HOROSKOP

Horoskopi për datën 17 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 shtator nga Russell Grant

Dashi

Do shpenzoni më shumë para se zakonisht për orenditë e bukura të shtëpisë. Blerja e një pjese luksoze të mobiljeve do t`ju bëjë të ndiheni sikur po fluturoni. Kur e trajtoni veten me gjërat që ju bëjnë të lumtur, ju tërhiqni edhe më shumë dashuri, fat, para dhe mundësi krijuese. Do të shihni një fitim të vogël nga një investim. Ky është vetëm fillimi. Nuk është e nevojshme të bëni më shumë punë. Thjesht ecni përpara dhe do të vazhdoni të merrni të ardhura të rregullta.

Demi

Ju jeni të vendosur të merrni atë që dëshironi. Çdokush që s’është aq i mençur mendon se mund t`i ndryshojë mendimet tuaja. Ju do ta gjeni gjithmonë mënyrën për të realizuar ëndrrat tuaja. Kur bëhet fjalë për punën, jeni udhëheqës i qartë. Ju jeni i vetmi njeri me përvojë të mjaftueshme për të drejtuar një projekt drejt fitores. Në vend që të tërhiqeni pas një luftë për pushtet, thjesht jepni këshillat.

Binjakët

A jeni lodhur duke qenë praktikë? Bëni diçka ndryshe. Blini rroba të bukura. Kaloni një ditë vetëm me veten. Nisni një projekt krijues qoftë edhe vetëm për argëtim. Do ndiheni më të lumtur. Do të merrni një mesazh shprese nga dikush që admironi. Sa më shumë kohë të kaloni së bashku, aq më e lehtë do të jetë rritja e kënaqësisë.

Gaforrja

Mblidhni bashkë burimet tuaja dhe të miqve. Së bashku, mund të financoni një festë luksoze. Merrni me qira një shtëpi në bregdet dhe atje bëjeni festën. Do të argëtoheni aq shumë sa që kjo do jetë ngjarja e vitit. Një marrëveshje e mirë biznesi është rrugës. Ju do të kënaqeni duke punuar me dikë që është entuziast. Në vend që të kundërshtojë gjithçka që ju propozoni, ai do të jetë i etur për të vënë në lëvizje sugjerimet tuaja.

Luani

Ju po ngjitni shkallët drejt suksesit. Një punë në një kompani të qëndrueshme ju lejon të kurseni shumë para. Të qenit në gjendje të blini një shtëpi, makinë dhe gjithçka tjetër që dëshironi është fuqizuese. Nuk është e mjaftueshme që ju të ëndërroni; duhet të filloni punën për realizimin e fantazive tuaja. Një grup ose shoqëri do t'ju kërkojë të merrni drejtimin e organizatës. Ata e duan fuqinë tuaj. Falë jush anëtarësimi do të rritet. Të gjithë duan të shoqërohen me ju.

Virgjëresha

Ju jeni një magnet parash. Biznesi që përfshin udhëtimin, arsimin dhe ligjin është veçanërisht fitimprurës. Në fund të fundit, gjithçka që ju prekni kthehet në ar. Përdorini të ardhurat tuaja shtesë për të udhëtuar gjerësisht. Vizitoni një vend që është i famshëm për bukurinë e tij natyrore. Ndjekja e një praktike shpirtërore do të jetë çliruese.

Peshorja

Një marrëdhënie e ngushtë po forcon pozicionin tuaj financiar. Falë partnerit të biznesit ose atij romantik, do të keni mundësinë të bëni disa transformime të rëndësishme. Nëse jeni beqar, do të gjeni dashurinë me dikë ndryshe nga kushdo që keni takuar më parë. Qëndroni me të dashurin tuaj. Do të jetë lehtësim të shpëtoni nga afatet, presioni i brendshëm dhe pritshmëritë e të tjerëve.

Akrepi

Ndihmoni mikun tuaj ose partnerin romantik për të realizuar një ëndërr. Ju jeni shumë i shkathët. Kjo ju ndihmon të gjeni fonde. Marrja e një granti, burse ose çmimi do të lejojë që i dashuri juaj të zhvendoset diku tjetër për një qëllim. Do t`ju ofrohet një kontratë që ju emocionon. Mos kini frikë të bëni propozimet tuaja në këtë marrëveshje.

Shigjetari

Mos u përfshini nga emocionet në një debat por, përmbajuni fakteve. Aftësia për të qëndruar të përqendruar në qëllimin tuaj është e rëndësishme. Mos u habitni kur një person i suksesshëm biznesi t’ju ofrojë një punë në kompaninë e tij. Stili juaj është ai që i duhet. Natyra ka një efekt terapeutik mbi ju. Nëse keni vuajtur nga dhimbje misterioze, dilni jashtë. Shëtitni në natyrë ose udhëtoni drejt detit. Do ndiheni menjëherë më mirë.

Bricjapi

Jeta juaj e dashurisë është një burim kënaqësie. Kur gjërat bëhen stresuese në punë dhe në aspektin familjar, hidhurni në krahët e të dashurit tuaj. Dëgjoni këshillat e partnerit për një projekt krijues. Kushtojini më shumë kohë artit dhe sportit. Marrja e një rreziku emocional do t`ju shpërnblejë pa masë. Aplikoni për një punë që e dëshironi me të vërtetë. Shpërblimet do të jenë mahnitëse, të bollshme dhe të kënaqshme.

Ujori

Jeni i besueshëm, i ngrohtë dhe i dashur. Kjo është arsyeja pse të gjithë po kërkojnë shoqërinë tuaj. Edhe pse është bukur të jesh popullor, nuk duhet ta teprosh. Pranoni vetëm disa ftesa dhe shpenzoni pjesën tjetër të kohës tuaj në aktivitetet që doni më shumë. Nëse po kërkoni një shtëpi, do gjeni një të përsosur. Mos hezitoni të eksploroni një lagje që s`e kishit parë më parë. Do të kënaqeni me atë që do zbuloni.

Peshqit

Në vend që t`i kërkoni të tjerëve udhëzime, ju keni bindjet tuaja. Të afërmit tuaj do të befasohen nga drejtimi që merrni. Do të merrni aprovimin e një njeriu të talentuar të fushës. Kjo do t'ju frymëzojë të bëni para në gjëra më të mëdha dhe më të mira. Bëhuni gati për të eksploruar diçka të re artistike.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.