Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 14 nëntor nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e martë, 14 nëntor 2017.

Dashi

Përkujdesja ndaj një njeriu të dashur do të jetë shpërblyese. Ndihma që i jepni të tjerëve ju fuqizon. Zgijdheni qëllimin e jetës me mençuri. Puna në emër të një personi që kritikon më shumë nga sa duhet, mund të jetë e padobishme. Ndjenja e trishtimit që ju kishte kapluar do të zhduket pasi të keni gatuar një vakt të shijshëm ushqimi, ose pasi të keni ndihmuar një mik. Kjo ndjenjë trishtimi do të zëvendësohet nga entuziazmi.

Demi

Disa vite më parë goditët në shenjë me punën që zgjodhët, por kaq ishte. Nuk keni më ndonjë përfitim, ndaj lëvizni në një tjetër industri. Marrja e një tjetër iniciative do t`ju jepte mundësi të reja e më të mira për të eksploruar. Të afërmit do të shqetësohen për këto ndryshime që doni të bëni, por mos ua vini veshin. Është koha për të ndryshuar.

Binjakët

Bisedat tuaja të këndshme, i tërheqin admiruesit si me magnet. Nëse po kërkoni dashuri, do ta gjeni me një njeri të sofistikuar. Ndiqni këshillat e këtij njeriu të kulturuar. Ai di shumë gjëra rreth filmave, albumeve muzikore, apo librave. Do të kënaqeni nga takimi me këtë njeri. Organizoni një shëtitje romantike. Do t`i hapni rrugë një mbrëmjeje pasionante.

Gaforrja

Të fituarit e një aftësie të veçantë do t`ju lejojë të punoni nga shtëpia. Jeni lodhur nga puna në zyrë. Të shpenzuarit e kohës në mjedisin e shtëpisë do t`ju bëjë të jeni edhe më të fokusuar. Sekreti i suksesit është ruajtja e balancave mes jetës personale dhe punës. Duhet t`i mbani të ndara.

Luani

Një projekt kreativ është një punë dashurie. Mos e rrëfeni punën tuaj përpara kritikëve të ashpër në momentin që ende nuk e keni përfunduar diçka. Nëse doni ta çoni deri në fund, duhet të mbani entuziazmin për vete. Do ketë kohë për ta treguar. Tani për tani duhet të përqëndroheni në gjenerimin e ideve dhe jo në censurimin e tyre.

Virgjëresha

Nëse doni siguri financiare, atëherë duhet të bëni një plan afatgjatë. Vendosja e parave në një llogari kursimi është çelësi i suksesit. Bisedoni me një menaxher për këtë çështje. Ai do të të propozojë një plan. Jini të hapur edhe ndaj ideve të biznesit. Mund ta nisni një. Sa më fleksibël të jeni, aq më shumë do t`ia arrini qëllimit.

Peshorja

Partneri juaj romantik dëshiron të provojë diçka të re. Mos e kundërshtoni menjëherë. Duke e konsideruar idenë e parnerit do të fitoni vlerësimin e tij. Nëse kjo ide nuk do të funksionojë, mendoni për një plan të ri. Jeni vetëm? Argëtohuni në takimin tuaj me atë njeriun që është ndryshe nga ata që ke dashur deri tani.

Akrepi

Keni ide të çuditshme dhe nuk ka ardhur ende koha që t`i bëni publike. Nëse do ta bëni do t`ju vënë në lojë. Strategjia më e mirë është të shikoni, të prisni dhe të dëgjoni. Do të rrethoheni nga disa njerëz që do t`ju frustrojnë në punën tuaj. Në vend që të nxisin për mënyra të reja, ata kritikojnë me kokëfortësi ato të vjetrat dhe e vënë theksin te të metat. Si rezultat, në këto kushte është e vështirë të punohet.

Shigjetari

Përqëndrohuni te qëllimet dhe objektivat. Mos u shpërqëndroni dhe shmangini njerëzit jo të hijshëm. Keni mundësi të mrekullueshme për të realizuar një ëndërr. Gjëja më e rëndësishme është kryerja e disa sakrificave personale për hir të diçkaje që është më madhore. Të afërmit do të ankohen sepse s`do jeni të disponueshëm. Mos u mërzisni, Do t`ju kuptojnë kur t`ju urojnë për fitoren.

Bricjapi

Mënyra më e mirë për të fituar vëmendjen është të qenurit diskret. Sa më shumë mister, aq më shumë intrigohen njerëzit. Mos i hapni të gjitha kartat. Kur t`ju bëjnë pyetje, përgjigjuni në mënyrë të paqartë. Mos i tregoni planet tuaja, deri në momentin që t`i keni bërë realitet. Sa më pas të dinë rivalët se çfarë mendoni, aq më mirë është.

Ujori

Një dëshirë e sinqertë për të ndihmuar të tjerët, do t`ju bëjë të zgjeroni arsimimin tuaj. Sa më shumë aftësi praktike të keni, aq më lehtë do t`i bëni ndryshimet kuptimplota. Jeni nxënës i mirë dhe mësoni shpejt. I kuptoni lehtë konceptet e komplikuara dhe në kohë rekord. Pas këtyre mësimeve do të përfshiheni në një organizatë bamirëse dhe falë kontributit tuaj grupi në nevojë do jetë në gjendje të përdorë burimet e kufizuara me efektshmëri maksimale. Mos u çudisni nëse ju japin si shpërblim diçka në formën e mirënjohjes.

Peshqit

Para se të bëni një ndryshim, pyesni të tjerët dhe shikoni reagimet e tyre. Disa njerëz mund të shqetësohen nga ky ndryshim, ndaj dëgjojini sugjerimet e tyre dhe merrni një vendim të kënaqshëm për të gjithë. Qëndrimi me kokëfortësi në idetë tuaja do të shkaktonte zemërim dhe pakënaqësi.

Përshtatur nga: Russell Grant

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *