Aktualitet

Horoskopi për datën 15 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e merkure, 15 mars 2017.

Dashi

Është e rëndësishme të jeni praktikë. Lënia e një projekti për ditën e fundit, do t’ju shkaktojë pendesë. Ecni ngadalë, kontrolloni punën tuaj dhe sigurohuni që çdo gjë të jetë e saktë para se ta dërgoni për shqyrtim. Gabimet do të reflektohen keq tek ju. Nëse doni të ngjisni shkallët e suksesit, duhet të fitoni aprovimin e kolegëve dhe eprorëve tuaj. Duhet të prisni t’ju vijë radha, bëni disa kontrolle të shpejta dhe pranoni kritikat konstruktive. Gjërat e mira vijnë për ata që presin.

Demi

Nuk do të jeni në gjendje të bëni ç’të doni. Në vend që të luftoni sisemin, dorëzohuni me mirënjohje. Gjëja e fundit që doni është të humbisni gjërat që vlerësoni për shkak të një zemërimi të çastit. Edhe pse situate me të cilën po përballeni është e padrejtë, nuk duhet ta lejoni t’ju mposhtë. Pas marrjes së një vendimi të rëndë, ndaloni për pak. Merrni frymë thellë. Më pas, kur gjendja e tërbimit t’ju ketë kaluar, formuloni një plan veprimi.

Binjakët

Një mik i papërgjegjshëm do të përpiqet t’ju tërheqë me vete. Nëse përpiqet t’ju bëjë pjesë të një loje ose shakaje, mos pranoni. Ajo që duket si një shaka e dëmshme shumë shpejt mund të përshkallëzohet në një veprim të dëmshëm. Nuk duhet të implikoheni në sjellje të tilla. Mund të keni të bëni me njerëz të çekuilibruar i cili nuk e menaxhon dot zemërimin në mënyrë të shëndetshme. Disa njerëz janë shumë të paqëndrueshëm për të qenë në rrethin tuaj shoqëror.

Gaforrja

Një tronditje në punë do të bëjë konfuzë shumë njerëz se kush është në krye. Nuk është koha e duhur për të pasur shpërthime të befasishme të energjisë. Kursi më i mirë është të kërkoni një punë qetësisht. Duke qenë të qetë do të gjeni një punë akoma më të mirë se ajo që keni. Do t’ju duhet kohë që mundësia perfekte të trokasë, kështu që keni durim. Ndërkohë lini të tjerët të luftojnë për mundësitë e pakta që kanë mbetur në kompaninë aktuale.

Luani

Gjithmonë keni pasur një mënyrë unike të të parit të botës. Është një nga gjërat që ju bën kaq simpatik. Kur idetë tuaja jashtë rryme, bien në konflikt me ato të tipave konvencionalë, do të ketë probleme. Në vend që t’ju impononi të tjerëve këndvështrimin tuaj, qëndroni të heshtur. Shumë njerëz kanë  frikë të dalin jashtë sistemit. Ata zemërohen dhe inatosen kur status quo-ja vihet në pikëpyetje. Do të keni mundësi të implementoni ndryshime më vonë.

Virgjëresha

Një burimi të ardhurash po i vjen fundi. Një rimbursimi, sigurimi apo trashëgimie i ka ardhur fundi. Në vend që të bini në zhgënjim, shikoni për një mundësi për të bërë para. Të punoni në një bibliotekë, të shkruani artikuj freelance, apo të operoni përmes thirrjeve telefonike, të gjitha duhet t’i shikoni si mundësi për t’u shfrytëzuar. Mos u tutni nga pengesat e vogla më e mira s’ka ardhur ende.

Peshorja

Një përçarje në një marrëdhënie të ngushtë duhet të adresohet. Nuk mund të vazhdoni duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur. Ju dëshironi të jeni të sjellshëm dhe besnik, por nuk mund ta bëni veten tuaj një objekt abuzimesh. Nëse keni arritur kulmin me një shef të papërgjegjshëm, ndryshoni pozicion sa më shpejt të jetë e mundur. Mos u ndjeni fajtor që do ta lini ekipin në një situatë të keqe. Duhet të vendosni nevojat tuaja të parat.

Akrepi

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje çdo lloj shqetësimi dhe dhimbjeje që keni. Sa më herët t’i trajtoni këto probleme, aq më shumë kohë, para dhe përkeqësim do të kurseni. Lini një takim me një profesionist të shëndetit sa më shpejt të jetë e mundur. Rishikoni gjumin, ushtrimet dhe regjimin ushqimor. Sapo të kuptoni që do të ndiheni më mirë, nuk do ta quani një sakrificë këtë që po bëni.

Shigjetari

Problemet me partnerin tuaj mund të mos gjejnë zgjidhjen e duhur. Edhe pse kimia mes jush është e duhura, kjo nuk mjafton për të mbështetur një marrëdhënie. Deti ka shumë peshq kështu që mos kini frikë të jeni vetëm. Kjo do t’ju bëjë të kuptoni më mirë se cilat cilësi vlerësoni tek një partner.

Bricjapi

Sjellja e pazakontë e një të afërmi tuaj do t’ju çmendë. Nëse mendoni se janë shenja të një problemi shëndetësor, lini një takim me mjekun sa më shpejt të mundeni. Apo ndoshta po përballeni me dikë të cilit i pëlqen të jetë i vështirë? Kur janë në telashe, lërini të përballen vetë me pasojat e veprimeve të tyre. Mund të jetë e vështirë, sidomos nëse keni të bëni me një person të moshuar. S’ka arsye të ndiheni fajtor nëse u jepni një mësim të vlefshëm.

Ujori

Prisni deri në fund të ditës para se të jepni një përgjigje në rrjetet sociale. Dikush mizor ose injorant do t’ju errësojë shikimin. Në vend që t’i përgjigjeni me shpejtësi komentit të tij, jepini vetes kohë të ndërtoni një mendim kundërshtues konstruktiv. Reputacioni juaj është shumë i rëndësishëm për t’u tronditur për shkak të një budalliku.

Peshqit

Shoppingu impulsiv mund t’ju çojë në vështirësi financiare. Mbajini të sigurta kartat e kreditit në portofolin tuaj. Qëndroni larg klikimit me një buton në internet dhe në kohën e pushimit të drekës mos shkoni nëpër dyqane. Nëse doni ta trajtoni mirë veten vërtet, frekuentoni bibliotekën. Mund të përfitoni materiale të mrekullueshme pa shpenzuar asnjë cent. Mbusheni këtë hapësirë me aktivitetet që doni. Lexoni një libër, dëgjoni muzikë ose shihni filma.