• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 16 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Edhe pse keni njohuri të ekspertësh dhe aftësi të përparuara, ju mund të zëvendësoheni lehtë. Mos e harroni këtë. Rezistojini tundimit për t`u përfshirë në konflikte. Ankthi mund t`ju bëjë që ta teproni me ushqim dhe pije. Kur ndjeheni nervoz, bëni disa ushtrime. Shkoni për një shëtitje, shkoni palestrën ose luani një sport. Do të ndiheni shumë më mirë kur të ëlironi tensionin.

    Demi

    Ju zemëroheni kur të tjerët përpiqen të kontrollojnë sjelljen tuaj, si në shtëpi ashtu edhe në punë. Rregulli juaj i përgjithshëm është të buzëqeshni, të hiqeni sikur bini dakord me urdhrat që ju janë dhënë dhe më pas bëni atë që dëshironi. Shpejt njerëzit do ta kuptojnë që ju nuk tundeni nga idetë tuaja dhe do e pranojnë realitetin duke u dorëzuar.

    Binjakët

    Ju nuk mund të shpëtoni një mik i cili vazhdon të sabotojë veten. Në vend që të përpiqeni të rregulloni problemet e tij, urojini më të mirën. Kufizojini bisedat tuaja në seanca pesë-minutëshe. Një problem financiar do t’ju vërë në vëshitrësi. Mos u dëshpëroni. Keni qenë gjithmonë të zgjuar në gjetjen e burimeve të reja të të ardhurave. Kështu që ky problem është thjesht i përkohshëm.

    Gaforrja

    Ju jeni konsideruar personi më i talentuar në fushën tuaj dhe të gjithë ju komplomentojnë. Gabimet janë jashtëzakonisht të pakëndshme. Mos e goditni veten. Shikojeni këtë si një mundësi për t`u bërë edhe më i mirë. Do keni një konflikt mbi financat e përbashkëta. Do të duhet të merrni një avokat për të përfaqësuar interesat tuaja; mos e zgjidhni vetë problemin. Lëreni të bëjë punën e tij. Ky profesionist është shumë i aftë.

    Luani

    Do të jetë e nevojshme ta shtyni një udhëtim për jashtë shtetit. Është zhgënjyese, por s`ka zgjidhje tjetër. Ka shumë punë shtëpie që kërkojnë vëmendjen tuaj. Do bëheni për ca kohë infermieri i një familjari të sëmurë dhe ky do jetë prioriteti juaj. Puna me orar të zgjatur do shkaktojë një dëm të madh në shëndetin tuaj. Përmirësoni axhendën. Nëse ju duhet të merrni ca pushime nga puna, ashtu bëni. Bota nuk do ndalojë së funksionuari ndërkohë që ti fokusohesh në jetën personale.

    Virgjëresha

    Po jetoni ende në një kujtim të trishtuar? Lëreni pas. Shikoni mundësitë emocionuese që keni para syve. Ëdo herë që do filloni të mendoni për ditët e mira, ëojeni vëmendjen tek aktualiteti. Bëni një plan argëtues. Një luftë për pushtet me një të saponjohur do t’ju lodhë. Lejojini t`i bëjnë ca gjëra ashtu si dinë dhe si munden.

    Peshorja

    Një grindje e ashpër me mikun ose partnerin romantik do t`ju qetësojë. Ju preferoni të gjeni terrenin e përbashkët. Po kjo nuk është gjithmonë e mundur. Jeta juaj në shtëpi po pëson ndryshime të shpejta, gjë që është shqetësuese. Në vend që t’i rezistoni këtyre rregullave, mbështetuni tek to. Kalimi në një pjesë tjetër të botës do të jetë më i dobishëm se sa pritej.

    Akrepi

    Rezistojini tundimit për t`u konfliktuar. Do e gjeni mundësinë për mbrëmje argëtuese me miqtë. Kujdes në makinë, mos nxitoni. Nëse e gjeni veten në trafik, merrni frymë thellë dhe prisni. Mendohuni dhe meditoni e reflektoni ndërkohë që prisni.

    Shigjetari

    Jini plotësisht të sinqertë në punë. Nëse nuk mund të përmbushni një afat apo buxhet të dëshiruar, duhet ta thoni qartësisht. Ju mund të humbni një vend pune, por kjo është më e mirë sesa t`i zhgënjeni njerëzit. Është e rëndësishme të jeni i drejtë kur aplikoni për punë. Mos e teproni duke ekzagjeruar përvojat tuaja. A jeni duke punuar me dikë, karakteristikat e të cilit janë të ndryshme nga tuajat? Kjo do të jetë e dobishme për të dy. Mirëpritini propozimet e njëri-tjetrit.

    Bricjapi

    Dikush do të bëjë një shaka për familjen tuaj që do ju mbushë me mllef. Merrni frymë thellë para se të reagoni. Më mirë mos kundërshtoni. Ju keni një personalitet të fuqishëm. Kur të vendosni të mos e luftoni zjarrin me zjarr, situata do përmirësohet.

    Ujori

    A jeni lodhur duke zgjidhur problemet e njerëzve të tjerë? Atëherë është koha të merreni me veten. Herën tjetër që dikush përpiqet t’ju besojë problemet, prijani shkurt. Shpjegojini se jeni duke u marrë me hallet tuaja dhe energjitë ju duhen për veten. Keni humbur shumë kohë duke këshilluar miqtë për problemet e tyre të cilat vazhdojnë t`i përsëritin. Keni punë më të mira për të bërë.

    Peshqit

    Blerjet ekstravagante do të krijojnë probleme financiare. Më vonë do keni mundësi, por për momentin, jo. Deri atëherë, përqendrohuni dhe kënaquni me ato që keni. Është e pamundur të ndryshoni sjelljen e dikujt. Në vend që t’i jepni një shoku një leksion ose ultimatum, ndryshoni sjelljen tuaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]