• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    A dëshironi më shumë intimitet? Jini të vëmendshëm dhe të sjellshëm ndaj të dashurit. Zbuloni hobin, shijet dhe pëlqimet e tij. Gjeni mundësinë për ta lehtësuar atë nga punët. Sjellja juaj e menduar do të bejë një përshtypje të mirë. Një interes për fenë, filozofinë ose arsimin do t’ju shtyjë të ndiqni një kurs. Sa më shumë të mësoni për një temë interesante, aq më thellë do të bindeni se kjo është ajo që duhet të bëni. Përgatituni për një ndryshim profesioni.

    Demi

    Mënyra më e shpejtë për të arritur në zemrën tuaj është përmes trurit. Kushdo që flet me inteligjencë për temat tuaja të preferuara ju intereson menjëherë. Nëse dikush ofrohet për t’ju mësuar se si të bëni bukën, ose mobiljet duhet të pranoni. Ajo që fillon si një miqësi ose marrëdhënie bashkëpunimi do të kthehet në dashuri. Paratë nga një trashëgimi do të vonohen. Qëndroni të qetë. Gjithçka kërkon kohën e vet. Ndërkohë, gjeni një burim tjetër të ardhurash për të paguar faturat tuaja.

    Binjakët

    Jeni shumë i dashur. Ju vjen natyrshëm përkëdhelja që i bëni të dashurve tuaj me pusulla, dhurata dhe gjeste të tjera dashurie. Dikush që është i uritur për vëmendje kërkon veçanërisht vëmendjen tuaj. Falë jush ky njeri do të lulëzojë. Rezistojini tundimit për të hyrë në një partneritet profesional. Do jeni shumë të kufizuar nëse zgjidhni të bashkoheni. Ruani lirinë tuaj.

    Gaforrja

    Krijimi i një jete komode dhe shtëpie të bukur është përparësia juaj. Përfitoni nga një shitje. Do të gjeni disa marrëveshje të mrekullueshme për gjëra që janë praktike dhe të bukura. Kaloni pak më shumë se zakonisht me këto blerje që do të sjellin vite kënaqësi. Mos e merrni pozicionin tuaj në punë si të mirëqenë. Edhe pse punëdhënësi juaj vlerëson kontributet tuaja të mëparshme, duhet të jeni më korrekt. Neglizhimi i detyrave do të krijojë probleme të panevojshme.

    Luani

    Fuqitë tuaja bindëse janë të forta. Nëse doni të fitoni mbështetje, bazojini argumentet tuaja në logjikë, jo në pasion. Citoni fakte dhe shifra nga një burim i besueshëm. Askush nuk do të jetë në gjendje të debatojë me këto pika. Do të merrni fondet e nevojshme për një sipërmarrje biznesi. Nëse ai që pëlqeni, nuk është i interesuar të ndjekë një romancë, mos u sforconi. Respektoni kufijtë e njëri-tjetrit. Kanalizojeni energjinë tuaj në aktivitete që ju japin gëzim.

    Virgjëresha

    Ju nuk do t’i nënshtroheni presionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje financiare. Do shikoni në disa vende, disa produkte përpara se të zgjidhni. Mos u mashtroni nga as një shitës. Është e vështirë të ndjeheni i motivuar në punë. Do preferonit shumë të krijoni një biznes që mund ta menaxhoni nga shtëpia.

    Peshorja

    Ju e dini saktësisht se çfarë dëshironi dhe nuk jeni të trembur për ta marrë atë. Zakonisht, jeni të sjellshëm. Jeni gati të eliminoni këdo dhe gjithçka që pengon rrugën tuaj. Mos kërkoni falje. Kur e dëshironi diçka kaq shumë, do ta arrini. Bnëi kujdes me dikë që po e nënvlerësoni vetëm se nuk ka arsimin përkatës. Idetë e tij mund të të hyjnë në punë.

    Akrepi

    Të shpenzoni më shumë kohë me veten është përparësia juaj. Edhe pse i doni miqtë dhe familjen, ata ju lodhin ndonjëherë. Leximi, shkrimi apo shikimi i një filmi vetëm, ju mbush me energjitë e nevojshme. Ju japin gjithashtu një ide të qartë se ku dëshironi të shkoni. Do të jetë një kohë më e mirë për të blerë ca gjëra luksi. Tani për tani, ju duhet të jeni të shkathët.

    Shigjetari

    Puna me një grup rrit produktivitetin tuaj. E shijoni ndarjen e ideve. Mos i mbivlerësoni aftësitë tuaja. Një punë e madhe nuk mund të bëhet nga vetëm një njeri. Nëse do ta pranoni këtë detyrë, do t’ju duhet ndihmë. Bisedoni me një Binjak ose Virgjëreshë të fiksuar pas detajeve për t`ju shërbyer si ndihmës.

    Bricjapi

    Ju gjithmonë keni qenë të motivuar dhe me sytë nga suksesi. Aplikimi për një pozicion të ri me më shumë autoritet dhe përgjegjësi ia vlen të mendohet. Edhe pse nuk keni aq përvojë sa disa nga konkurrentët tuaj, aftësitë tuaja drejtuese janë shumë më të forta. Kjo do të jetë e dukshme në intervistën e punës.

    Ujori

    Perspektiva për të eksploruar të panjohurën ju mbush me ngazëllim. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të bërë një udhëtim në distancë ose për të hyrë në një projekt kërkimor ambicioz. Sekreti i suksesit tuaj është një aftësi për të lënë mënjanë supozimet duke sjellë përparime të mëdha. Vajtja në një festë do të jetë shumë argëtuese. Do takoni një mik që gjithmonë ju ka bërë të qeshni. Nëse nuk e keni parë kurrë me sy romantik, kjo mund të ndryshojë. Ju përshtateni mirë me njëri-tjetrin.

    Peshqit

     

    Dëshirat mbizotëruese do t’ju shtyjnë në krahët e një admiruesi pasionant. Jini të qartë për qëllimet tuaja. Nëse nuk doni një lidhje serioze bëjani të qartë këtij njeriu. Avancimi profesional është rrugës. Një punëdhënës është i gatshëm t’ju paguajë një pagë të mirë për ekspertizën tuaj. Mos kini turp të kërkoni më shumë, nëse mendoni se vleni më shumë. 

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post