HOROSKOP

Horoskopi për datën 17 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Pëlqeni më shumë të punoni në prapaskenë sesa të tërhiqni vëmendje. Kur të përshtateni me një profil më të ulët, do të keni më shumë liri krijuese. Kur eprori të shohë sesa efektiv jeni, çdokush do të dojë të përfshihet. Jeni një drejtues i lindur. Metodat tuaja revolucionare do të tërheqin goxha vëmendje. Të tjerët do të luten të dinë sekretet tuaja. Qëndroni misteriozë sepse kjo do t’ju bëjë pretendent kryesor për fron. Së shpejti do të keni një ofertë të bukur pune.

Demi

Realizimi i një ëndrre të dashur është më e lehtë nga sa mendoni. Faktori më i rëndësishëm në suksesin tuaj është imagjinata e fuqishme. Duke e bindur veten se keni jetën që dëshironi, i afroheni edhe më shumë qëllimit tuaj. Nëse keni dashur shumë të udhëtoni kohët e fundit, është momenti i duhur për ta bërë . Zgjidhni një destinacion që është i njohur për bukuritë e tij natyrore. Komunikimi me natyrën nxjerr më të mirën nga ju.

Binjakët

Mos u mjaftoni me lavdërimet që ju bëhen në punë. Nëse nuk doni të ulni standardin, duhet të punoni më shumë dhe më mirë se konkurrenca. Në vend që të kopjoni veprimet e rivalëve, veçohuni nga turma. Jini të veçantë dhe binduni intuitës tuaj. Paratë nga një aleancë biznesi do të rrisin standardin tuaj të jetesës. Pse të mos e përdorni këtë mundësi për të përjetuar pak luks në përditshmërinë tuaj?

Gaforrja

Është e këshillueshme një shkallë avancimi. Aq më shumë aftësi të specializuara, aq më e lehtë për të tërhequr një punë fitimprurëse. Do të duhet kohë për të arritur qëllimin, por ditët fluturojnë. Zgjidhni diçka që e bën shpirtin tuaj të fluturojë. Nëse po përpiqeni të vendosni se cilat kurse duhet të ndiqni, bisedoni me dikë të specializuar. Ata do të kenë këshilla të shkëlqyera për ju.

Luani

Të veproni sipas dëshirave të zemrës, do të jetë fuqizuese për ju. Besoni në aftësinë tuaj për të shembur atë murin që keni ngritur në raport me të tjerët. Nëse doni të zhvendoseni në një zonë të bukur, kërkoni një romancë plot pasion ose një punë të mrekullueshme, thjesht supozoni se Universi i është përgjigjur lutjes tuaj. Besimi që krijoni në vetvete, e tërheq fatin si magnet. Mos i diskutoni ëndrrat tuaja me askënd.

Virgjeresha

Kërkojini partnerit të bëjë disa ndryshime. Megjithëse nuk mund ta kontrolloni sjelljen e tyre, ju mund t’i zgjoni ndërgjegjen. Nëse është e nevojshme në këtë rast, bëhet edhe ndonjë ultimatum. Një këshillë e juaja mund të shtyjë dikë që njihni që të marrë ndihmë për një problem shëndetësor. Nëse ky person i dashur nuk kërkon ndihmë, duhet ndërhyrja juaj.

Peshorja

Aktiviteti fizik do të japë rezultate të mira. Ju keni tendencën të futeni në një botë imagjinare dhe kjo ju bën të harroni të lëvizni trupin. Rregullojini problemet duke rezervuar të paktën një orë në ditë për një aktivitet fizik: ecje, not, vrap i lehtë. Kjo do të bëhet edhe model sjellje për një person të afërt që nuk ka shëndet të mirë. E rëndësishsme është të shmangni jetën sedentare, qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Bëhuni më aktiv.

Akrepi

Jini të gatshëm të veproni me impulsin artistik që ju karakterizon. Nuk ka rëndësi nëse doni të blini veshje të reja, mobilje apo të luani muzikë. E rëndësishme është të mënjanoni rutinën që të frymëzoheni. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Një udhëtim do të rezultojë me një marrëveshje të suksesshme. Është koha e duhur për të nënshkruar një kontratë me dikë që është i interesuar për përditësimin e imazhit të tyre.

Shigjetari

Bërja e punëve të shtëpisë është një lehtësim nga përditshmëria e ngjeshur. Rezervojeni një ditë për të psonisur në dyqane, përgatitur ushqime të shëndetshme dhe për të bërë riparime shtëpiake.

Kultivimi i një jetese të rehatshme do ta bëjë më të lehtë relaksimin dhe të shijoni bekimet. Nëse tregoheni të kudjesshëm me buxhetin, do të mund të blini pajisje, qoftë kompjuter apo makinë e cila do t’ju shërbejë për vite me radhë.

Bricjapi

Një debat i nxehtë, do t’i sqarojë gjërat. Jeni lodhur së heshturi kur e dini se njerëzit po bëjnë plane negative pas shpinës suaj. Ju mund të punoni bashkë për të krijuar diçka më të mirë sesa strategjia e tyre afatshkurtër. Pasiviteti sjell vetëm negativitet. Harmonizimi me një grup të çorganizuar, në fillim duket si një mision i pamundur. Mos u dorëzoni. Qëndrueshmëria juaj do të paguhet në fund. Edhe rebelët më kokëfortë e respektojnë autoritetin tuaj.

Ujori

Një propozim parash që do t’ju bëhet, do t’ia vlejë çdo minutë të kohës suaj. Është moment i mirë edhe për të punuar me një organizatë jofitimprurëse. Aftësitë tuaja organizative do të vlerësohen në masë të madhe nga një grup që ka nevojë të zgjasë burimet sa më shumë që të jetë e mundur. Aftësia që keni për të mbajtur sekretet bën që të fitoni respektin e eprorëve.

Asnjëherë mos u bëni pjesë e thashethemeve të zyrës. Konktakti me njerëzit e fuqishëm do ta bëjë yllin tuaj të shkëlqejë edhe më shumë.

Peshqit

Në vend që të qëndroni me dyshime ndaj synimeve tuaja, jini më të sigurtë se kurrë. Idetë që keni janë më të mira se të rivalëve. Do të fitoni mbështetjen e investitorëve që janë të impresionuar nga ambicia juaj. Lejojeni një mik të shijoni një darkë apo film në shoqërinë e tij. Kjo do të bëjë që t’i harroni problemet. Është shumë më e lehtë të jesh i suksesshëm kur je i qetë dhe i lumtur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant