• Shqip
  • English
  • E shtunë, 18 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 15 dhjetor nga Russell Grant


    Dashi

    Një mundësi fantastike në karrierë po ju pret. Nisni biznesin tuaj, ecni drejt një roli udhëheqësi ose nisni punën që ëndërroni, mes shumë mundësive. Jo vetëm do të jeni të kënaqur nga ana emocionale, por edhe nga ana financiare. Përdorni paratë e kursyera për të blerë një makinë të re ose diçka teknologjike.

    Demi

    Publikoni një libër ose ndërmerrni një udhëtim, janë disa nga mundësitë që duhet të shfrytëzoni. Shfrytëzoni çdo mundësi për të hapur horizontin. Karakteri juaj aventurier do t’iu çojë drejt rrugës së dashurisë, fatit dhe parave.

    Binjakët

    Paratë e trashëguara ose të përfituara nga një marrëveshje duhet t’i vendosni në një llogari bankare për t’i shpenzuar për një shtëpi ose një makinë. Një marrëdhënie e fshehtë dashurie po lulëzon. Të bini në dashuri me dikë që është shumë ndryshe nga ju do t’ju vijë si e papritur.

    Gaforrja

    Një marrëdhënie dashurie apo biznesi është një burim i mirë të ardhurash. Falë gjysmë suaj keni më shumë para, kështu që meritoni që të blini diçka me vlerë për veten. T’i bashkoheni një grupi të dedikuar për interesa jo të zakonshëm është diçka fantastike.

    Luani

    Do të keni mundësinë e zgjedhjes për punë fitimprurëse. Zgjidhni atë që ka një zyrë luksoze. Do të jetë argëtuese të punoni me klientë të pasur dhe nuk keni pse frikësoheni nga pasuria e tyre, do të frymëzoheni prej saj.

    Virgjëresha

    Jeni një magnet i dashurisë virtuale. Nëse jeni beqar/e do të takoni një biznesmen që ju bën të qeshni. Nëse jeni një partner/e atëherë është koha që të shkoni në një udhëtim bashkë dhe të argëtoheni.

    Peshorja

    Kjo është koha ideale për të gjetur një shtëpi, jo vetëm për të gjetur një vend me hapësirë të madhe, por me një çmim të leverdishëm. Mbylleni këtë marrëveshje sa më parë të jetë e mundur. Me ndihmën e partnerit/es do të mund ta arredoni sa më bukur.

    Akrepi

    Mundësia për të hyrë në një kurs për liderët është një gjë që duhet ta merrni në konsideratë. Jo vetëm që ky kurdo të stimulojë nga ana intelektuale, por do t’ju shpërblejë nga ana emocionale. Partneri/ja juaj do t’ju mësojë sesi të promovoni veten.

    Shigjetari

    Fitimi i më shumë parave do t’ju lehtësojë. Nëse keni dashur të punësoni një punonjëse pastrimi është koha e duhur për ta bërë. Vazhdoni që të ushtroheni dhe ndërkohë ndryshoni edhe rutinën e përditshme.

    Bricjapi

    Paraqitja juaj tërheq dashurinë, fatin dhe paratë si me magnet. Mos u befasoni kur një dëshirë t’ju plotësohet. Të jeni shef i vetës është ajo që i përshtatet personalitetit tuaj.

    Ujori

    Është e lehtë të arrini suksesin me mbështetjen e familjes suaj. Në vend që të shqetësoheni se çfarë do të mendojnë të tjerët nëse ndiqni një rrugë tjetër, thjesht duhet që t’i nënshtroheni asaj që dëshiron zemra. Nëse dëshironi që të organizoni ndonjë festë apo event, është momenti i duhur.

    Peshqit

    Një mik nga një kulturë tjetër do t’ju prezantojë me artin, ushqime të shijshme dhe besime shpirtërore, që nuk i keni njohur, por jini të hapur. Do ta shijoni eksplorimin e një pjese të pazbuluar të jetës. Kështu mund të nisni një ide fantastike për një histori, këngë apo film./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post