• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të bërë gjëra të bukura për njerëzit që i vlerësojnë ato. Ju nuk keni frikë nga puna e vështirë apo konkurrenca e ashpër. Përveç kësaj, ju doni të jeni në gjendje të vini rregullat tuaja. Nëse do të bëni një biznes, ju duhet të merrni një investitor me përvojë si një partner të fshehur. Ai do t`ju mbajë larg gabimeve që bëjnë zakonisht sipërmarrësit naivë.

    Demi

    Një botë mundësish është në dispozicionin tuaj. Një punë e re, një stil i ri flokësh, ose një rol tjetër do të ndryshojë fokusin tuaj. Cilado qoftë forma e fatit tuaj, ju do të ndiheni më të çmuar. Mos hezitoni të eksploroni territorin e panjohur. Ndryshimi është shoku yt më i mirë. Përdorni fuqitë tuaja të bindjes për të marrë atë që dëshironi. Ju keni instinkte të mira për atë që motivon njerëzit: për t’ju dhënë një punë, mbështetje financiare ose referenca.

    Binjakët

    Mos supozoni që një lider do të injorojë ankesat ose kërkesat tuaja. Personi me të cilin do të merreni është ndërgjegjshëm. Është gjithashtu i vetëdijshëm se asgjë nuk e dëmton suksesin e biznesit, më shumë se morali i keq. Tregojini faktet sa më drejtpërdrejtë të jetë e mundur. Mbajini emocionet nën kontroll. Një admirues do të promovojë interesat tuaja. Mos u habitni nëse ju ftojnë në një organizatë të njohur. Duke qenë pjesë e një grupi artistësh, udhëheqësit e biznesit ose aktivistët e komunitetit do t’ju fuqizojnë.

    Gaforrja

    Dikush do t’ju japë mësime të çmuara. Megjithëse jeni të mirë në marrjen e parave, keni vështirësi për t`i shpenzuar ato. Në vend që t`i grumbulloni të gjitha të ardhurat tuaja, shpenzojini ato për gjërat që ju pëlqejnë. Nuk ka asgjë të keqe të shijoni luksin. Bëni plane, por sigurohuni që t`i zhvilloni ato.

    Luani

    Ju punoni shumë për të bërë një jetë të rehatshme për familjen tuaj. Asgjë nuk ju jep më shumë kënaqësi sesa të realizoni ëndrrat për të afërmit dhe të dashurit tuaj. Herë pas here, kaloni shumë kohë në punë, duke besuar se fitimet tuaja justifikojnë mungesat e gjata. Një mentor do t’ju ndihmojë të ngriheni në detyrë. Praktikoni aftësitë tuaja të intervistimit, mblidhni një portofol të punëve tuaja dhe referencat më të mira.

    Virgjëresha

    Shijoni begatinë tuaj. Merrni kohë për të pranuar gjithçka që pasuron jetën tuaj, këto dhurata do të shumohen. Ankthi financiar do të zhduket kur të pushoni. Burimet tuaja janë të mjaftueshme për ta bërë botën një vend më të mirë. Ju nuk e keni problem të dhuroni para për organizatat bamirëse që reflektojnë prioritetet tuaja. Përdorimi i parave për të ndihmuar dikë që ka nevojë për mësime të veçanta ose trajtime shëndetësore, do të jetë gjithashtu shpërblyese.

    Peshorja

    Ju jeni duke punuar shumë në një projekt të rëndësishëm. Miqtë janë të paduruar për rezultatet. Nëse doni të vendosni sigurinë financiare, duhet të punoni me orë të zgjatura. Bëhuni vullnetar për të mbuluar një koleg që kujdeset për një anëtar të sëmurë të familjes. Bujaria juaj do të shpërblehet.

    Akrepi

    Durimi është një virtyt. Nëse ende s`e keni gjetur dashurinë, mos u frikësoni. Kini besim se është rrugës. Ndërkohë që prisni, shpenzoni kohë cilësore me personin tuaj të preferuar. Një udhëtim do t`ju japë kënaqësi. Nëse e keni një partner lejojeni t`ju lehtësojë nga disa ngarkesa të rënda. Ju merrni krenari të madhe në punën që bëni, por nëse vazhdoni ta shtyni veten për të punuar më shumë, do të keni pasoja katastrofike. Pranojeni ndihmën që ju është ofruar dhe jini mirënjohës për të.

    Shigjetari

    Dikush do t’ju japë një dhuratë të dobishme. Në vend që të kundërshtoni këtë ofertë, pranojeni me mirënjohje. Universi ka mënyra për të shpërblyer njerëzit si ju që ndriçojnë botën. Mësohuni që edhe të merrni përveçse të jepni. Kujdesi për një mik të sëmurë ose të pikëlluar do t`ju bëjë mirë të dyve.

    Bricjapi

    Dikush që mendon se je i mrekullueshëm në çdo mënyrë, nuk është budalla. Pranojini këto komplimenta se i meritoni. Mësoni që të merrni edhe dashuri nga të tjerët. Pyesni një mik për t`ju rekomanduar një film të mirë e një restorant të mirë. Ju do të befasoheni këndshëm. Gjithmonë është kënaqësi ta zbuloni diçka para se të bëhet shumë popullore.

    Ujori

    Përqendrohuni te kursimet më shumë se te shpenzimet. Kurseni çdo ditë nga pak. Kaloni një pjesë të pagës tuaj në një llogari pensioni. Gatuani në shtëpi në vend që të hani jashtë. Kurseni sa më shumë që të realizoni një ëndërr. Një person praktik do t’ju ndihmojë të planifikoni një festë. Mos kini frikë t’i delegoni detyrat e rëndësishme tek të tjerët; ata do t’i bëjnë shpejt dhe me efikasitet. Çelësi për të punuar mirë së bashku është të kini besim në aftësitë e tyre.

    Peshqit

    Ju jeni duke ndërtuar diçka me vlerë të qëndrueshme. Qoftë ky një biznes apo shtëpi kjo s`është e rëndësishme. Çështja kryesore është që të merrni një ide. Bëni disa lëvizje vendimtare dhe shpejt do të fitoni vrull. Do të mbërrijë një letër e bukur në e-mail ose një mesazh që do t`ju mbushë me lumturi. Është mirë të dini se keni bërë një ndryshim pozitiv në jetën e dikujt. Kujtojeni këtë sa herë të ndiheni keq.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.