• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 16 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Kjo është një kohë e mrekullueshme për të nisur një projekt për përmirësimin e shtëpisë. Ju do të jeni shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj pune. Bëni qejf në një festë. Do të jeni në gjendje të negocioni për një pagë më të lartë ose të rrisni fitimet tuaja. Ju keni një reputacion të mirë, si njeri i talentuar. Si rezultat, do të jeni në gjendje të merrni më shumë para se rivalët tuaj.

    Demi

    NJë festë e madhe do t`ju japë shumë kënaqësi. Ky është një shans i mirë për ju për të bërë kontakte të vlefshme profesionale. Bashkimi me një krijues profesionist do të hapë dyert për ju. Ndjekja e një praktike shpirtërore do t`ju lehtësojë ankthin. Mësoni të jeni të lumtur pa marrë parasysh peshën tuaj, bilancin bankar ose statusin që keni. Ngushëllimin gjejeni brenda vetes.

    Binjakët

    Një takim romantik është në dorën tuaj. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni. Do të admironi aftësinë e tij për të njxerrë më të mirën tek njerëzit, ndërsa ai do të vlerësojë interesat e tua të gjera. Nëse keni një partner, bëjini një dhuratë ekstravagante. Vendosja e parave në një llogari kursimi ju jep më shumë liri. Vendoseni një pjesë të pagës tuaj automatikisht në një plan kursimi ose fondi të daljes në pension. Asgjë nuk ju sjell më shumë paqe se siguria financiare.

    Gaforrja

    Dashuria është rrugës. Kohët e fundit keni derdhur shumë energji në një çështje dashurie. Mos u habitni kur disa admirues të tregojnë një interes për ju. Një partneritet ekzistues do të bëhet shumë më i fortë. Dëgjoni sugjerimet e të dashurit tuaj. Është koha për të realizuar një ëndërr që keni pasur prej vitesh. Me mbështetjen e tij, do të jetë e lehtë.

    Luani

    Një mik i dashur do t’ju japë një dhuratë të mrekullueshme. Ndjehuni të lirë ta pranoni atë me mirënjohje. Mirëbërësi juaj është mirënjohës për gjithë gëzimin që ke sjell në jetën e tij. Do t’ju kërkohet të merrni një rol me shumë përgjegjësi në punë. Edhe pse nuk ju pëlqen perspektiva për të pasur më shumë punë, ky pozicion do të ketë përfitime afatgjata. Jo vetëm që do t’ju japë më shumë para, por gjithashtu do të zhvillojë aftësitë tuaja udhëheqëse.

    Virgjëresha

    Dikush dëshiron që ju të jeni mentor i tij. Ju jeni të pasigurt nëse doni ta merrni këtë rol. Nuk jeni të sigurt për t’i dhënë këshilla kujtdo. Stop me vetëkritika. Ju keni shumë cilësi nga të cilat mund të përfitojnë të tjerët. Nuk ka rëndësi nëse e mësoni për të gatuar apo për të rregulluar makinën. Çështja kryesore është të përdorni aftësitë tuaja për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Një punë e tillë do t`ju lumturojë.

    Peshorja

    Mirëqenia, dashuria dhe aventura janë tuajat nëse zgjedh t`i ndjekësh ato. Disa njerëz shpesh qeshin me ata që kanë ëndrra të mëdha dhe plane të egra. Ndiqni zemrën, jo tufën. Ndërtimi i themeleve solide në shtëpi është ajo që duhet të bëni. Vendosja e respektit reciprok për të gjithë do të forcojë lidhjet familjare. Bëjini të qarta kufijtë për të mos i kaluar ato.

    Akrepi

    Përpjekja për diçka të re do të tërheqë fatin në të gjitha format. Rutina, edhe pse e këndshme, po jua zbeh anën krijuese. Kërkoni ndihmën e dikujt qoftë edhe për t`ju mësuar një lojë. Do të keni një pëlqim të menjëhershëm për këtë aktivitet. Një rekomandim ju hap dyert. Mos hezitoni t`i kërkoni një personi të respektuar në fushën tuaj për të mbikëqyrur punën tuaj.

    Shigjetari

    Gjeni një spunto për pasionin tuaj. Jini sntuziastë. Hyrja në një aleancë biznesi hap rrugën për sigurinë financiare afatgjatë. Bashkohuni me dikë që ka shumë përvojë në udhëheqje. Ata do t’i mbajnë gjërat të strukturuara dhe të përqendruara ndërsa ju do të merrni pjesë në çështjet krijuese.

    Bricjapi

    Ju jeni një magnet dashurie. Njerëzit janë të mahnitur nga ndjenja juaj e humorit. Nëse jeni vetëm, lejojeni një të afërm që t`ju lërë një takim. Ata mund të njohin partnerin e përsosur tek ju. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të punuar në një dizajn, histori apo film. Do ta bëni lehtësisht këtë duke u ndjerë sikur po udhëhiqeni nga një dorë e padukshme.

    Ujori

    Pasi të garoni për një punë, do të dilni si fitues. Duhet të jeni krenar për këtë arritje. Jepini vetes një shpërblim. Blini disa rroba ose bizhuteri. Mos hezitoni t`i kërkoni një miku me ndikim një favor. Megjithëse ju pëlqen t`i bëni të gjitha vetë, ka gjëra që s`mundeni. Me ndihmën e një përfituesi, më në fund mund të merrni një hua.

    Peshqit

    Një dëshirë e çmuar do të realizohet. Udhëtimi nëpër botë do t`ju frymëzojë. Përparime të jashtëzakonshme ndodhin kur ju shpëtoni nga një mjedis i njohur. Shikojeni kulturën tuaj nga një këndvështrim tjetër. Një mik me ndikim do t’ju kërkojë të shkruani një libër ose artikull. Ju keni një pamje unike që nxit imagjinatën e publikut. Regjistrimi i një podkasti është një mundësi tjetër. Do të doni të paguheni për të ndarë pikëpamjet tuaja.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.