Aktualitet

Horoskopi për datën 14 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 14 mars 2017.

Dashi

Përballja me publikun do të jetë shumë stresuese. Nëse është e mundur, qëndroni të fshehur në një qoshe private. Do të jetë shumë më produktive nëse punoni vetëm. Kur jeni të detyruar të përballeni me njerëz të pamundur, merrni frymë thellë. Qëndroni të shkëputur. Mos ju doërzoni zemërimit. Të qëndroni të qetë përballë presionit do të bëjë të fitoni miratimin e kolegëve të tjerë. Do të fitoni një bonus, promocion ose të dyja. Zhvillimi i strategjive për t’u përballur me individë të vrazhdë do të jetë një nga armët më të vlefshme që do të keni në çantën e trukeve.

Demi

Ekspozimi i gjatë ndaj stresit do të ketë kosto në shëndetin tuaj. Është koha të shkëputeni nga një marrëdhënie imponuese ose nga një situatë toksike. Së pari duhet të jeni besnik i vetvetes. Mos qëndroni pranë një partneri apo pune që ju sëmur. Kërkoni një ambiet të ri, qoftë për të jetuar, për të kërkuar një punë, apo për studime të avancuara. Bëni gjithçka mundeni për të ndërtuar një jetë që ju bën të lulëzoni.

Binjakët

Po kaloni një periudhë të mrekullueshme. Për fat të keq, puna po ju thërret. Do të jetë tunduese një ftesë për party, por nëse shkoni do të jetë një dështim. Është më mirë të tërhiqeni nga festimet dhe të merreni me gjërat që keni për të bërë. Të dështoni në dërgimin e materialeve të rëndësishme në kohën e duhur do të rrezikonte seriozisht reputacionin tuaj. Do të ndikojë gjithashtu tek popullariteti juaj në punë. Kolegët nuk do t’ju mbulojnë nëse nuk keni një arsye. Jepuni atyre respektin që kanë treguar ndaj jush.

Gaforrja

Grindjet familjare do t’ua bëjnë jetën të vështirë. Jeni të lodhur nga sulmet kritike të partnerit tuaj ose mikut të ngushtë. Në vend që të qëndroni jashtë përleshjeve, mbani qëndrimin e duhur. Ideja se gjaku është më i trashë se uji nuk ka kuptim. Ju jeni një person i rritur që ka të drejtë t’i zgjedhë vetë miqtë. Mos u shqetësoni nëse të afërmit tuaj nuk pajtohen me zgjedhjet tuaja. Mund t’i ndërprisni lidhjet me dikë që mendon se ka të drejtë të ndërhyjë në jetën tuaj personale. Sa më shpejt të ndërtoni kufij të shëndetshëm, aq më mirë është.

Luani

Mos u tërhiqni nga një bisedë që ka në fokus thashethemet. Keni shumë punë për të bërë dhe ju duhen disa hapësira kohe për të kompletuar çdo element të listës suaj. Një kolegut tuaj të cilit i pëlqejnë dramat, po përhap një histori me qëllim të keq. Në vend që të bini pre e tyre, thuajini të mos përhapë më helmin e tij nëpër atmosferë. Nuk ju intereson të diskutoni detajet e neveritshme të jetës së të tjerëve; ju doni të bëni përpara. Që të ndodhë kjo duhet të jeni të fokusuar në qëllimet tuaja.

Virgjëresha

Vështirësitë financiare do të vazhdojnë nëse nuk e strukturoni buxhetin mirë. Jeni një person i orientuar drejt shërbimeve. Mund të dhuroni një sasi të kohës dhe burimeve tuaja për qëllime bamirësie, për kauzën tuaj të preferuar çdo muaj. Kur vjen fjala tek puna, sigurohuni që të paguheni në bazë të përkushtimit tuaj. Është më shumë sa mendoni ju.

Peshorja

Mos u mërzisni nëse dikush ju kritikon. Nuk është e lehtë të merrni një feedback negativ. E vetmja mënyrë për t’u përmirësuar është të dëgjoni se ç’thuhet për performancën tuaj. Do të ketë raste kur një njeri i vogël do të ketë qëllimin të shkatërrojë vetëbesimin tuaj. Kthejuni shpinën njerëzve të tillë. Nëse dikush ju thotë që mund t’ja dilni me realizimin e një detyre, mund t’ja dilni. Krijoni një strategji për të ndryshuar.

Akrepi

Një personi juaj i dashur ndodhet në spital dhe a nevojë për ndihmën tuaj. Edhe pse nuk është me leverdi për ju, duhet të gjeni disa orare për të shkuar pranë tyre. Nuk ka rëndësi nëse kujdeseni për qenin e tyre, u jepni darkë apo kujdeseni për qenin e tyre. Gjëja më e rëndësishme është t’u lehtësoni ngarkesat. Çdo gjest që mund të bëni do të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të tyre. Shtyjeni për më vonë një shëtitje që mund të kishit planifikuar.

Shigjetari

Mjaft i lejuat miqtë shkarkojë problemet e tij mbi ju. Thjesht sepse i simpatizoni ata, nuk do të thotë që duhet të merreni me sfidat e tyre.  Duke bërë vazhdimisht zgjedhje jo të duhura, e kanë përkeqësuar situatën. Asgjë që ju  u keni thënë apo bërë nuk e ka ndryshuar situatën e tyre. Në thellësi ata janë të lumtur me këtë status quo. Bërja e një ndryshimi do t’ju shkaktonte parehati.

Bricjapi

Një publicitet i panevojshëm ju ka vënë në mbrojtje. Para se t’u përgjigjeni akuzat që iu janë drejtuar ju, merrni disa minuta për të rishqyrtuar situatën. Tregohuni të ndershëm me veten. Gabimet që keni bërë janë të vogla, por do të ndikojnë për keq në një situatë. Merrni autorësinë e këtyre gabimeve dhe kërkoni ndjesë. Besimi do t’ju rikthehet nëse i mbështesni fjalët tuaja me veprime. Bëni gjithçka të mundshme për të krijuar rituale të mira dhe për të përmirësuar qasjet tuaja.

Ujori

Vetëm për shkak se ju jeni rritur në një mënyrë të caktuar nuk do të thotë që të gjithë të tjerët duhet të përqafojnë këto besime. Varieteti është kripa e jetës. Është kënaqësi të punosh me njerëz nga sfera të ndryshme të jetës. Çelësi për të krijuar një mjedis pune të mirë është respekti. Në vend që t’u jepni mend njerëzve rreth  traditave kulturore dhe fetare, praktikoni pranimin. Ngadalë, por në mënyrë të sigurt akulli do të shkrijë dhe miqësia do të krijohet.

Peshqit

Realizimi i një ndryshimi të madh ka qenë diçka e vështirë. Shpesh ju kap një dëshirë të kujtoni kohërat e vjera të arta. Të ngecni tek e shkuara do të bëjë që t’ju shpëtojnë disa mundësi të mira. Duke u fokusuar në të tashmen do të filloni të keni një vlerësim për bekimet që u ka dhënë jeta. Kultivioni gjithmonë mirënjohjen. Nëse i luani kartat mirë, mund të ndërtoni një jetë që i tejkalon edhe ëndrrat tuaja më të çmendura.