HOROSKOP

Horoskopi për datën 18 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 gusht nga Russell Grant

Dashi

Është koha për të ndryshuar rutinën tuaj të stërvitjes. Pavarësisht se cili është niveli i fitnesit tuaj, duhet të përpiqeni për më shumë aktivitet fizik. Not, ecje, apo vrap i lejtë, mund të përmirësojë në përmirësimin e shëndetit tuaj. Në punë po bëheni edhe më kërkues, duke synuar një ngritje në detyrë.

Demi

Përkushtojuni pasionit tuaj. Kalon më shumë kohë me gjërat që i doni, do ju bëjnë të ndiheni më mirë se kurrë më parë. Nuk ka ndihmë më të mirë për të qenë të lumtur sesa një jetë e mbushur me pasion.

Binjakët

Kjo është koha më e mirë për t’u marrë me dekorin e shtëpisë tuaj. Kjo do të kërkojë pak investim, por do të bëjë gjithashtu të ndiheni më mirë. Një i afërm që ju kritikon vazhdimit, do të ndryshojë qëndrim.

Gaforrja

Jeni lodhur duke iu përkushtuar njerëzve që dinë më pak se ju. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të dhënë ekspertizën tuaj në fushën që mbuloni. Edhe kolegët më delirantë do të heshtin kur të ekspozoni injorancën e tyre. Zgjidh argumenti e duhura, pasi do t’ju duhet një udhëtim i shkurtër për të zgjidhur çështjet e punës.

Luani

Është koha të prekni atë çka ju është premtuar. Ju keni kaluar sfida të ndryshme për të treguar vlerën tuaj. Jeni të sigurtë për atë që doni të arrini, dhe për këtë mund të aplikoni në një kompani që ju siguron më shumë të ardhura

Virgjëresha

Ju jeni në sediljen e shoferit. Në vend që të luani një rol mbështetës, ju duhet të merrni vetë në dorë drejtimin. Përkundër të gjitha pritshmërive, ju duhet të realizoni në kohë një projekt dhe me kosto të ulët. Kjo aftësi për të rrëmbyer fitoren në kushte të tilla, do të rezultojë në mundësi më të mëdha dhe më të mira pune për ju.

Peshorja

Ju keni formuluar një plan për të ecur përpara. Mos e ndani me askënd tjetër. Përdorni elementin e befasisë për të marrë një avantazh në konkurrencë. Pavarësisht nëse po fitoni diçka interesante, mbajeni këtë sekret të shijshëm për veten tuaj. Nëse do të merrni leje zyrtare për një projekt, do të duhet të miqësoheni me disa njerëz në një institucion burokratik.

Akrepi

Nuk ka kohë për të humbur me një projekt në grup. Ekziston vetëm një dritare e ngushtë ku të gjithë mund të takohen. Duhet të jeni gati për të punuar. Mos harxhoni momente të çmuara në situata që nuk ju shërbejnë. Kur të keni mbaruar projektin, do të merrni një detyrë më të mirë. Njerëzit vlerësojnë aftësinë tuaj për të realizuar shpejt atë që duhet të bëhet.

Shigjetari

Do t'ju kërkohet të ndaloni së foluri në përgjithësi dhe të bëheni specifikë për atë që duhet të thoni. Kur njerëzit kërkojnë sqarime, përshkruani një plan të detajuar veprimi dhe jo gjëra të përgjithshme. Mos lini vend për debat. Nëse jeni i papunë, aplikoni për një vend pune dhe merrni kohë për të përfunduar çdo dokument, për t’u paraqitur si një nga pretendentët kryesorë të këtij pozicioni.

Bricjapi

Puna për të fituar zotërimin e diçkaje është punë dashurie. Ju keni qenë gjithmonë i zellshëm. Studimi me orë të zgjatura nuk ju shqetëson, pasi e dini se të gjitha sakrificat tuaja do të paguhen mjaft mirë. Nëse luani kartat tuaja në rregull, do të arrini nderime të larta. Interesi që ju tregoni do të shpërblehet me një kontratë të mirë.

Ujori

Xhelozia do të zërë vend në raportin tuaj me dikë. Nëse ndiheni posesiv ndaj një partneri romantik, merrni frymë thellë. Në qoftë se partneri juaj nuk ju ka dhënë arsye për të dyshuar për besnikërinë e tij, ateherë duhet të forconi besimin tuaj. Nëse jeni duke u marrë me dikë që nuk ju bën të ndiheni mire, atëherë mendoni për përfundimin e marrëdhënies. Ju meritoni të jeni me dikë që ju përkushtohet.

Peshqit

Nëse dni të fitoni zemrën e dikujt, duhet të punoni shumë për ta arritur këtë. Thjesht duke e vështruar nga larg, nuk ju ndihmon aspak. Ju jeni i interesuar për një person që e adhurojnë të gjithë. Për të fituar dashurinë e tij, duhet të ndiqni zemrën tuaj. Një punëdhënës i mundshëm do t'ju ofrojë një kontratë. Mos firmosni derisa të rishikoni detajet. /Tiranapost.al/