Aktualitet

Horoskopi për datën 15 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 15 mars 2018.

Dashi

Mos hezitoni t`i kërkoni një miku me ndikim një favor. Ju i vini gjithmonë në ndihmë të tjerëve. T`i jepni njerëzve një shans për të kthyer bujarinë tuaj do të forcojë marrëdhëniet tuaja, jo t'i dobësojë ato. Nëse dikush ju fton në një udhëtim të paguar me të gjitha shpenzimet, pranoni menjëherë. Gjëja e rëndësishme është të kapni mundësinë e artë në çastin kur arrin. Hezitimi do të krijojë dyshime, gjë që nuk është e mirë për këdo që është përfshirë.

Demi

Përmirësimi i performancës suaj të punës do të rezultojë në ngritje, promovim ose të dyja bashkë. Edhe pse ju jeni një nga njerëzit më të aftë në kompaninë tuaj, ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në forcat tuaj. Arritja e lartësive do të dërgojë një mesazh të rëndësishëm tek punëdhënësi juaj. Shefi do të punojë më shumë për t'ju mbajtur në organizatë kur të kuptojë se mund të merrni një punë kudo që dëshironi. Merreni këtë mundësi për të negociuar një plan pensioni, rimbursimin e shkollimit dhe pushimin vjetor shtesë. Ju ia vleni të peshoni në ar.

Binjakët

Respektimi i një kodi etik do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja në çdo hap të jetës. Kur njerëzit e dinë se mund të kenë besim te ju, ata do të punojnë shumë për t'iu përshtatur nevojave tuaja. Manipuluesit të cilët e kuptojnë se nuk do të kompromentojnë parimet tuaja do të shfaqen diku tjetër për të gjetur viktima. Fitimet afatshkurtra nuk ia vlejnë barra qiranë. Kur një situatë e pazakontë kërkon një konsideratë të veçantë, bisedoni me njerëzit e prekur.

Gaforrja

Do të duhet punë e vendosmëri për të transformuar jetën tuaj. Ndryshimi fillon nga brenda. Në vend që të shikoni njerëzit e tjerë dhe sendet materiale për vlerësim, nënshtrojuni një programi të vetëpranimit. Kur të mësoni të doni veten pa rezerva, do të largoheni nga zakonet që ju bëjnë të pakënaqur. Nuk do të jetë më e nevojshme t`i ktheheni marrëdhënieve intime për t'u ndjerë mirë për veten. Së fundmi, do të qëndroni në fuqinë tuaj dhe do të kuptoni potencialin tuaj të vërtetë.

Luani

Duke ndjekur dëshirën e zemrës suaj do merrni një shkëlqim tërheqës. Është e vështirë t`i rezistoni hijeshisë kur përqendroheni në atë që dëshironi. Kohët e fundit, ju keni derdhur shumë energji në përgjegjësitë familjare. Sjellja juaj është e admirueshme, por e ka zbehur anën tuaj krijuese. Tani keni një mundësi për të punuar në një projekt krijues. Vazhdoni me gëzim dhe vendosmëri. Nëse jeni në një marrëdhënie, dashuria juaj do të bëhet më e vëmendshme. Jeni vetëm? Do të gjeni dashurinë në një ngjarje sportive.

Virgjëresha

Të qenurit shërbëtor ndaj të tjerëve gjithmonë ju sjell kënaqësi. Kur lehtësoni miqtë, kolegët dhe të afërmit ndaj një barre, problemet tuaja zhduken. Ju jeni shumë krijues në gjetjen e zgjidhjeve të thjeshta për problemet komplekse. Nëse puna juaj e tanishme nuk merret me këtë aftësi, ndoshta duhet të kërkoni një pozicion tjetër. Puna në fushën e shëndetit dhe të shërbimeve njerëzore do të jetë një përshtatje e përkryer për dikë me aftësitë tuaja. Marrja e pagesës për të bërë atë që doni do t`ju fuqizojë.

Peshorja

Mos pranoni asnjë përgjigje kur është fjala për avancimin e arsimimit tuaj. Nëse një kurs edukimi duket shumë i shtrenjtë, kërkoni një mënyrë për të financuar arsimin tuaj. Një agjenci fetare, kulturore ose qeveritare mund t'ju japë një grant ose bursë. Ju do të keni nevojë për para për të plotësuar dokumentet, por ky është një çmim i vogël që duhet të paguani për të marrë një diplomë të avancuar. Studimi jashtë vendit mund të jetë një mënyrë për të arritur qëllimin tuaj. Vlen të shqyrtojmë mundësitë, edhe nëse ato përfshijnë një ndryshim të madh.

Akrepi

Punësimi nga shtëpia do të jetë fitimprurës. Jo vetëm që do të jeni më produktiv, por gjithashtu do të kurseni para për shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e ngrënies. Nganjëherë, kjo marrëveshje do t`ju bëjë të ndiheni të vetmuar. Kjo është arsyeja pse duhet të angazhoheni për të dalë me njerëz disa ditë çdo javë. Takimi i miqve për drekë, ndjekja e një grupi mbështetës ose shijimi i ekskursioneve javore do t'ju bëjë të mos ndiheni të izoluar. Çdo marrëveshje profesionale përfshin sfida. Kur ju i përmbushni ato sipas termave tuaja, suksesi juaj do të jetë i pashmangshëm.

Shigjetari

Planifikimi do të kursejë kohë, përkeqësim dhe para. Edhe pse jeni natyrë spontane, disa rregullime kërkojnë një mendim të kujdesshëm. Nuk ka rëndësi nëse organizoni një festë, vendosni oraret tuaja të punës ose organizoni një shëtitje romantike. Gjëja e rëndësishme është që të merrni kohë jashtë orarit tuaj të zënë për të bërë ftesa, për të mbledhur njerëz. Të bëni gjithçka në minutën e fundit do t`ju shkaktojë stres dhe panik të panevojshëm. Nëse nuk jeni i sigurt se si të vazhdoni, kërkojini ndihmë një Binjaku ose Virgjëreshe të orientuar në detaje.

Bricjapi

Ju dëshironi të holla të mjaftueshme. Krijimi i një plani financiar për të arritur këtë qëllim këshillohet fuqimisht. Kur të keni një ide të qartë ku po shkoni, puna do të bëhet më e pëlqyeshme. Ju gjithashtu do të bëni më shumë zgjedhje të ndërgjegjshme ekonomike. Në vend që të përpiqeni të mbushin boshllëqet emocionale me sende luksoze, do të kurseni paratë tuaja për diçka që ju jep kënaqësi afatgjatë. Marrja e një pune të dytë ose nisja e një biznesi do të rrisë shumë të ardhurat tuaja.

Ujori

Të keni më shumë kohë për aktivitete shoqërore është e rëndësishme për ju. Disa njerëz derdhin gjithë energjinë e tyre në shtëpi ose në punë. Ju dëshironi të keni përvoja të rëndësishme me njerëz që ju ngrenë lart dhe ju frymëzojnë. Fillimi i një biznesi këshillohet fuqishëm. Me ju në krye, kompania do të ndihet më shumë si një familje sesa një ndërmarrje profesionale. Çdo sipërmarrje që i bashkon njerëzit në një frymë harmonie do të jetë e suksesshme. Ju keni një aftësi për t'i bërë të gjithë të ndihen të mirëpritur, pavarësisht prej prejardhjes e statusit të tyre.

Peshqit

Një karrierë që përfshin drejtësinë sociale apelon te ndërgjegjja juaj. Ju nuk jeni tipi që mund të kënaqeni thjesht duke fituar para. Duhet të ketë një qëllim fisnik për përpjekjet tuaja. Puna që përfshin botimin, udhëtimi ose ligji është veçanërisht atraktiv. Bashkimi me një agjenci qeveritare ose universitet jo vetëm që do të zgjerojë njohuritë tuaja, por gjithashtu do t'ju japë përvojë të vlefshme. Të qenurit një peshk i vogël në një pellg të madh ka përfitimet e veta. Ju mund të arrini gjithmonë më lart , kur t`i keni paguar detyrimet tuaja./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Russell Grant

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]