të ngjarjeve. Është e rëndësishme të qëndroni bashkë gjatë këtyre momenteve të bukura. Një ëndërr pritet të realizohet. Nëse ndonjëherë keni dashur të krijoni një linjë të produkteve luksoze, tani është koha për ta bërë këtë. Ju do të gjeni klientë mirënjohës që janë të gatshëm të paguajnë një çmim të bukur për mallrat tuaja.

    Binjakët

    Një prezantim profesional do të marrë famë. Njerëzit e duan mënyrën simpatike dhe argëtuese që ju paraqitni faktet. Në vend që ta mërzitni audiencën tuaj me shembuj të lodhshëm, ju e bëni interesant prezantimin. Kushdo që dëshiron të mësojë më shumë mund të flasë me ju në një moment tjetër. Më shumë para për luks po rrjedhin në llogarinë tuaj bankare. Merrni këtë mundësi për të blerë një telefon, kompjuter ose diçka tjetër që ju pëlqen. Trajtoje veten mirë.

    Gaforrja

    Përdoreni karizmin për të hapur dyert e suksesit. Aplikoni për një kredi, intervistë, për një punë ose rol. Do të jetë pothuajse e pamundur t`i rezistosh hijeshisë tënde. Fitimi i një diplome të avancuar mund të jetë rrugës. Një mundësi për të studiuar jashtë vendit ju mbush me emocione.

    Luani

    Një takim pasionant ju bën të shkëlqeni nga lumturia. Është e mrekullueshme të qëndroni me dikë që çmon natyrën tuaj sensuale. Nëse jeni vetëm, nuk do të jeni për një kohë të gjatë. Do të takoni dikë të veçantë në një grup të veçantë. Prezantohuni. Një i afërm do t`ju besojë një sekret. Mos e tradhtoni besimin e tij, edhe pse do tundoheni.

    Virgjëresha

    Partneri juaj e di si t`jua lexojë mendjen. Nëse mendon se diçka është e gabuar, mos e mohoni atë. Merrni këtë mundësi për të diskutuar frikën tuaj. Me ndihmën e tij, do të kapërceni ankthin tuaj dhe do të realizoni një ëndërr. Të bëheni një artist i suksesshëm është një mundësi e mirë. Nëse doni që puna juaj krijuese të njihet, duhet ta shfaqni atë.

    Peshorja

    Bukuria, mendja dhe sofistikimi juaj ju bën një figurë popullore. Përdorni kontaktet e gjera sociale për të kapur një punë të ëndërruar. Ti i bën njerëzit të ndihen rehat dhe të lumtur. Merruni me trupin tuaj dhe trajtimin e një dhimbjeje. Krijimi i një rutinë qetësuese të gjumit do t’ju bëjë të ndiheni shumë më të rinj.

    Akrepi

    Mund të bini kokë e këmbë në dashuri. Është e vështirë t`i mbani sytë larg nga dikush që ju pëlqen. Do të duhet të punoni shumë për të fituar zemrën e tij. Ai nuk është i vendosur, kurse juve ju pëlqejnë sfidat. Mësoni rreth historisë dhe trashëgimisë së familjes suaj. Do të frymëzoheni për të vizituar një qytet, fshat apo vend që ka lidhje me të kaluarën tuaj. Mësoni sa më shumë që mundeni për ushqimin, muzikën dhe praktikat kulturore.

    Shigjetari

    Ju e doni ndjenjën e humorit të të saponjohurve, kurse ata admirojnë shpirtin tuaj aventurier. Nëse doni të gjeni një shtëpi të re, kjo është një kohë e mirë për të kërkuar një. Gjeni një zonë bregdetare. Sa herë që jeni të trazuar, vetëm shkoni diku ku ka lumë apo liqen. Vetëm kjo do ta qetësojë shpirtin tuaj.

    Bricjapi

    Në kundërshtim me besimin e njerëzve, ju nuk jeni duke menduar vazhdimisht për punën. Ju jeni artist. Shkoni në një vend privat për të ushtruar imagjinatën tuaj. Një romancë nxjerr emocionet tuaja në sipërfaqe. Është e pamundur të mohoni pasionin tuaj për dikë që është gallatë.

    Ujori

    Punësimi për një kompani që mishëron vlerat tuaja do të jetë frymëzues. Ju nuk jeni tipi që gëzohet duke shfrytëzuar njerëzit e tjerë. Nëse doni një punë, shqyrtoni mundësitë në agjencitë qeveritare, organizatat humanitare ose kompanitë argëtuese. Kjo është një kohë e mirë për të blerë ca veshje tërheqëse. Të jeni të sigurtë se do të gjeni rroba që ju ndryshojnë çehrën dhe nxjerrin në pah përmirësojnë karakteristikat tuaja më të mira. Veshja çdo mëngjes do të jetë një kënaqësi më vete. Mos harroni aksesorët.

    Peshqit

    Jeni gati në gjendje të përziheni me një turmë. Kjo aftësi për t’u përzier me të gjitha grupet e ndryshme do t’ju shërbejë për mirë. Çdo herë që të keni nevojë për ndihmë, do të dini se ku të telefononi. Gjithkush është i lumtur t`ju vijë në ndihmë me referenca për punë dhe prezantime profesionale. Kur vjen puna te jeta juaj e dashurisë, nuk keni nevojë për ndonjë ndihmë. I tërhiqni admiruesit si lulja tërheq bletët. Nëse jeni vetëm, filloni një marrëdhënie me një person të sjellshëm dhe të dashur që ka një ndjenjë humori të mrekullueshme.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.