Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 17 dhjetor nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 17 dhjetor 2017.

Dashi

Është krejtësisht mirë të çlodhesh dhe të shijosh veten. Ndaloni së menduari për të kaluarën. Askush nuk do të mendojë më pak për ju, kur të ikni diku. Miqtë, familja ose kolegët mund të ndihen si ju. Ankthi është infektiv. Kur je i shqetësuar për diçka, frika rrezatohet edhe jashtë. Udhëtoni në një vend pranë ujit. Duke parë në një pellg, lumë, liqen ose det qoftë ai, do të qetësoni nervat tuaja dhe do e vini shpirtin në paqe.

Demi

Ju jeni po aq të rëndësishëm sa të gjithë të tjerët. Herën tjetër kur një i afërm ose fqinj përpiqet të injorojë shqetësimet tuaja, ulet dyfish. Sfidojini ata që t`i përgjigjen pyetjeve tuaja. Sa më të fortë të jeni, aq më e vështirë do të jetë të injoroheni. Impulsi juaj për të mbajtur një ton të respektueshëm, është i admirueshëm. Kur sjellja e kujdesshme bëhet detyrim, ju duhet të ndryshoni qasjen tuaj.

Binjakët

Do të zhgënjeheni pasi nuk do të jeni në gjendje t’i përmbushni qëllimet tuaja. Resiztojini tundimit për të gjykuar veten. Je njeri dhe njerëzit gabojnë. Të gjithë të tjerët do të jenë kaq të zënë sa nuk do të kuptojnë që ju keni qenë më pak produktive sesa zakonisht. Është koha për të përshtatur perspektivën tuaj. Sa më shpejt aq më mirë do të jetë për performancën tuaj. Gjeni pak kohë nga orari juaj i zënë për të aplikuar për punë që paguhen më mirë.

Gaforrja

Mos u fiksoni në gjërat që po shkojnë keq. Në vend të kësaj numëroni bekimet tuaja. Edhe pse jeni duke duruar një situatë të vështirë, kjo s`është e gjitha e keqe. Duke u përqëndruar në privilegjet e shumta që keni, ato do të shumohen. Bëni një premtim që të mos ankoheni tërë ditën. Vetëm kështu do të kuptoni se punët shkojnë më mirë dhe ndërveprimet janë më të këndshme. Mendimi pozitiv është si çdo zakon tjetër. Sa më shumë që ushtroni një aktivitet, aq më të zotët bëheni në të. Mos u befasoni kur të tërhiqni pas vetes dashuri pafund që rrjedh nga qëndrimi juaj optimist.

Luani

Pyesni dikë që të plotësojë boshllëqet për njohuritë tuaja. Një ekspert do të jetë i duhuri për t’ju mësuar me shpejtësi. Qëndrimi juaj i përulur do të fitojë shikime të admirueshme. Duhet guxim për të kërkuar ndihmë. Duke përfituar plotësisht nga kjo mundësi e të mësuarit, do të kaloni në një detyrë më të madhe dhe më të mirë. Është e mundur që t’ju kërkohet të jeni ju ata që do mësoni punonjësit e rinj.

Virgjëresha

Mësoni të besoni në vendimet tuaja. Ju keni instikte të shkëlqyera, edhe pse shpesh tentoni t`i injoroni ato. Duke u mbështetur shumë në logjikë mund të zhgënjeheni. Fëmija brenda jush ju bën thirrje të punoni më pak dhe të luani më shumë. Nëse kjo do të thotë të marrësh një punë më pak të kërkuar, ashtu qoftë. Të paktën, do t`i kushtoni më shumë kohë hobit tuaj të preferuar. Nuk ka asgjë të keqe të neglizhosh punët e shtëpisë për të shkruar, pikturuar ose luajtur muzikë. Ju duhet ta vlerësoni lumturinë tuaj më shumë se sa pastërtinë e shtëpisë.

Peshorja

Të bërit më shumë punë nga sa të takon, do të të shkaktojë pakënaqësi. Nëse ka punë për të bërë, njoftoni eprorët tuaj. Është e nevojshme që ata të punësojnë staf shtesë. Keni të bëni me një të afërm dembel? Mjaft u përpoqët ta shpëtoni. Kryerja e detyrave dhe përmbushja e përgjegjësive të tyre ka krijuar një dinamikë toksike. Gjithkush duhet të bëjë pjesën e vet të punës që i takon.

Akrepi

Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se sa të qenurit figurë e njohur. Mos kini frikë të tregoni mospëlqimin tuaj për një vendim të tmerrshëm. Ka njerëz që s`do t`i pëlqejnë kritikat tuaja, por nuk duhet të largoheni nga grupi, gjithsesi. Kjo për shkak se ju jeni një pasuri për organizatën. Si i tillë, njerëzit në krye duhet të punojnë për t’ju akomoduar. Nëse nuk jeni të kënaqur me përpjekjet e tyre me gjysmë zemre, kaloni në kullota më të gjelbërta. Një shoqatë tjetër do të jetë e lumtur t’ju mirëpresë.

Shigjetari

Një rast i rëndësishëm ju iku nga mendja dhe tani ju jeni të zënë ngushtë. Në vend që të mos bësh asgjë, kërko një falje të sinqertë. Ia keni borxh një të dashuri, ndjenjat e të cilit janë lënduar. Nuk është e lehtë për ju të pranoni gabimin. Megjithatë kur kërkoni falje, rivendosni dinjitetin tek personi që keni tradhtuar. Kjo mund të tingëllojë dramatike, por është e vërtetë. Mendoni prapa në një kohë kur dikush ju preku ndjenjat. A ishit në gjendje ta shikonit përsëri me të njëjtin respekt?

Bricjapi

Të ecësh sipas një plani joetik është një ide e tmerrshme. Është e rëndësishme të shprehni shqetësimet tuaja. Nëse nuk e bëni, pakënaqësia që do përjetoni do të jetë thjesht për fajin tuaj. Megjithëse është e admirueshme që doni të bashkoheni me të tjerët, nuk duhet ta bëni këtë në kurriz të vlerave tuaja. Bërja bujë në një forum publik, mund të jetë në avantazhin tuaj. Një profesionist me ndikim do t’ju ofrojë një punë. Pranojeni me mençuri.

Ujori

Gjithmonë provoni gjërat më të vështira. Megjithatë mos e fajësoni veten sa herë që dështoni. As individët më të talentuar nuk goditën kurrë në shenjë. Kampionët e vërtetë i trajtojnë pengesat si mundësi të të nxënit. Mund të zhvilloheni më shumë duke konkurruar kundër dikujt që është thjesht më i talentuar se ju. Nëse është kështu, jepni kredi aty ku duhet. Admirimi dhe mbështetja juaj do të shpërblehet me një mësim praktik. Merreni këtë mundësi për të studiuar me një mjeshtër. Kjo marrëdhënie do të jetë një nga më të rëndësishmet e jetës suaj.

Peshqit

Ju keni gjithçka që ju nevojitet për të lulëzuar. Rezistojini tundimit për të ndjerë zili ndaj miqve më të begatë ose të suksesshëm. Zilia do ta minonte këtë marrëdhënie. Ju s`e kuptoni, por shumica e të dashurve tuaj ju admirojnë. Ata dëshirojnë që të kenë vizionin, dhembshurinë dhe fleksibilitetin tuaj. Gjithkush lindi me talent të veçantë. Duke përdorur aftësitë tuaja dhe duke festuar talentet e të tjerëve, gjëra të mëdha do të ndodhin. Ne jemi në këtë botë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndaj ju mund të formoni një grup mbështetës ose organizatë vullnetare.

Përshtatur nga: Russell Grant

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]