HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 mars nga Russell Grant

Dashi

Ju fokusoheni si një lazer tek qëllimet. Ndërsa të tjerët përpiqen të fluturojnë nën radar, ju kërkoni çdo mundësi për të vënë në qendër të vëmendjes. Kjo aftësi për të tërhequr vëmendjen ju vë në radhë të parë për një pozicion të mirë. Përfaqësimi i një kompanie apo klienti të shquar do të jetë kënaqësi. Sekreti i suksesit tuaj është kërkimi i mirë.

Demi

Qëndrimi juaj i qetë dhe i ftohtë ndaj debateve ju ndihmon t`i ndryshoni mendimet e njerëzve. Pa marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë, ju jeni në gjendje t'i bëni thirrje ndërgjegjes së njerëzve. Edhe ata më të palëkundurit ndryshojnë arsyetim para jush. Ju përdorni atë zërin prej kadifeje për të zhdukur barrierat. Do të merrni disa ftesa për të njëjtën mbrëmje. Merrni pjesë në ngjarjen që do nxjerrë më shumë në pah anën tuaj krijuese. Takimi me artistë të tjerë do t`ju frymëzojë për një projekt. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga një shkrimtar, muzikant ose piktor.

Binjakët

Bindjuni impulsit për të arritur në fund të një misteri. Shkathtësitë tuaja të shkëlqyera kërkimore do të zbulojnë informacione të rëndësishme. Pasi ta dini të vërtetën e një situate, do të jetë shumë më e lehtë të merreni me problemet që ajo ka krijuar. Një punë emocionuese do të jetë në dispozicion. Sigurohuni që të aplikoni për të, edhe nëse nuk mendoni se jeni të kualifikuar. Megjithëse ju mungon përvoja, ju keni të gjitha njohurinë dhe inteligjencën e nevojshme për të qenë të suksesshëm në këtë pozitë. Kjo do të jetë e dukshme gjatë procesit të intervistimit.

Gaforrja

Një marrëdhënie e ngushtë ju jep guximin për të bërë një ndryshim. Nëse ju duhet të mendoni për një program rehabilitimi ose dëshironi të zhvilloni mënyra për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe kualifikimet varet nga ju. Gjëja më e rëndësishme është identifikimi i një çështjeje dhe zgjidhja e saj. Pyesni një mik për mbështetje. Sa më shumë njohuri që fitoni, aq më mirë. Në vend që të pranoni punë të nivelit të ulët, do të gjeni një zgjedhje më të dobishme. Në vend që të vuani në heshtje, do të jeni në gjendje t`i diskutoni mendimet tuaja.

Luani

Trupi juaj po bëhet më i fortë dhe më i fortë falë përmirësimit të masave shëndetësore që keni marrë. Një dietë e shëndetshme rrit nivelin e energjisë. Ushqimi i shëndetshëm rrit përqendrimin tuaj, duke e bërë më të lehtë përthithjen e informacionit. Një takim pasionant do t`ju rritë besimin. Nëse kërkoni dashuri, do ta gjeni teksa pushoni diku.

Virgjëresha

Bindjuni një impulsi të fuqishëm krijues, edhe nëse kjo do të thotë t`i lini pas dore punët e përditshme. Delegojani detyrat të afërmve, shokëve të dhomës ose kolegëve. Edhe fëmijët e vegjël mund të palosin rrobat dhe të shtrojnë tryezën. Është më e lehtë të jeni bujar kur ndiheni të përmbushur. Jepini vetes doza të rregullta frymëzimi. Vizitoni një muze, dilni shëtitje në natyrë, bëjeni bukën vetë dhe mbillni kopshtin. Kur jeni i zënë duke bërë gjëra të bukura dhe të dobishme, jeta bëhet shumë më e ëmbël.

Peshorja

Është e rëndësishme të mbroni veten nga ndikimet negative. Nëse kjo do të thotë të shmangni njerëzit toksikë, mos kini frikë të vendosni kufizime në jetën tuaj personale dhe profesionale. A keni një klient toksik? Kthejuni lirshëm. Jeta është shumë e shkurtër për t'iu nënshtruar njerëzve dhe mjediseve të vështira. Nëse doni të kultivoni një jetë më relaksuese, filloni të bëni një listë mirënjohjeje.

Akrepi

Ju do të dëgjoni informacione të privilegjuara të cilat mund të fuksionojnë në avantazhin tuaj. Mos ia tregoni këtë sekret askujt tjetër. Në vend të kësaj, përdoreni atë për të promovuar interesat tuaja financiare dhe profesionale. Një punë që së shpejti do të vihet në dispozicion është shumë e përshtatshme për ju. Përditësoni CV-në tuaj. Nëse jeni vetëm, hani një darkë me një njeri tërheqës. A jeni në një marrëdhënie? Blijini dashurisë suaj një dhuratë.

Shigjetari

Tërheqja e burimeve shtesë është e lehtë për ju. Falë qëndrimit tuaj optimist, njerëzit janë të gatshëm të bëjnë financimin e projekteve tuaja. Është thjesht çështja të kërkoni atë që dëshiron. Kur ju jepet një ofertë shumë e ulët, bëni një kundërpropozim. Një i afërm bujar do të jetë veçanërisht i dobishëm në forcimin e pozitës suaj. Falë tij do të jeni në gjendje të vendosni një depozitë mënjanë për një shtëpi, për një shkollë apo për të dalë në pension. Numëroi bekimet dhe ato do të shumëfishohen.

Bricjapi

Personaliteti juaj i fuqishëm thyen pengesat dhe hap dyert. Merrni këtë mundësi për të bërë një biznes shitjejeje, për të kërkuar një favor ose për të dhënë një intervistë. Është pothuajse e pamundur t`i rezistosh hijeshisë tënde. Një udhëtim i shkurtër për kënaqësi është në horizont. Ndryshimi i peizazhit do të jetë terapeutik. Një problem personal nuk do të duket aq i vështirë. Mos i dramatizoni gjërat.

Ujori

Luajini letrat mirë. Kjo do t'i mbajë rivalët potencialë larg, duke ju dhënë një avantazh juve. Nëse keni një ide biznesi bëjeni në qetësi. Një ide krijuese do japë frytet. Besojini intuitës tuaj për një të afërm. Edhe pse ai pretendon se gjithçka është mire, po vuan në heshtje. Të bëni diçka të mirë në emër të tyre do t'u japë atyre , por edhe juve guximin për të vazhduar.

Peshqit

Pritja krahëhapur nuk do të jetë shumë e kënaqshme. Bashkohuni me një grup. Jini të gatshëm të flisni kur s`ju pëlqen një plan. Propozoni një alternativë. Rivendosni kërkesat tuaja me fakte dhe shifra të besueshme. Së shpejti do të bëheni udhëheqës. Një aftësi për të bërë humor në çdo vend është sekreti i suksesit tuaj. Ju gjeni taktin e duhur edhe në momentet më të tensionuara.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.