• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Po punoni fort me një grup dhe puna do t’ju shpërblehet falë aftësisë suaj për ta lënë egon jashtë, për hir të harmonisë. Mos shpejtoni pas një romane me dikë që ju intereson. Ndoshta do jetë më mirë të qëndroni miq.

    Demi

    Në fund të ditës, do të merrni përgëzime për punën. Marrja e një rritje rroge ose një promocioni do t’ju rrisë vetëbesimin. Nëse po lini një punë do të ndiheni keq. Merrni frymë thellë dhe mblidhni kurajën për të hedhur një hap drejt të panjohurës.

    Binjakët

    Mund të jeni duke marrë ndonjë diplomë ose licencë dhe ky është një rast për t’u festuar. Udhëtimi ishte i mbushur me surpriza, tani që po vini drejt fundit jeni gati për të nisur diçka të re. Udhëtimi ju jep mundësinë që të lidheni me anën tuaj shpirtërore.

    Gaforrja

    Do të merrni një kthesë në një marrëdhënie, mund të jetë ndarje ose martesë, kjo është në dorën tuaj. Çelësi është të dëgjoni intuitën tuaj. Nëse nuk jeni të dashuruar marrëzisht, lëreni të ikë.

    Luani

    Po mendoheni dy herë për një bashkëpunim me partnerin/partneren, pavarësisht se keni një respekt për të, sjellja e tyre nuk ju mbush mendjen. Mund të jetë më mirë që të bashkëpunoni me dikë që ka të njëjtën dashuri si ju për jetën. Një kontratë po vjen drejt fundit dhe po mendoni nëse duhet ta rinovoni. Përgjigjja është jo.

    Virgjëresha

    Keni arritur një qëllim për trupin tuaj dhe jeni të lumtur. Shpërblejeni veten me ndonjë veshje të re. Mos e lini pozicionin aktual të punës, pa patur një ofertë më të mirë.

    Peshorja

    Statusi juaj do të ndryshojë. Nëse jeni beqar/e do të nisni një romancë të mbushur me rebelim. Nuk do të jeni dakord për gjithçka, por keni shumë argëtim kur jeni bashkë. Nëse jeni në një lidhje, do të vendosni të fejoheni ose të martoheni.

    Akrepi

    Shitja ose blerja e një pjese prone do të jetë me shumë përfitim. Mos jini kokëfortë ose arrogant. Një situatë e vështirë familjare është drejt fundit. Kështu do të keni më shumë mundësi të ndiqni ambicien profesionale.

    Shigjetari

    Është e rëndësishme të pranoni talentin tuaj dhe kur t’jua vënë në dukje thoni faleminderit. Nëse shefi kërkon dikë përgjegjës për një projekt, ngrini dorën. Kompania do t’ju çojë në një udhëtim pune.

    Bricjapi

    Një pagesë e majme do t’ju vijë. Fillimisht do të mendoni t’i ruani, por më pas do mendoheni për t’i investuar diku dhe do të bëni gjënë e duhur. Përdorni karakterin tuaj prej lidershipi për të nisur një biznes.

    Ujori

    Keni arritur një moment historik dhe duhet të jeni më krenarë për arritjet tuaja. Në vend që të shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët, keni mësuar ta doni veten pa kushte. Kjo perspektivë e re ju ka kthyer në një magnet për dashurinë dhe fatin.

    Peshqit

    Jeni në paqe me të kaluarën dhe jeni gati për të lëvizur drejt një të ardhmeje të lumtur. Disa njerëz do të hapin sesa shpejt e keni marrë veten nga një ndodhi. Një punë që dikur ishte e rëndësishme për ju tani s’ka më prioritet./ Tiranapost.al