HOROSKOP

Horoskopi për datën 15 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 15 tetor nga Russell Grant

Dashi

Zbulimi i talentit të fshehtë është emocionues. Nuk ka rëndësi se ç`fushë artistike zgjidhni. Gjëja e rëndësishme është që të bëni atë që ju sjell lumturinë. Do mund të fitoni ca para më tepër. Përdorini para për të bërë një udhëtim që e keni ëndërruar që nga fëmijëria. Nëse jeni beqare, do të lidheni me dikë në ktë udhëtim. Braktiseni veten drejt pasionit.

Demi

A doni t’i kushtoni më shumë kohë aktiviteteve artistike? Ndiqni një kurs krijues. Detyrat javore do të rritin produktivitetin tuaj. Një marrëveshje biznesi do të vendosë më shumë para në llogarinë tuaj bankare. Ju jeni të mirë në prodhimin e një pune cilësore, ndërsa gjysma juaj tjetër është e shkëlqyer në tërheqjen e klientëve besnikë. Ju jeni një ekip i shkëlqyer.

Binjakët

Kur është fjala për profesionin, dëgjoni intuitën tuaj. Ju jeni bekuar me një talent të jashtëzakonshëm krijues. Ndjekja e një karriere në arte do t’ju çojë në rrugën e suksesit. Një konsultë mjekësore do të hedhë dritë mbi një sëmundje misterioze. Duke eleminuar ushqime të caktuara nga dieta juaj, do të ndjeheni shumë më mirë. Në fillim do ju duket si sakrificë, pastaj do ndiheni më mirë dhe do ta bëni pjesë të rutinës.

Gaforrja

Bërja e një udhëtimi të shkurtër me të dashurin do të rindezë pasionin. Shkoni në një vend të bukur pranë ujit, ku mund të harroni presionet e shtëpisë. Mundësia për të dhënë mësim, shkruar ose ligjëruar do t`ju vijë shpejt. Nëse i luani letrat siç duhet do keni mundësinë të hiqni dorë nga puna që keni, për të qenë profesor.

Luani

Kjo është një kohë e mirë për të zgjidhur disa probleme të brendshme. Mund të gjeni një kompromis me anëtarët e familjes. Dëgjoni me kujdes ankesat e tyre. Gjetja e një mënyre që të gjithë të punojnë së bashku në harmoni do ta bëjë jetën në shtëpi shumë më të këndshme. Nëse keni dëshirë të blini një shtëpi, do gjeni kushte të shkëlqyera për një kredi. Përndryshe, një i afërm bujar do t'ju japë para borxh.

Virgjëresha

Një libër, lajm apo dokumentar do të jetë informues. Shfrytëzoni çdo mundësi për të mësuar më shumë rreth një teme që ka ngacmuar kureshtjen tuaj. Ajo që fillon si një interes i rastësishëm do të zhvillohet në një pasion të plotë. Gjithmonë ju ka pëlqyer të studioni. Njerëzit e kanë zili marrëdhënien tuaj romantike. Ju dhe i dashuri jeni kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në vend që të përpiqeni të korrigjoni të metat e njëri-tjetrit, ju festoni pikat e forta. Kjo është një recetë për lumturinë e përjetshme.

Peshorja

Marrja e një trajnimi të specializuar do të rrisë potencialin tuaj të fitimit. Jini të hapur për të mësuar se si të bëni kërkime ose të kurseni energji. Edhe një kurs i shkurtër do t'ju bëjë më të dëshirueshëm në fushën profesionale. Regjistrohuni në një seminar, sepse vendet do zihen shpejt. Një takim pasionant ju bën të ndiheni sikur po ecni në ajër. Kimia mes jush është shumë e fuqishme për të injoruar.

Akrepi

A jeni i vendosur të arrini në fund të një misteri? Jeni të sigurt se do ta zgjidhni atë. Durimi juaj, këmbëngulja dhe vendosmëria do të zbulojnë fakte befasuese. Më në fund, do të kuptoni pse dikush që e doni sillet kaq çuditshëm. Një takim romantik ju mbush me kënaqësi. Është bukur të humbasësh në krahët e të dashurit. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special. Ai do jetë pak i ndrojtur ndaj duhet ta bësh ti lëvizjen e parë.

Shigjetari

Shtëpia është një tërheqje e qetë nga jeta publike. Ëstë mirë të qëndrosh ca orë në privatësi, larg syrit të njerëzve. Merrni disa ditë pushim nga puna. Refuzoni ftesat për festa. Kushtojini shumicën e kohës aktiviteteve në shtëpi. Do të merrni disa informacione sekrete. Mos e ndani këtë lajm me askënd tjetër. Informacioni është fuqi. Ajo që fillon si një investim i vogël do të shndërrohet në një rrjedhë të madhe të ardhurash.

Bricjapi

Një udhëtim sekret do të jetë stimulues. Nuk jeni të detyruar t'ia tregoni askujt këto plane. Bëjani të qartë të shikojnë punët e tyre. Mund të gjeni dashurinë në një festë. Nëse jeni beqar, do të takoni një të huaj misterioz që do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort. A keni partner? Ai do të jetë krenar që ju ka në krah.

Ujori

Një biznes që përfshin artin, karburantin ose farmacitë do të jetë fitimprurës. Ky është një moment i shkëlqyer për të bërë investime afatgjata. Blerja e disa pikturave ose aksioneve do të gjenerojë të ardhura që do t'ju sjellin dobi për vitet në vazhdim. Mbani shënim gjithë komunikimet që shkëmbeni. Kështu do të sqaroni çdo konfuzion të ardhshëm.

Peshqit

Frymëzimi do vijë kur nuk e prisni. Kthejeni vëmendjen tuaj larg detyrave të gjithanshme dhe braktiseni veten në një botë imagjinare. Duke luajtur muzikë, duke pikturuar ose duke bërë punë artizanale do harroni problemet tuaja. Ankthi do t`ia lërë vendin paqes. Njerëzit e duan idealizmin tuaj.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.