Aktualitet

Horoskopi për datën 17 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e merkure, 17 maj 2017.

Dashi

Pranojini sfidat në një mënyrë të ftohtë dhe të logjikshme. Sa më të ekuilibruar të jeni, aq më të lehtë do ta keni të kapërceni problemet e vështira dhe njerëzit kokëfortë. Një rival do të përpiqet t’ju pengojë rrugën me vërejtje tronditëse. Qëndroni të fokusuar në qëllimin tuaj dhe do të merrni gjithçka që dëshironi. Do të fitoni edhe respektin e njerëzve që admirojnë mënyrën se si menaxhoni veten në një situatë stresuese. Mos u habisni nëse ju jepet një pozicion në lidership në një organizatë me emër.

Demi

Tradita është e rëndësishme për ju. Ndjekia e një praktike të caktuar ju bën të ndiheni të lidhur me të kaluarën. Është  qetësuese të dini se edhe të tjerët përballë jush janë përballur me sfida të ngjashme, por kanë arritur të finalizojnë momente të veçanta, pavarësisht presionit të jetës së përditshme. Disa shpirtra rebel do t’ju vënë në lojë me pretendimin se jeni ‘old fashion’. Mos u kushtoni vëmendje. Disa njerëz preferojnë të eksplorojnë një territor të ri, kurse të tjerë pëlqejnë të vendosin ura midis brezave. Të dyja qasjet janë të vlefshme. Njerëzit si ju krijojnë stabilitet. Ky duhet të jetë burim krenarie, jo turpi.

Binjakët

Qëndrimet tuaja optimiste tërheqin mundësi. Disa njerëz thonë se keni fat të mirë, por kjo nuk është e vërtetë. Ju në fakt krijoni shanse për të krijuar para, për të gjetur dashurinë dhe për të gjeneruar publicitet të favorshëm. Mendoni për njerëzit më të suksesshëm që njihni. A nuk kërkojnë ata gjithmonë anën më të shndritshme, zgjedhjet më të mira dhe kërkojnë gjithmonë maksimumin? Në vend që të ankohen për problemet e tyre, ata gjejnë mënyra për të ecur përpara. Kapeni shembullin e tyre. Do të kuptoni se po bëni diçka të mirë  kur t’ju japin një shans për të udhëtuar jashtë.

Gaforrja

Ndërmarrja e një angazhimi serioz nuk është një gjë po e merrni lehtë. Ndërsa ka njerëz që ngushëllojnë veten me idenë që çdo marrëveshje mund të prishet, ju nuk i përkisni atij kampi. Kur jepni zotimin, qëndroni besnik. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz duan të punojnë me ju. Ata e dinë që ju nuk u largoheni marrëveshjeve ose kërkoni të rinegocioni kontratat. Besueshmëria juaj do të rezultojë në një pozicion të ri profesional për të cilin rivalët do t’ju kenë zili.

Luani

Kushtojini kujdes të veçantë pamjes. Nëse dukeni mirë, do të tërhiqni rreth vetes të gjitha mundësitë që dëshironi. Kjo gjë do t’ju ndihmojë edhe në gjetjen e një partneri. Zgjidhni veshje që shkojnë me fizikun tuaj dhe ju nxjerrin në pah më të mirat. Jeni në një marrëdhënie? Dashuria juaj do të ketë shumë dëshirë t’ju marrë me vete në evente socialë. Bashkojuni!

Virgjëresha

Është kohë e mirë për të rregulluar hapësirat tuaja të shtëpisë dhe punës. Nuk mund të mendoni qartë kur jeni të rrethuar nga kaosi. Mbështetuni në tre shtylla: hidhni, dhuroni dhe shisni. Pasi të hiqni qafe rrëmujën, do të siguroni një hapësirë të efektshme që ju motivon të punoni. Gjithashtu do ta keni më të lehtë të relaksoheni kur dhoma juaj e gjumit të jetë me objekte si gota kafesh apo rroba të palara.

Peshorja

Trajtojeni veten me gjëra fine. Keni një vlerësim të thellë për të bukurën dhe produktet e punuara me materiale cilësore. Kënaqësitë e vogla ju frymëzojnë. Është e lehtë të jeni bujar me të tjerët kur jeni të mirë me veten. Ndërsa kujdeseni për buxhetin tuaj, është e rëndësishme të shijoni edhe frytet e punës. Edhe nëse jeni ngushtë me financat, ka mundësi pa fund për të shijuar kënaqësi të vogla.

Akrepi

Krijimi i një shtëpie të këndshme dhe të rehatshme duhet të jetë prioriteti juaj. Nëse dëshironi të jeni jashtë gjatë gjithë kohës, arsyeja mund të jetë se nuk ju pëlqen shtëpia. Nga dhoma në dhomë, çdo hapësirë ndikon tek ju. Zonat e ftohta, të hidhura e të zymta ndriçojini me pasqyra e forma vertikale. Ndryshime të vogla kanë impakte të mëdha.

Shigjetari

Një bisedë stimuluese ju frymëzon për më shumë argëtim. Jeni lodhur duke bërë çdo gjë të njëjtën ditë. Përkushtimi i një pjese të ditës një aktiviteti të këndshëm si art apo sport, do t’ju japë një shkëlqim atraktiv. Njerëzit që kanë qenë indiferentë ndaj sharmit tuaj, do t’ju shohin nga një dritë e re. Joshja juaj është shumë e dukshme kur kaloni bukur.

Bricjapi

Në vend që të përpiqeni ta bëni punën shpejt e shpejt, zvogëlojeni ritmin dhe merrni kohën që ju duhet. Zvarritja e një projekti të veçantë, do t’i linte mënjanë kontributet tuaja. Nëse ndonjëherë keni dashur t’i hyni një biznesi,  do të ishte një kohë e mirë. Sekreti i suksesit tuaj është zotërimi i teknikave të vjetra.

Ujori

Mos kini frikë të sfidoni dikë që duket shumë i sigurt. Si fillim, kërkesat tuaja do të pasohen nga një shikim i akullt. Më pas, duke këmbëngulur do të fitoni admirimin e miqve tuaj. Edhe ata në fshehtësi, e kanë diskutuar nëse personi që keni në krye është aq kompetent sa pretendon. Pasi të adresoni disa probleme dhe të korrigjoni procedurat e gabuara mund t’ju propozojnë të jeni në krye të një komiteti mbikëqyrës.

Peshqit

Nuk ka rrëndësi nëse keni kaluar një ditë të keqe, tregohuni të butë dhe të sjellshëm me njerëzit që takoni. Dikush që vlerëson qëndrimet tuaja mund t’ju dalë përkrah. Është e vështirë të jesh pozitiv  pasi përjeton një seri zhgënjimesh. Mirësia ka një efekt bumerang. Bëni një gjest të këndshëm për një të huaj dhe pritni shpërblim nga Universi. Do të vijë.