Aktualitet

Horoskopi për datën 14 qershor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e merkure, 14 qershor 2017.

Dashi

Jini të kujdesshëm kur postoni komente nervoze në rrjetet sociale. Mund t’ju provokojnë të jepni deklarata të egra. Merrni frymë para se të reagoni ndaj komenteve fyese. Mos u tërhqini pas argumentave të zgjatur. Më mirë bllokojeni një individ të tillë në vend që të harxhoni kohë dhe energji të vlefshme me të. Kur të jeni në dyshime, jepini vetes pak kohë para se të bëni postime ose të sulmoni dikë që ju ka lënduar.

Demi

Vendoseni veten para një buxheti të kufizuar. Një nga mënyrat më të mira për të kursyer është të kaloni më shumë kohë në shtëpi. Kur miqtë ju ftojnë për t’i shoqëruar nëpër qendra tregtare apo dyqane, refuzojini me mirësjellje. Kur të dashurit tuaj ta marrin vesh, do t’ju mirëkuptojnë. Ftojini ata për darkë, për të luajtur letra, etj.

Binjakët

Duhet të rishikoni disa opinione. Kur dikush ju ballafaqon me disa fakte para supozimeve tuaja, jini gati t’i pranoni. Nuk ka pse të keni turp të pranoni që jeni gabim dhe të përmirësohemi. Njerëzit e afërt do t’ju gjenden pranë për t’u ndihmuar. Plotësojeni axhendën tuaj me shëtitje në park apo në një vend të bukur.

Gaforrja

Djegia e një qiriri nga dy anët ka pasur kosto mbi ju. Qetësohuni. Nëse keni shumë ngarkesë në punë, zvogëlojeni atë. Shefi juaj mund të jetë i zhgënjyer që nuk po punoni sa për dy, si gjithmonë, por s’keni se ç’të bëni. Shijoni sa më shumë komoditetin dhe relaksim e shtëpisë suaj.

Luani

Është koha të hiqni dikë nga mediat sociale. Edhe pse mund të keni një histori të gjatë bashkë, nuk ka justifikim për postimet lënduese të tij. Duhet të keni tone të respektuara në mediat sociale. Ata që nuk janë të kenë një vend në jetën tuaj, duhet të largohen.

Virgjëresha

Trajtojini vonesat në karrierë si mundësi për të rimbushur bateritë. Është e rëndësishme të prisni një periudhë para se të vini me ide të reja. Megjithatë, mos lini pas dore miqtë dhe familjen. Në vend që të dilni për darkë me miqtë tuaj afaristë, përgatisni një vakt ushqimi në shtëpi për familjen.

Peshorja

Nëse keni kafshuar më shumë se mund të përtypni, bëni ca shkurtime. Anuloni ndonjë udhëtim ose plan që ju frikëson. Kthejeni vmëendjen tuaj tek përgjegjësitë e përditshme. Do të keni një ndjenjë të thellë lehtësimi kur grumbulli juaj i punës fillon të tkurret. Vetëm pasi të keni pastruar gjërat e kota, do të keni një shans për të ndjekur objektivat tuaja.

Akrepi

Do të jetë e vështirë të mbani lidhje të forta me dikë që ju ka zhgënjyer. Derisa të merrni një falje të sinqertë, do të jetë e vështirë të rivendosni besimin tek ky person. Nëse keni një sipërmarrje financiare të përbashkët, do të ishte më mirë t’i ndanit paratë. Më mirë veproni vetëm. Keni një anë kreative që e frikëson partneri tuaj.

Shigjetari

Përshtatja me oraret e partnerit tuaj do t’ju marrë durim, kohë dhe përpjekje. Jeni fleksibël natyrshëm, por gjithsesi nuk e keni të lehtë t’i ndryshoni ritualet tuaja për të akomoduar dikë tjetër. Në vend që të zhyteni në pakënaqësi, mendoni për gjërat që ka bërë i dashuri juaj për ju. Kur përpiqeni për t’i bërë gjërat më të lehta, lidhja juaj forcohet më shumë.

Bricjapi

Punoni me zgjuarsi, jo me shpejtësi.Të nxitoni në punë, ju vë në risk para gabimeve të mundshme. Më mirë me një ritëm të ngadalshëm dhe të qëndrueshëm. Kur merrni udhëzime konfuze, kërkoni sqarime para se t’i zbatoni. Kontrollojeni dhe rikontrollojeni progresin tuaj gjatë ditës. Nxitimi ju detyron t’i bëni punët nga e para përsëri, duke humbur kohë të çmuar.

Ujori

Mos u përfshini shumë shpejt në një romancë. Zvogëlojeni ritmin dhe mundohuni ta njihni mirë këtë person që afeksiononi. Dikush që mund të duket si partneri juaj ideal në pamje të parë, mund të mos jetë shumë i përshtatshëm për ju. Si fillim dhe çfarë ësht më e rëndësishmja, keni nevojë për një partrner i cili ju jep shumë stimulim intelektual. Keni nevojë gjithashtu për një partner që ju përshtatet. Nëse e ka problem ta ndryshojë statusin, mos u merrni me të.

Peshqit

Është koha të merrni nën kontroll jetën tuaj në shtëpi. Së fundi, keni pasur shumë vizita nga njerëz me të cilët jeni ndier mirë, por kanë prishur pak qetësinë tuaj. Është koha të kërkoni qetësi dhe të jeni të ndershëm për nevojat tuaja dhe të tjerët t’i respektojnë ato. Mos u ndieni keq nëse do t’ju duhet të mos mirërprisni dot dikë.