• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 16 gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Një shumë parash që do të merrni do të jetë shumë më pak sesa prisnit. Kjo do t’ju nervozojë, por gjëra më e mirë që mund të bëni është që të mos prisni shumë nga të tjerët. Të njëjtën gjë bëni edhe për lidhjet romantike, ndiqni atë që ju jep siguri.

    Demi

    Një shpërthim emocional do të reflektojë keq për ju. Nëse doni të ruani respektin e njerëzve, duhet të jeni të qetë përballë ndodhive. Duke treguar maturi do të fitoni respektin e një të afërmi.

    Binjakët

    Dikush do t’ju premtojë që do t’ju nisë një porosi shumë shpejt, por mos e besoni. Qëndroni me këmbë në tokë. Një refuzim do t’ju çorientojë dhe do vini në dyshim vlerën tuaj. Mos e bëni këtë!

    Gaforrja

    Një koleg shqetësues vazhdon të përpiqet të ngecë një projekt. Është koha t’i jepni një ultimatum. Nëse ata vazhdojnë të pengojnë punën e grupit, duhet të largohen. Hedhja e parave për një problem nuk do ta zgjidhë atë, por duhet kohë, përpjekje dhe durim.

    Luani

    Nuk është një moment i mirë të përballeni me dike në publik. Po merreni me dike që ka një ego shumë të brishtë dhe poshtërimi i tyre do të sjellë pasoja të tmerrshme. Është më mirë që të flisni në një ambient privat dhe thojuni se çfarë dini. Pasi ky manipulator të kuptojë se çfarë dini për të, do të ndryshojë rrugë.

    Virgjëresha

    Nëse do të merreni me një projekt kreativ, mos harroni anën praktike. Nëse ju mungojnë informacionet dhe aftësitë për ta nisur, kërkoni ndihmë te një ekspert. Përgatituni për ta paguar.

    Peshorja

    Mos e bëni qimen tra. Thjesht sepse dikush theu rregullat nuk do të thotë që duhet ta denonconi. Kushtimi i rëndësisë ndaj njerëzve të tjerë është shenjë mërzie, kështu që nisni merruni me një hobi për një ndryshim të shëndetshëm.

    Akrepi

    Ju kanë premtuar një pozicion më të mirë dhe do të shokoheni kur rivali t’ju bllokojë rrugën. Mos u vini në siklet, por ruani qetësinë, sepse është e sigurt që do ta merrni punën e rëndësishme.

    Shigjetari

    Mund t’ju pëlqejë të bëni komente, por të tjerët e shohin si një kërcënim. Njerëzit më të prekshëm në rrethin tuaj kanë nevojë për qëndrueshmëri. Një çështje ligjore do të vendoset kundër jush, por ky është një test dhe është koha të tregoni sa të fortë jeni.

    Bricjapi

    Kujdes mos u fiksoni me njeriun tuaj të zemrës, sepse është e rrezikshme të humbni veten. Në vend që t’ia jepni fuqinë dikujt tjetër, ndërtoni vetëbesimin tuaj. Mos shpenzoni para për biletat e lotarisë apo lojërat elektronike.

    Ujori

    Nuk ka asgjë që të lidhë me njeriun e zemrës në planet tuaja ditore. Ju kërkoni që të përfshiheni në një projekt ndërsa ai/ajo është më shumë për gjëra argëtuese. Kështu që bëni një plan tjetër, por kujdes mos lëndoni ndjenjat e tyre.

    Peshqit

    Nuk ia vlen që të shpenzoni shumë për një projekt pune, që do të rishikohet më vonë. Thjesht skiconi se çfarë duhet të bëhet dhe tregojani shefit tuaj. Një lajm befasues për një projekt në komunitet është shqetësues. Do të përpiqeni ta ndaloni, por do ta keni të pamundur./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690