• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Te gjitha

    Horoskopi për datën 16 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Ju e doni lirinë dhe shpesh jeni i paqëndrueshëm. Po kjo s`është e drejtë për ata që mbështeten tek ju. Është e rëndësishme të angazhoheni për problemet e njerëzve të dashur. Shkoni në festat ku ju ftojnë. Është një shenjë respekti dhe përkushtimi. Një mundësi pune nuk do të vijë për momentin. Kjo në fakt është në favorin tuaj, vetëm prisni pak. Imagjinoni jetën që doni. Nëse keni një punë që nuk ju pëlqen, bëni një listë të të gjitha gjërave të mira që ajo ju ofron.

    Demi

    Nuk duhet të duhet të punoni shumë për të fituar paratë. Mënyra më e shpejtë për të tërhequr bollëk është të bëni atë që doni. Kur e bëni punën me qejf, idetë ju rrjedhin lumë. Nuk është e nevojshme ta blini dashurinë e dikujt që doni. Kur e doni një njeri mjafton të kujdeseni për të. Keni të bëni me dikë që ju pret juve për të paguar faturat e tij? Është koha për të riparo këtë marrëdhënie.

    Binjakët

    Mos dilni jashtë kontrollit. Kur zemërimi fillon të rritet, bëni diçka ndryshe. Hidheni energjinë në aktivitete që ju bëjnë të lumtur. Jeta familjare është e vështirë. Ndihet sikur nuk mund të jetoni deri në pritjet e një të afërmi. Mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë e pakushtëzuar është ta praktikoni atë. Jini më pak gjykues. Kur diskutoni për të tjerët, përmendni vetëm pikat e tyre të forta. Nëse nuk mund të thoni ndonjë gjë të mirë, heshtni.

    Gaforrja

    Nëse doni të bëni përparim, duhet të ndaloni nënvlerësimin e aftësive tuaja. Jeni bekuar me aftësi të forta drejtuese. Në vend që të merrni urdhra, duhet t’i jepni ato. Kjo do të thotë të sfidoni idetë e këqija dhe planet e konceptuara keq. Dikush që ju kritikon është xheloz. Ju keni qenë gjithmonë i kujdesshëm në punën tuaj. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë të etur të bashkëpunojnë me ju.

    Luani

    Nuk do të arrini ta realizoni një synim. Kjo është zhgënjyese, por nuk është fundi i botës. Jepini vetes një shans për t’u shëruar nga kjo pengesë dhe më pas të provoni përsëri. Testimi i vërtetë i karakterit të një personi është mënyra se si ata trajtojnë dështimin.

    Virgjëresha

    Nëse ju është refuzuar një kërkesë për ngritje në detyrë ose rritje rroge, është koha për të bërë disa ndryshime. Filloni të kërkoni një punë në një kompani që i shpërblen punonjësit e saj më të mirë. Shfaqjae zemërimit do të dëmtojë reputacionin tuaj profesional. Nëse një klient, një epror ose një koleg ju shqetëson, merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë.

    Peshorja

    Mos bëni gabimin të diskutoni për fenë dhe politikën në mjedise me njerëz të ndryshëm. Bëni biseda të përgjithshme. Nuk do fitoni asgjë nëse sfidoni besimet e këtyre njerëzve. Dikush do t’ju kërkojë të mbani një sekret. Jini të ndershëm në lidhje me ndjenjat tuaja. Nëse kjo shkakton problem në marrëdhënien tuaj, punë e madhe.

    Akrepi

    Xhelozia do shfaqet pranë jush. Do ta zemëroni të dashurin. Jepini lirinë për të cilën ka shumë nevojë. Ka gjëra më të këqija në jetë sesa të qenit vetëm. Ndryshoni prioritetet tuaja, madje edhe prej atyre që s`keni dashur kurrë të hiqni dorë.

    Shigjetari

    Nëse doni dashuri, do ta gjeni tek miku juaj më i mirë. Jepini vetes inkurajimin, dashurinë dhe mbështetjen që nevojitet. Duke e trajtuar veten si mbret, do bëni që edhe të tjerët t`ju trajtojnë po kështu. Së pari duhet të jeni besnik me veten. Pranojeni se ke bërë një gabim në punë. Je thjesht njeri. Mënyra më e mirë për të ndrequr një problem është ta pranoni atë dhe të përpiqeni ta rregulloni. Njerëzit do ta vlerësojnë ndershmërinë tuaj.

    Bricjapi

    Mos u fiksoni pas përfundimit shpejt të një detyre. Kur njerëzit përpiqen t`ju nxitojnë, jepini një buzëqeshje dhe vazhdoni t`i bëni gjërat me ritmin tuaj. Ju nuk dini aq shumë për një temë sa mendoni. Jini të hapur për të mësuar. Një koleg ose një i afërm i ri do të ndajë me ju disa njohuri të vlefshme.

    Ujori

    Kujdesuni që të jeni shumë konkurrues. Trajtimi i të gjithëve si rivalë do të prishë miqësitë e mundshme. Ju mund të jeni në të njëjtën fushë me një person të talentuar pa u ndier të kërcënuar nga njëri-tjetri. Jepini njerëzve meritat që u takojnë. Në vend që të shqetësoheni për mungesën e parave, merrni parasysh të gjitha bekimet tuaja. Kur përqendroheni në atë që shkon mirë, ajo do të shumëfishohet. Është një ligj i pashkruar i Universit.

    Peshqit

    Ju nuk doni t`ju kufizojnë. Jeni të shkathët dhe nuk keni interes të derdhni gjithë energjinë tuaj në një fushë të caktuar. Në vend që të dëgjoni logjikën e të tjerëve, bindjuni intuitës tuaj. Ju mund të punoni për një korporatë duke qenë një artist i suksesshëm. Në mënyrë të ngjashme, është e mundur që njëkohësisht të ketë një punë të mirë dhe të jetë një prind i mirë gjithashtu.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.