• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Një burim i papritur i të ardhurash do vijë. Kursejini disa. Nëse i luani letrat drejt, mund t`i përdorni këto të ardhura për të blerë diçka luksoze. Do të gjeni një person për çdo pozicion pune që ju duhet. Ju keni qenë gjithmonë një gjykues i mirë i karakterit.

    Demi

    Stili juaj i pazakontë tërheq shumë publicitet. Disa njerëz janë të tronditur nga largimi juaj nga tradita. Të tjerët janë të kënaqur. Sido që të jetë, e gjithë kjo vëmendje rrit pozitën tuaj. Për shkak të reputacionit, mund të kapni çdo punë që dëshironi. Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Kjo kthesë e ngjarjeve do t’ju lejojë të veproni lirisht në botën e biznesit. Përfitoni nga situata kur bëhet fjalë për marrëveshjet. Ju mund të nënshkruani disa kontrata fitimprurëse me klientët e huaj.

    Binjakët

    Puna pas skene ju jep një avantazh të fshehur mbi konkurrencën. Njerëzit nuk dyshojnë se sa të talentuar jeni me të vërtetë. Si rezultat, ju mund të punoni fshehurazi në një projekt që do t’ju ndihmojë të siguroni një punë të rëndësishme. Mos i tregoni askujt për planet tuaja profesionale. Një marrëdhënie e fortë ju jep kurajë. Kur nuk jeni të sigurt se ç’lëvizje do bëni, flisni me mikun më të mirë. Ai do t’ju japë mbështetjen dhe inkurajimin që ju nevojitet. Së bashku, ju mund të ndërtoni një jetë me siguri të mirë financiare.

    Gaforrja

    Ju keni përreth vetes njerëz të pazakontë. Ata stimulojnë imagjinatën tuaj. Angazhimi në një projekt arti do të jetë më i lehtë se zakonisht me ndihmën e miqve tuaj. Në pjesën më të madhe të kohës bashkëpunimet janë zhgënjyese. Kjo do të jetë aq e lehtë sa edhe frymëmarrja. Një anëtar grupi me përvojë do të ndjekë rrugën e duhur gjatë punës dhe do ecë sipas buxhetit.

    Luani

    Ndryshime emocionuese po ndodhin në aspektin e karrierës. Një person i rëndësishëm do të largohet nga puna juaj, duke lënë një boshllëk që vetëm ju mund ta zini. Aplikoni menjëherë për këtë pozicion pune. Do ta fitoni lehtë. Kjo për shkak se e njihni udhëheqjen dhe stafin. Shëndeti juaj po përmirësohet. Vazhdoni ta ruani atë si një xhevahir i çmuar. Hani shëndetshëm. Gjithashtu ushtrohuni rregullisht.

    Virgjëresha

    Ju jeni jashtëzakonisht krijues. Shkrimi, piktura, muzika dhe ndërtimi i gjërave të bukura nxjerrin më të mirën tuaj. Ju keni potencial për t’u bërë një artizane e suksesshme. Këtë ëndërr mund ta bëni realitet. Mundësia për të vizituar një pjesë të pazakontë të botës do të vijë. Do të jetë kënaqësi të shikoni një kulturë që është tërësisht ndryshe nga jeta juaj. Mund të frymëzoheni edhe për të shkruar një libër për udhëtimet tuaja.

    Peshorja

    Ju jeni të sigurt për atë lëvizje që dëshironi të bëni. Ndërtimi i një jete që ju bën të lumtur duhet të jetë fokusi juaj. Nëse kjo do të thotë të lëvizësh në një pjesë tjetër të botës, bëjeni. Një transformim i thellë do t`i bëjë të tjerët të heshtin.

    Akrepi

    Një aleancë e pazakontë po bën që të gjithë të flasin me emocion. Njerëzit nuk mund ta kuptojnë se si një person pasionant si ju mund të bashkohet me një person të tillë të qetë si partneri juaj. Burimi i lidhjes suaj është një mister; thjesht duket se funksionon. Një udhëtim i shkurtër për punë do të jetë i kënaqshëm. Do ta shijoni ndryshimin e ambientit. Heshtjet tuaja të zgjatura i bëjnë të tjerët nervozë.

    Shigjetari

    Terapia holistike do të jetë çuditërisht efektive. Do t`ju qetësojë nga një dhembje e vazhdueshme. Një burim i qëndrueshëm i të ardhurave do të thotë që mund të filloni të mendoni për synimet dhe aspiratat tuaja të ardhshme. Ruajtja e parave për një shtëpi ose për pushime do t’ju bëjë të motivuar për të shkuar në punë.

    Bricjapi

    Ju jeni më emocional se sa njerëzit mendojnë. Kur prekeni nga një situatë, i mbani ndjenjat të fshehta. Si rezultat, ju keni një reputacion si njeri i ftohtë. Kjo është e mirë në aspektin profesional, por mund të pengojë jetën private. Mos i mbani ndjenjat përbrenda. Shkruani një letër dashurie ose bëni një dhuratë të punuar me dorë.

    Ujori

    Mund e torturoni veten vetëm sepse mendimet tuaja janë ndryshe nga të tjerët. Pamja juaj unike është ajo që ju bën të veçantë. Gjithashtu ju lejon të krijoni një punë të veçantë. Në vend që t’ua tregoni përpjekjet tuaja njerëzve që nuk i kuptojnë ato, zhvillojini në mënyrë private. Deri në kohën që të mbaroni, do të keni mundësi të gjeni një audiencë të interesuar.

    Peshqit

    Do të merrni disa lajme të habitshme për një çështje të komunitetit. Do kënaqen të gjithë nga zgjidhja. Shkoni në një festë për të festuar. Miqtë mund të jenë zëvendësues ngushëllues kur familja mungon. Nuk është e rëndësishme nëse nuk keni ndonjë të afërm, ose nëse jetoni shumë larg fisit. Gjëja e rëndësishme është të ndërtoni një rrjet social mbështetës me njerëzit që doni dhe respektoni.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.