• Shqip
  • English
  • E shtunë, 18 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 janar nga Russell Grant


    Dashi

    Dhembshuria ju drejton në gjithçka që bëni. Nëse keni një shans për të punuar për një organizatë humanitare ose ndërkombëtare, ndiqeni. Do të mblidhni shumë para për një kauzë të mirë. Natyra e kësaj pune do ju bëjë të shkoni të ngazëllyeni në zyrë. Do të fitoni shumë para nga një plan biznesi. Edhe të ardhurat tuaja do të rriten. Përdoreni pasurinë tuaj të re për të blerë ca gjëra luksoze që më parë ishin jashtë mundësive.

    Demi

    Shkëndija do ketë midis jush dhe një shoku. Drejtimi i kësaj marrëdhënie në ujërat romantikë do të jetë emocionuese. Ju dhe ky njeri keni shumë të përbashkëta, përfshirë vlerat dhe interesat. Këto ngjashmëri janë baza e një lidhjeje që sjell gëzim të madh. Një dëshirë për ndryshim do t’ju bëjë që të ndryshoni pamjen tuaj në një farë mënyre. Nëse kjo do të thotë të ndryshoni ngjyrën e flokëve, të bëni një tatuazh ose të rregulloni veshjet tuaja, kjo pak rëndësi ka. Gjëja më e rëndësishme është të përmirësoni imazhin tuaj. Rezultatet do t’ju kënaqin.

    Binjakët

    Takimi me dikë ka zgjeruar horizontet tuaja. Të udhëtoni nëpër botë, të hani në restorante të mirë dhe të qëndroni në hotele luksoze do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Të pasurit e shumë parave është kënaqësi, por nuk ndryshon atë që je. Një ide e shkëlqyer do t’ju vijë ndërkohë që jeni duke bërë një punë të përditshme. Ndaloni atë që po bëni dhe kushtojini vëmendje të plotë kësaj ideje.

    Gaforrja

    Hyrja në territor të panjohur është ngazëllyese. Ju keni qenë gjithmonë në shtëpi, por kjo ka filluar të ndryshojë. Gjetja e një vendi të ri me një ritëm të ri për të jetuar është bërë përparësia juaj. Vizitoni një vend të bukur buzë detit. Vajtja në një festë të madhe do të jetë shumë më argëtuese sesa pritej. Të ftuarit do të jenë të talentuar dhe tërheqës. Një artist i suksesshëm do të jetë veçanërisht stimulues.

    Luani

    Ana juaj sensuale kërkon kënaqësi. Nëse jeni në një lidhje, vizitoni një strehë private me të dashurin tuaj. Braktisja e vetes drejt kënaqësisë do ta bëjë lidhjen tuaj edhe më të fortë. Për ju, dashuria fizike dhe emocionale është e gërshetuar. Ju nuk mund të bëni pa njëri-tjetrin. Nuk keni ndërmend të ngjasoni me asnjë nga rivalët tuaj. Duke marrë një qasje rrënjësisht të ndryshme për punën tuaj, do të fitoni respektin e të gjithëve. Bëjeni misionin ofrimin e një përvoje unike për klientët, ose pacientët tuaj.

    Virgjëresha

    Të shijoni dashurinë e pakushtëzuar është përparësia juaj. Bashkoni zemrat me një admirues. Kjo marrëdhënie do t’ju japë kurajën për të ndjekur ëndrrat tuaja personale dhe profesionale. Një praktikë shpirtërore këshillohet shumë. Ju jeni bekuar nga një mendje e mprehtë. Një tendencë për të mbianalizuar situata mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e stomakut do të bëhen kujtime të largëta.

    Peshorja

    Përmirësimi i ambientit tuaj do të jetë i kënaqshëm. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të rregulluar shtëpinë tuaj. Ndajini artikujt e padëshiruar në tre shtylla: Dhuroni, shisni dhe hidhini. Kur të keni mbaruar, vendi do të jetë i pastër dhe i gjerë. Energjia e freskët do të rrjedhë në jetën tuaj. Një përmirësim i situatës suaj financiare do të ndodhë përmes një marrëveshje biznesi. Komoditeti është po aq thelbësor për ju sa buka dhe uji.

    Akrepi

    Ju jeni një romantik i lindur. Nëse keni një partner, përkëdheleni me dashuri. Jepini të dashurit tuaj një dhuratë ekstravagante. Ai do të jenë i kënaqur nga bujaria juaj. Nëse jeni beqar do të takoni dikë të veçantë. Bëni lëvizjen e parë. Zgjatini një degë ulliri një rival. Të punoni së bashku do të jetë më fitimprurëse sesa të konkurroni kundër njëri-tjetrit. Do të përfitoni nga qëndrimi aventurier i gjysmës suaj tjetër.

    Shigjetari

    Të pasurit e një jete të qëndrueshme personale është e rëndësishme për ju. Ardhja në shtëpi në një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës e bën të lehtë për ju të jeni të guximshëm në aspekte të tjera të jetës. Shtëpia juaj duhet të ketë të paktën një zonë të rehatshme mbledhjeje, ku njerëzit mund të hanë, pinë dhe të jenë të gëzuar. Një i porsaardhur në punë do ju bëjë të qeshni. Falë tij, detyrat e mërzitshme papritmas do të bëhen të këndshme. Mos u habitni kur të bëheni miq të përjetshëm.

    Bricjapi

    Fuqitë tuaja të bindjes janë shumë të forta. Përdorini ato për të zënë një punë, për të marrë një hua ose për të fituar zemrën e dikujt. Do të jetë praktikisht e pamundur t’i rezistosh sharmit tënd. Kanalizimi i energjive tuaja krijuese në një projekt të ri është gjithashtu një përdorim i mirë i kohës. Ekziston një shans që ju të dashuroheni me dikë që është krejtësisht ndryshe nga kushdo që keni takuar më parë. Ky njeri do t’ju nxisë të zhvilloni idetë tuaja inovative. Së shpejti, do të punoni së bashku në një larmi projektesh interesante.

    Ujori

    Më shumë para për luksin po derdhen në llogarinë tuaj. Kjo është një kohë e shkëlqyer për ta trajtuar veten mirë. Pasja e një makine apo kompjuteri të ri do ta bëjë zemrën tuaj të këndojë nga gëzimi. Ju gjithashtu mund të vendosni të dhuroni fonde për bamirësi. Një ndryshim i papritur i vendbanimit është brenda mundësive.

    Peshqit

    Përmirësimi i pamjes tuaj është thjesht çështje e ndryshimit të stilit të flokëve dhe ca rrobave. Nëse nuk jeni i sigurt se cilat ndryshime duhet të bëni, bisedoni me një Peshore me stil. Ajo do të ketë disa sugjerime të shkëlqyera për nxjerrjen në pah të veçorive tuaja më të mira. Mendimi juaj nuk është i ndikuar nga miqtë, të afërmit ose kolegët. Ju preferoni të formuloni mendime që ndriçojnë shpirtin tuaj. Ndonjëherë, ndjehesh si i huaj. Shumë njerëz mendojnë se idetë tuaja janë të pazakonta dhe madje të dëmshme.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post