Aktualitet

Horoskopi për datën 17 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 17 mars 2017.

Dashi

Vonesat në udhëtim do t’ju prishin punë. Në vend që të filloni me akuza e kërcënime, pranoni atë që ka ndodhur dhe kërkoni një rrugë të re. Është e kotë t’u shfryheni njerëzve që ofrojnë shërbime sepse ata thjesht, transmetojnë atë që ka ndodhur. Trajtojeni këtë situatë si një eksperiencë mësimi. Shikojeni si një pengesë të vogël, jo sikur u përmbys bota.

Demi

Nuk keni qenë kurrë një tifoz i ndryshimeve. Kjo është arsyeja pse e keni të vështirë të pranoni një situatë që po evolon me shpejtësi dhe ju prek. Në vend që të kapeni me kokfortësi pas të shkuarës, shikoni për mundësitë e të ardhmes. Një program i qeverisë mund t’ju japë mundësinë të merrni një licensë ose diplomë të avancuar. Kjo do t’ju japë mundësinë të veproni në një fushë që do t’ju ofrojë mundësi të mëdha fitimi.

Binjakët

Disa vështirësi ligjore po ndikojnë tek ju. Jeni lodhur duke humbur kohë të vlefshme dhe energji me këtë temë. Edhe pse problemi mund të zgjidhet në gjykatë, më tepër jeni të shqetësuar për reputacionin tuaj. Nxirrni egon tuaj nga ky ekuacion. Asgjë nuk është më e rëndësishme se të jeni të drejtë dhe të shmangni stresin. Disa njerëz dashamirës po përpiqen t’u japin këshilla të vlefshme. Falenderojini për shqetësimin, por ndiqni instiktet tuaja.

Gaforrja

Kushtet jo të këndshme në punë po ju bëjnë të rimendoni pozicionin tuaj. Gjetja e një pozicioni tjetër do t’ju marrë kohë, por do t’ja vlejë. Ju keni aftësi të shkëlqyera dhe do t’ja dilni . Kërkojini një mikut tuaj t’ju ndihmojë me rinovimin e CV-së. Do t’ju kujtojë të gjitha arritjet që duhen shtuar në CV. Perspektivat e punësimit janë më të mira nga sa mendoni.

Luani

Do ta keni të vështirë t’i arrini gjërat duke u sjellë si një fëmijë kokëfortë. Do të jetë e nevojshme bërja e një kompromisi. Shumë do të reagojnë keq ndaj jush. Nëse u kundërpërgjigjeni në të njëjtën mënyrë, do të krijohet zemërim, diferencim dhe mosbesim. Lërini ca gjëra të kalojnë. Rezultatet do t’ju kënaqin.

Virgjëresha

Përgjegjësitë për punët e shtëpisë po ju mërzisin. Shfrytëzoni mundësinë për të dalë dhe për t’u argëtuar. Dilni për drekë me mikun tuaj, flisni në Skype me një të afërm ose nxirrni qenin për  një shëtitje të gjatë. Takimet me të tjerët do t’ju ndihmojnë të përmirësoni dhe pamjen tuaj të jashtme. Gjithashtu forcojnë lidhjet dhe do të keni ndihmë në kohë të vështira. Duket zgjidhje e thjeshtë, por është efektive.

Peshorja

Mos bini viktimë e të menduarit në mënyrë negative. Nëse gjërat janë për momentin kundër jush, nuk do të thotë që kështu do të jenë gjithmonë. Kjo situatë mund të jetë provë durimi për ju. Aftësia e vërtetë e një kampioni është të ngrihet dhe të ringrihet pas një dështimi. Do të jetë inkurajuese, por nuk do të jetë fundi i botës. Merrni pak kohë për të kapërcyer dhimbjen dhe më pas ndërtoni një plan të ri. Para agimit ka gjithmonë errësirë.

Akrepi

Një humbje financiare do t’ju detyrojë të ndryshoni disa zakone. Në vend që të organizoni fundjava të shtrenjta, qëndroni në shtëpi dhe shijoni kënaqësitë e saj. Duke bërë udhëtime të shkurtra ditore do të keni disa fragmente peizazhesh të cilat i adhuroni? Jeni të lidhur me dikë që i pëlqejnë daljet dhe udhëtimet? Shpjegojini situatën tuaj. Dikush që kujdeset për ju, mundet t’i ndryshojë pritshmëritë. Të pretendoni se keni më shumë para se ç’keni realisht, do të ketë probleme serioze afatgjata. Merrni frymë thellë dhe rrëfeni të vërtetën.

Shigjetari

Vetëbesimi juaj është i ulët. Një njeri pranë jush ka bërë disa gërmime për planet tuaja në të ardhmen. Në vend që t’u përgjigjeni vrazhdë, bëjeni njërin vesh të shurdhët. Kjo do të thotë të injoroni telefonatat e tyre,  të bllokoni emailed dhe mesazhet. S’ka pse të jeni të sjellshëm me dikë që nuk ju trajton me kortezi. Nëse një i afërmi juaj tjetër përpiqet të ndërhyjë, tregojini me mirësjellje që nuk keni për qëllim të debatoni.

Bricjapi

Në vend që t’i dorëzoheni frikës, provoni të kultivoni shpresë. Gjëja që keni më shumë frikë mund t’ju ndodhë. Edhe nëse ndodh, ju do të jeni në gjendje të përballeni me rezerva të pabesueshme emocionale. Kur e shihni veten të rrethuar nga errësira, bëni diçka që ju sjell gëzim. Mbajtja e qëndrimit të duhur është gjysma e betejës për të sjellë fat.

Ujori

Një mik i cili nuk do t’ju mbështesë do t’ju mërzisë. Fakti që planet tuaja nuk realizohen ose dështojnë, ju ka mërzitur. Pjesë e këtij problemi është edhe dikush që xhelozohet. Ai shqetësohet se mos suksesi juaj do ta bëjë të duket i vogël. Rishqyrtojeni marrëdhënien me ta. Njerëzit ndryshojnë dhe jo gjithmonë për mirë. Nëse ndodheni në këtë situatë, më mirë të  shkëputeni.

Peshqit

Një shef ose menaxheri juaj po përballet me vështirësi. Rrjedhimisht edhe ju jeni në vështirësi. Në një situatë si kjo, më mirë kërkoni për një pozicion tjetër. Mos bini në gjendje vetëbesimi të ulët. Sa më shpejt të filloni kërkimet, aq më të mëdha janë shanset të keni oferta të mira. Shkoni aty ku ndiheni të vlerësuar.