• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 14 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Dëshira për të mësuarit do t`ju nxisë që të ndiqni një kurs. Studimi me një mësues inkurajues do ta bëjë vetëvlerësimin tuaj të fluturojë. Ju jeni një nxënës që mëson shpejt dhe me prirje për teknologjike të përparuara. Jeni duke i ngjitur shpejt shkallët e suksesit. Nëse ju ofrohet një punë jo nga ajo që keni ëndërruar, pranoni. Mësoni se si funksionojnë gjërat dhe pastaj kërkoni diçka më të mirë.

    Demi

    Një partneritet është burim i forcës dhe shtimit të burimeve financiare. Miku juaj më i mirë, ose ndoshta një partner romantik do të marrë ca para papritur. Disa do t`i ndajë me ju. Përdorini këto për të marrë një udhëtim në distancë, një udhëtim që e keni ëndërruar për vite me radhë. Eksplorimi i vendeve të reja do t`ju lejojë të bëni paqe me të kaluarën tuaj.

    Binjakët

    Tregojini personit tuaj të preferuar se sa vlera ka për ju. Shtyjeni veten për të bërë një deklaratë të përzemërt, qoftë me shkrim ose me gojë. Ju jeni duke kaluar nëpër një proces të thellë shërimi. Sa më shpejt të falni dikë që ju tradhtoi, aq më mirë do të ndiheni. Merrni kontrollin e jetës tuaj dhe mos i lejoni të tjerët të diktojnë vendimet tuaja.

    Gaforrja

    Kjo është një kohë e mrekullueshme për të blerë rroba. Do të gjeni gjëra që ia vlejnë. Bli edhe ca veshje për punë. Një kostum tërheqës do t’ju hapë rrugën për një punë të re, një kontratë të re ose ngritje në detyrë. Një rival i dikurshëm do bëhet partneri yt në punë. Veçmas, ju jeni të kufizuar në atë që mund të bëni. Së bashku, mund të krijoni një biznes të suksesshëm ose të ecni përpara me një projekt. Lërini mënjanë mëritë dhe bëni një aleancë të fuqishme.

    Luani

    Dorëzojani veten kënaqësive. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të bërë një pushim. Është e lehtë të harroni problemet gjatë vizitës në një vend të huaj. Mos u habitni nëse tundoheni për të jetuar në atë vend. Ndryshimi i mënyrë se si punoni këshillohet shumë. Jini më të lumtur ndërkohë që punoni, kështu do tërhiqni mundësi më të mira rreth vetes. Së shpejti, do të jeni të etur për të shkuar në zyrë. Një seri ngritjesh në detyrë, do t`ju lumturojnë.

    Virgjëresha

    Familja juaj është një burim fuqie. Nëse jeni larguar nga marrëdhëniet tuaja të gjakut, afrohuni sërish. Kur rrethoheni nga njerëz që ju duan pa kushte, mund të lëvizni malet. Jepini vetes më shumë frymëzim duke parë një film ose duke dëgjuar muzikë. Jeni shumë krijues. Është koha për të vënë një nga idetë tuaja briliante në punë.

    Peshorja

    Kalimi i aftësive dhe talenteve të vlefshme tek të tjerët është i dobishëm. Mos u habitni nëse frymëzoheni për të shkruar një libër. Një punë që ju mbush me gëzim do t’ju jepet. Madje do të jeni në gjendje ta kryeni këtë punë nga shtëpia. Kështu do shpëtoni nga rruga, veshja dhe i ftohti e i nxehti jashtë shtëpisë.

    Akrepi

    Një punë fitimprurëse është rrugës. Ky pozicion do të përfshijë shumë udhëtime. Të paguhesh për të parë botën është diçka e dobishme. Mbledhja e suvenireve nga këto udhëtime do të bëhet një burim i thellë kënaqësie. Këto objekte do të bëhen shumë të vlefshme. Do prezantoni diçka para një audience. Shprehini emocionet ashtu si ju vijnë. Fjalët e tua nxitëse do t’i vënë njerëzit në veprim.

    Shigjetari

    Qëndrimi juaj optimist ju sjell fat. Njerëzit janë të etur të punojnë me ju, pasi ju rrezatoni mirësi kudo që shkoni. Një mundësi për të udhëtuar do t`ju vijë. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë në këtë udhëtim. Shitja e artikujve të punuar me dorë për një fitim do të jetë fitimprurëse. Në fund të fundit, ju do të keni para për të udhëtuar kudo që dëshironi. Gjithashtu mund t’i nënshtroheni një programi rehabilitimi që mbështet shëndetin tuaj. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale.

    Bricjapi

    Lejojeni veten të ëndërrojë. Ju jeni një person shumë praktik që i pëlqen të jetë gjithmonë i zënë. Ndonjëherë, rutina juaj mund të zbehë kreativitetin. Qetësohuni pak. Përdorimi i mirë i burimeve ju bën shumë të kërkuar në tregun e punës. Një kompani do ta vlerësojë shumë këtë aftësi tuajën. Paga por edhe pozicioni që do zini do jenë shumë të mirë.

    Ujori

    Miqtë janë të dashur dhe të kujdesshëm. Lejojini që t’ju japin forma të ndryshme mbështetjeje. Ne jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin. Pranimi i mbështetjes financiare dhe emocionale do të forcojë marrëdhëniet tuaja. Një jetë e pasur shpirtërisht është kritike për lumturinë tuaj. Paraja ju sjell kënaqësinë që dëshironi, por nuk është gjithçka. Lumturia vjen nga komunikimi me natyrën, ose duke kaluar kohë me miqtë dhe duke ushtruar aftësinë tuaj krijuese.

    Peshqit

    Karriera juaj është një burim i madh lumturie. Ju pëlqen të zgjeroni horizontet e njerëzve. Çdo punë që përfshin udhëtimin, edukimin ose botimin e librave do t’ju përshtatet mirë. Nëse nuk jeni të kënaqur me pozicionin tuaj të tanishëm, do t’ju ofrohet një punë fitimprurës në një kompani. Miqtë idealistë kanë një ndikim të mirë mbi ju. Kur jeni në shoqërinë e optimistëve, është shumë më e lehtë të realizoni potencialin tuaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.