HOROSKOP

Horoskopi për datën 14 Shkurt nga Rusell Grant

Horoskopi për datën 14 Shkurt nga Rusell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e martë, data 14 shkurt 2017.

Dashi

Të rimarrësh autoritetin në projektet që keni bërë vetë do tju lehtësojë shumë. Jeni lodhur duke punuar për njerëzit që nuk jua dinë vlerën. Do të merrni një diplomë që do tju ndihmojë të filloni një punë më të rëndësishme. Megjithatë konsideroni të bëni një kurs të avancuar që do të rezultojë më i lehtë nga sa mendonit. Do të kënaqeni duke bashkëpunuar me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Nuk jeni tip që jepni leksione sepse në fakt ju i vini më shumë në gjumë.

Demi

Merrni kontrollin e financave tuaja dhe largoni stresin. Mos investoni para në një projekt që mund të dalë me humbje. Megjithatë ju e dini mirë se ku rrezikoni më shumë. Është e rëndësishme të dini se keni edhe disa borxhe për të paguar. Kërkoni në internet dhe eksploroni për të gjetur një zgjidhje se si të menaxhoni paratë.

Binjakët

Keni ndryshuar shumë sjelljen sepse duket se jeni lodhur nga këshillat e panevojshme dhe fakti që nuk keni bërë progres. Jeni treguar shumë të ndjeshëm ndaj disa komenteve negative nga miqtë por ju e dini mirë se nuk janë miqtë tuaj të vërtetë. Një reflektim me veten do tju bënte mirë sepse kur e mendoni thellë thellë nuk jeni keq.

Gaforrja

Mund të keni probleme kur të prezantoni një projekt me programin Power Point. Kështu që kërkoni këshillat e personave që e njohin mirë këtë program që të mos krijoni një përshtypje negative tek shefi. Keni shumë aftësi të tjera kështu që mos u shqetësoni sepse do merrni përgjigjen dhe pritshmëritë që keni besuar gjithmonë tek vetja.

Luani

Jeta romantike po ecën me ritme të shpejta. Dikush që është në pozita të fuqishme do tju afrohet dhe do tju bëjë për vete më karizmë dhe sharm.  Nëse je i lumtur që je single, do ndryshosh mendim sepse do takoheni me një person që admironi. Do ndiheni të lidhur me këtë person dhe do kërkoni një takim të dytë. Je i lidhur tani?  Ok, vazhdo të ndjesh pasion dhe dashuri dhe mos e ler të të ikë kjo mundësi.

Virgjëresha

Po punon nga shtëpia por kjo gjë ka dhe të mira sepse do të rrisë produktivitetin. Do mirëprisni mundësitë që do t’ju vijnë. Është koha të largoheni nga keku dhe gatimi dhe ti futeni me kokë biznesit.

Peshorja

Merrni parasysh këshillat që do tju japin të tjerët. Do keni një bisedë shumë inteligjente me një person që do tju ndihmojë shumë. Nëse je tashmë në një lidhje merr parasysh faktin të ikni diku vetëm sepse kjo gjë do forcojë marrëdhënien tuaj dhe pse jo, të finalizohet me një fejesë apo martesë. Prisni disa fitime financiare dhe mos harroni se jeni të bekuar për zgjuarsinë që keni.

Akrepi

Do tju jepet një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat. Ndalo shpenzimet për veshje dhe aksesorë luksi.  Shpenzoni më shumë kohë në shtëpi dhe kushtojini vëmendje familjes. Nuk dini të gatuani për të paktën silluni sikur dini sepse familjarët do mendojnë se vërtet jeni të përfshirë edhe pse mendja juaj që kërkon vetëm të eksplorojë mendjen e të tjerëve është shumë larg; Të bërit shooping.. Megjithatë do kërkoni ndihmën e partnerit që do tju ndihmojë paksa me financat por mos harroni këshillat e mëparshme.

Shigjetari

Jemi përsëri tek dëshira për të dalë në publik. Ju e doni këtë gjë por nuk e merrni seriozisht dhe kujtoni se është një gjë e lehtë. Mjafton vetëm të respektoni njerëzit dhe ti kushtoni vëmendje atyre gjërave që thonë. Nëse jo do përjetoni një katastrofë publike. Fokusohu tek respekti dhe besimi në vete.

Bricjapi

Është koha perfekte për të pushuar, relaksuar dhe për të shijuar nën shoqërinë e partnerit. Këto kohë jeni afruar shumë me njëri tjetrin dhe keni kuptuar se keni një ndjenjë të bukur. Por ata që janë single mos të trishtohen. Merrni energjinë që duhet dhe filloni një projekt për të fituar para. Do e gjeni dashurinë atëherë kur nuk e prisni..

Ujori

Është koha e duhur për tu socializuar me të tjerët.  Njerëzit do ndihen mirë me pozitivitetin që mbartni. Mos u habisni nëse një mik i vjetër do tju kërkojnë një lidhje romantike.  Mendojeni pak këtë gjë se mbase është njeriu që keni kërkuar..Bashkoni duart dhe mendoni një strategji për të patur përfitime të përbashkëta. Bëni një udhëtim në një qytet tjetër dhe filloni një biznes brenda mundësive.

Peshqit

Të punoni jashtë orarit të punës ka shumë përfitime por merrni parasysh lodhjen e tepërt. Qëndroni me njerëz që ju duan dhe ju respektojnë sepse do tju tregojnë disa marifete se si të keni sukses në jetë..Sigurisht që këto këshilla do vijnë nga njerëz më të mëdhenj se ju. Ndodheni në një konflik dhe po mendoni se si ta zgjidhni. Duhet të studjoni dhe të kuptoni botën e njeriut. Një lajm shumë i mirë është rrugës..shefi do ju ngrejë në detyrë me një pozicion të ri që e keni kërkuar me vite.