HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 Korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 Korrik nga Russell Grant

Dashi: Më në fund i ke larguar përgjegjësitë për një çështje pune që të kishte zënë ‘frymën’ deri tani. Mund të çlirohesh dhe të shfrytëzosh këtë periudhë lehtësimi. Do të kesh më shumë kohë për të punuar mbi disa qëllime të tjera dhe do jetë më e lehtë për ti arritur ato. Nuk e imagjinon dot se sa kohë ke humbur, larg familjes dhe ngrohtësisë së shtëpisë. Por nëse do të fillosh diçka të re në jetë, bën mirë të largohesh nga vendi ku ndodhesh aktualisht dhe të shkosh në ndonjë tjetër vend të botës. Disa ditë pranë një lumi, liqeni apo më mirë pranë detit do të jenë terapi më vete.

Demi: Një çështje ligjore është drejt përfundimit dhe kjo të ka lehtësuar jashtë mase. Do mbledhësh energjitë që të nevojiten dhe do nisesh për pak ditë pushime. Financat nuk do të jenë shumë mirë, por nuk do të ndalojnë të blesh gjërat që të nevojiten. Ke shansin dhe është momenti për pushuar e për t’u relaksuar. Një person që ndodhet pranë teje do të të bëjë një surprizë të këndshme.

Binjakët: Lidhjes intensive dhe afatgjatë do ti vijë fundi. Tashmë duhet ta quash të përfunduar këtë fazë të jetës dhe duhet ti nënshtrohesh një transformimi të thellë personal. Do përshtatesh dhe adaptohesh në një mënyrë tjetër jetese, si për shembull duke lëvizur në një tjetër vend të botës, të paktën për disa kohë.  Ky ndryshim i thellë do të ndikojë për mirë në aspektin e perspektivave financiare. Mos pretendo të marrësh atë që duan të marrin të tjerët. Zbulo se çfarë të bën të ndihesh mirë dhe thjesht realizoje.

Gaforrja: Aleanca me dikë do të prishet dhe kështu do jesh i lirë për të bërë atë që dëshiron. Të duket pak me rrezik të ndërmarrësh një vendim vetëm, por është koha të hedhësh hapin. Ende nuk e ke kuptuar se ke instikte të kërkuara kur vjen puna tek çështjet e biznesit. Ke një mundësi shumë të mirë për të filluar një biznes. Në vend që të kopjosh të tjerët, mundohu të ngresh diçka inovative dhe jo të zakonshme. Rivalët do të impresionohen aq shumë sa do të fillojnë t’ju kopjojnë.

Luani: Bërë sa munde në punën aktuale, por është momenti të kërkosh e të gjesh diçka tjetër më të mirë. Punëdhënësi do e kuptojë shumë mirë vendimin tënd për tu larguar dhe nuk do të mbajë aspak mëri. Shefi do të flasë shumë mirë për ju për këdo që do të pyesë. Punëdhënësi i ardhshëm do të impresionohet nga referenca dhe eksperienca që keni marrë deri më tani. E ke menduar ndonjëherë të futesh në politikë? Shikoje si mundësi pasi mund të ndihesh mirë duke punuar pranë një personi publik të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e gjërave me vlerë.

Virgjëresha: Marrëdhënia aktuale romantike është drejt një faze të re më të avancuar. Është mundësi e artë për ti thënë po një fejese apo martese. Nëse nuk besoni në shkëmbimin e betimeve e premtimeve, të paktën bini dakord se do të mendoni për të krijuar një familje të shëndetshme. Nëse je single, merru me diçka qetësuese si piktura ose bëj një udhëtim të shkurtër. Nëse po mendon për të ngritur një biznes, mund t’ja dalësh duke krijuar produkte të tua, si punimet artizanale. Do ishte diçka e veçantë dhe fundja, një dhuratë e mirë për veten.

Peshorja: Nuk ndjen faj dhe as turp. Në vend të kërkosh falje për gabimet, kërkon të duash veten akoma më shumë dhe pa kushte. Ky qëndrim i natyrshëm në fakt të bën akoma më të veçantë si njeri. Kështu bëhesh edhe tërheqës në fushën sentimentale dhe e sigurt që dikush do të ta verë syrin. Gjërat që deri dje të shkaktonin probleme, sot do të të sjellin gëzim. Me pak fat dhe pak më shumë para, gjithçka do shkojë perfekt.

Akrepi: Ka mbaruar periudha e leksioneve të jetës bashkë me idealet dhe tashmë ndihesh mirë dhe e kompletuar. Je gati për të kërkuar më shumë në aspektin personal dhe profesional. Mos refuzoni njerëzit që të afrohen, pasi gjithmonë ka një herë të parë. Do kesh një mundësi të mirë pune, në një fushë të re, por që për akrepin nuk është aspak problem, se intuita bën që të përshtatesh shumë shpejt.

Shigjetari: Një burim të ardhurash do të të bllokohen. Por mos u shqetëso se nuk është fundi i botës. Përkundrazi, do të shënojë një fazë të re të jetës tënde. Do të vijë një moment ku do kesh aq shumë para sa do të të mjaftojnë të dhurosh edhe për bamirësi. Në aspektin romantik nuk jemi në periudhën më të mirë. Le të kalojë edhe kjo periudhë me nostalgji...

Bricjapi: Kë përfunduar një detyrë të rëndësishme dhe e sigurt që kë dalë më e fortë se kurrë. Ndihesh mjaft mirë që ke tejkaluar pritshmëritë në lidhje me një projekt të rëndësishëm. Ke fituar respektin e eprorëve dhe shumë shpejt do të kesh një pozitë të re. Shfrytëzojë këtë mundësi të artë. Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të realizuar qëllimet është pranimi i sfidave të reja.

Ujori: Për fat të mirë, problemet që ju bënë të ndihesh i dështuar kanë marrë fund. Më në fund po merr kënaqësi nga jeta duke qenë edhe në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit i jeni përkushtuar një detyre shumë të rëndësishme dhe shumë shpejt do merrni frytet. Trego guxim dhe puno shumë që njerëzit t’ju trajtojnë me respekt dhe më e rëndësishmja, që shumë shpejt të fitosh një pozicion pune që e ke ëndërruar.

Peshqit: Është koha të largohesh nga një grup njerëzish që nuk të bëjnë të ndihesh mirë. Ok, ndan shumë kujtime të bukura me to, por njerëzit edhe ndryshojnë me kalimin e viteve. Mbi të gjitha të gjithë duhet të ecin përpara me planet e tyre për jetën. Ky grup nuk u shërben më interesave të tua. Përdor aftësitë sociale që ke për të ngritur një biznes. Do të kesh sukses, sepse nuk të intereson që tu imponosh njerëzve besimin, por thjesht tu tregoni produktin e punës dhe në fund: Një shërbim me cilësi./ Tiranapost.al.