• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 16 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Është e vështirë të përqendroheni në punë për shkak të përgjegjësive familjare. Një i afërm që gjithmonë është në vështirësi po dëmton produktivitetin tuaj. Arritjet tuaja janë në kontrast të thellë me të metat e tij. Ky nuk është problemi juaj. Ju vazhdoni të mendoni për veten dhe delegojini ca përgjegjësi e pushoni, se bota punon edhe kur ju pushoni.

    Demi

    Mos bëni asnjë supozim për ndjenjat e partnerit. Nëse do të largohet, le të ikë. Ju meritoni të jeni me dikë që dëshiron të jetë me ju. Puna me një projekt arti do jetë stimuluese. Njerëzit do të lidhen menjëherë me krijimin tuaj.

    Binjakët

    Nuk ju pëlqen që dikush të sillet me ju sikur të ishte prindi juaj. Një shpirt i lirë si ju nuk dëshiron të kontrollohet nga partneri. Diskutoni me të dashurin. Gjeni gjuhën e përbashkët. Edhe në punë sqarojini gjërat, kërkoni atë që ju takon dhe do ta merrnil.

    Gaforrja

    Jeni të ngazëllyer për të përhapur krahët dhe për të fluturuar, por partneri juaj është i shqetësuar për sigurinë tuaj. Vërjani veshin dhe do afroheni më tepër. Ruani kushtet e sigurisë në gjithçka që bëni. Shansi për të shkuar në një festë që keni ëndërruar prej kohësh, do të vijë. Rezervojini biletat tani, edhe hotelin. Ky udhëtim do të ketë një efekt transformues.

    Luani

    Rezistojini tundimit për t`u zemëruar sa herë që gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës suaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me një marrëdhënie intime, nuk ka nevojë të shkaktoni trazira. Ju mund të bëheni miq pa u ndarë keq me kërcënime dhe akuza. Shkoni vetëm në një vend të qetë. Pas një periudhe reflektimi, do të kuptoni se mund të ndiheni më mirë. Duke punuar me një projekt kreativ koha do të ikë shpejt.

    Virgjëresha

    Ndjenjat krijohen nga mendimet dhe mendimet mund të ndryshohen. Nëse jeni të trishtuar, të zemëruar apo të frikësuar, merrni zemër. Ndryshoni fokusin dhe do ndiheni më mirë. Do ta shijoni punën në një grup. Do bëni punë të mirë bashkë.

    Peshorja

    Një situatë konfuze pune do të rregullohet pas disa takimeve. Vazhdoni ta sillni një problem në vëmendjen e punëdhënësit tuaj. Pasi roli i të gjithëve të jetë më i qartë, ekipi do të jetë shumë më produktiv. Keni pasur gjithmonë instinktet e mira për të zbuluar atë që iu duhet njerëzve për t`u ndjerë të mbështetur. Duke inkurajuar anëtarët e turpshëm të grupit, do të bëni disa miq të mirë. Do të jeni i lumtur të zbuloni se një person i qetë ka një ndjenjë humori të paparë.

    Akrepi

    Rezistojini dëshirës për të blerë mallra të shtrenjtë për të cilat nuk keni nevojë. Është më mirë të kurseni paratë tuaja për një aventurë, si një udhëtim jashtë shtetit. Vendosni një përqindje të pagës tuaj në kursime. Një admirues nuk është më në gjendje t’i fshehë ndjenjat e tij. Nëse jeni vetëm, pranoni të dilni për darkë. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme së bashku.

    Shigjetari

    Ekzagjerimi i një situate familjare do t`ju stresojë. Kur keni dyshime, është më mirë ta nënvlerësoni një problem. Nëse keni nevojë për të shkuar disa ditë larg për të ndihmuar një të afërm të sëmurë, mos jepni shumë detaje kur të kërkoni leje. Një marrëdhënie intime është një burim i thellë kënaqësie. Mos harroni të tregoni mirënjohjen tuaj.

    Bricjapi

    Mos ofroni këshilla para se të njihni faktet. Bisedoni me të gjithë ata që janë prekur nga një vendim. Dëgjoni me kujdes pyetjet dhe shqetësimet e tyre. Pasi të mësojnë të gjitha këndvështrimet, do të keni një ide shumë tjetër për atë se çfarë duhet të bëni për të rregulluar problemin. Ju ndjeni një lidhje të fortë me dikë që shpreh shqetësim për çdo anëtar të grupit.

    Ujori

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të hyrë në biznes me miqtë. Megjithëse doni të përkrahni të dashurit tuaj, kjo sipërmarrje nuk është zhvilluar aq sa duhet për të garantuar një investim fitimprurës. Mbajini më mirë paratë tuaja të sigurta në bankë. Situata mund të përmirësohet nëse merret një ekspert i arsyeshëm. Dëgjoni zemrën në vend të mendjes kur të duhet t’iu përgjigjesh pyetjeve.

    Peshqit

    Rezistojini tundimit për t’u larguar nga sytë këmbët. Puna kërkon vëmendjen tuaj. Nëse kjo do të thotë anulimi i planeve personale për të marrë pjesë në një punë të rëndësishme, kështu bëni. Miqtë dhe familja do të durojnë mungesën tuaj të zgjatur, por s`kanë zgjidhje tjetër. Karriera juaj duhet të vijë e para.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]