• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Një sekret do të dalë në dritë. Do të jeni të detyruar të pranoni se keni bërë diçka të turpshme. Në vend që të përpiqeni të fajësoni të tjerët, merrni përgjegjësinë tuaj. Është mënyra më e mirë për të rifituar reputacionin. Ju mund të jeni shumë optimist për perspektivat tuaja me një grup, por s`do jetë aq e thjeshtë. Nëse propozimet tuaja refuzohen, nuk është faji juaj.

    Demi

    Nuk do ndiheni mirë pasi të mos merrni një ftesë për festë që e prisnit prej kohësh. Mos e merrni personale këtë. Ju jeni më i sinqertë nga sa duhet. Nuk ju ftuan se nuk do donin të merrnin kritika nga ju. Mos u shqetësoni nga shpenzimet. Konsultohuni me një ekspert financash.

    Binjakët

    Njerëzit nuk po ju japin meritat profesionale që dëshironi. Në vend që të përpiqeni të fitoni miratimin e tyre, vazhdoni të zhvilloni talentet dhe aftësitë unike. Përfundimisht, dikush do t`ju vlerësojë. Partneri juaj romantik ose i biznesit s`po ju ndihmon aq sa duhet. Kërkojuni t`ju ndihmojnë më shumë. Ju nuk duhet ta mbani të gjithë barrën ndërkohë që ai ndjek ëndrrat e tij.

    Gaforrja

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të bërë një pushim. Hoteli që duket i mrekullueshëm në internet nuk do t`ju pëlqejë fare nga afër. Nëse kërkoni një vend të mirë, kërkoni sugjerime nga njerëz që kanë të njëjtat shije me ju.

    Luani

    Ju nuk ndiheni të kuptuar ose vlerësuar nga dikush që është shumë pranë jush. Pavarësisht se si përpiqeni ta prezantoni veten, ata duket se ju keqkuptojnë me dashje. Nuk e keni për detyrë të justifikoni zgjedhjet tuaja. Është misioni juaj të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe të ndiqni zemrën. Njerëzit po mbështeten tek ju. Rezistojini tundimit për të zgjatur një pushim. Trajtojini të tjerët siç do donit t`ju trajtojnë.

    Virgjëresha

    Ju jeni lodhur duke u përkulur prapa për një të dashuri. Herën tjetër kur ky njeri t`ju kërkojë një nder, mos pranoni. Ju keni gjëra më të mira për të bërë me kohën dhe burimet tuaja. Përmirësoni marrëdhënien tuaj. Të afërmit tuaj ju duan pa kushte, por ju duhet të punoni më shumë për të fituar aprovimin e njerëzve jashtë rrethit të familjes. Nëse shefi juaj dëshiron që ju të punoni deri vonë apo partneri juaj romantik ka nevojë për ju për të bënë më shumë punë në shumë në shtëpi, sfidojini.

    Peshorja

    Ushqimi i pashëndetshëm dhe pija do dëmtojnë shëndetin tuaj. Jepini trupit tuaj një për të rimarrë energjitë. Zgjidhni prodhime të freskëta me proteina për të ngrënë. Pini shumë ujë. Do të ndiheni më mirë. Nëse do të bëni kërkesa, sigurohuni që t’i mbështetni ato me fakte dhe shifra të besueshme. T’u tregojë njerëzve atë që duan të dëgjojnë nuk është e mjaftueshme. Ju duhet të tregoni se jeni të besueshëm.

    Akrepi

    Qëndrimi në një marrëdhënie romantike që minon besimin tuaj është një gabim i madh. Ju meritoni një partner që ju do pa rezerva. Nëse nuk e keni këtë, është më mirë të jeni vetëm. Jeni vetëm? Ndaloni së përpjekuri për t`i bërë përshtypje dikujt që nuk ka interes mbi ju. Paratë nuk do të mbushin boshllëkun emocional që po përjetoni. Mënyra më e mirë për t’u ndjerë më mirë me jetën është që të përqendroheni te bekimet tuaja. Kur ta bëni, fati do të shumëfishohet. Provoni dhe shihni.

    Shigjetari

    Familja juaj ka kaluar një situatë të pakëndshme. Është koha për t’u çliruar nga ndikimi i tyre dhe për t’u përballur me faktet. Nëse kjo do të thotë të mbani vendin tuaj dhe t`i jepni vetes mbështetjen për të cilën ka nevojë, ashtu bëni. Ju jeni shumë më i shkathët nga sa mendoni. Ndaloni së premtuari gjëra që nuk mund t`i jepni. Edhe pse është gjë e mirë që doni të kënaqni njerëzit, kjo krijon pritshmëri të rreme. Jini të kujdesshëm kur jepni vlerësime dhe pranoni ftesa. Është më mirë të japësh më shumë se ç’pritet, sesa të shkatërroni besimin e njerëzve.

    Bricjapi

    Disa komplimeta të rreme do t`ju bëjnë të dukeni si hipokrit. Nëse ju kërkohet reagim mbi një performancë të tmerrshme, bëni kritika konstruktive. Mos e përpunoni shumë komentin tuaj, thjesht bëjeni. Mos e kritikoni shumë veten. Monitorojini mendimet tuaja. Çdo herë që dëgjon veten duke thënë diçka përçmuese në lidhje me pamjen, performancën ose zgjedhjet tuaja, ndaloni. Lavdërojeni veten për ato që keni arritur deri tani. Është shumë më e lehtë të përmbushni potencialin tuaj kur jeni i mëshirshëm ndaj vetes.

    Ujori

    Kujdes me shpenzimet! Nuk do të jetë një kohë më e mirë për të shpenzuar para për luks. Tani për tani, duhet të përqendroheni në krijimin e kursimeve dhe pagimin e faturave. Sa më pak borxhe që të keni, aq më i lumtur do të jeni. Pavarësia financiare jo fuqizon. Miqtë po ju kërkojnë të shpenzoni para për një udhëtim të shtrenjtë. Mos u bashkoni me ta.

    Peshqit

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të ndryshuar pamjen tuaj. Shmangni ndryshimet drastike. Ju nuk jeni gati për të ndryshuar imazhin tuaj. Prisni kohën e duhur. Tentimi për të deleguar përgjegjësitë tuaja ndaj vartësve ose kolegëve do të shkaktojë pakënaqësi të madhe. Bëni punën për të cilën paguheni dhe kështu s`do krijoni një imazh të keq për veten tek të tjerët.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690