• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 14 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Kujdes nga zemërimi i disa njerëzve me pushtet. Jini të drejtpërdrejtë kur lëshoni urdhra dhe bëni kërkesa. Doni të shpenzoni më shumë kohë në shtëpi. Sa më shpejt që të ndaloni së derdhuri gjithë energjinë tuaj në punë, aq më të lumtur do të jeni. Përkundër besimit të përgjithshëm, ju nuk duhet të sakrifikoni jetën tuaj personale për të arritur sukses profesional.

    Demi

    Dikush me më shumë përvojë po flet për njohuritë e tij. Megjithëse ju e keni respektuar, ky njeri vazhdon t’ju trajtojë si me më pak informacion. Mos e merrni personal qëndrimin e tij. Kjo sjellje është rezultat i pasigurisë së tij. Së shpejti do të jeni edhe ju po aq i ditur. Pasi të dini se si të kryeni një detyrë të komplikuar, do të bëni shumë punë. Jo vetëm kaq, por do të jeni në gjendje ta kaloni ekspertizën tuaj tek të tjerët. Ndryshe nga mësuesi juaj, do të jeni përkrahës dhe inkurajues ndaj nxënësve tuaj. Është mënyra më e mençur për të jetuar.

    Binjakët

    Mos u udhëhiqni nga dëshirat tuaja sensuale. Megjithëse tërhiqeni fort nga një person misterioz, është e qartë se ky nuk është një partner i mirë për ju. Manipuluesit joshës do të thyejnë zemrën tuaj. Kur është fjala për rrethin tuaj të brendshëm, kërkoni njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju. Dhurimi i kohës dhe i energjisë për një shkak që e keni për zemër këshillohet shumë. Të jeni të sigurtë se do të takoni njerëz të ndershëm në një organizatë vullnetare.

    Gaforrja

    Opinioni juaj është po aq i rëndësishëm sa edhe i partnerit. Kur nuk bini dakord, jini të fortë. Gjithmonë keni pasur instinkte të mëdha për njerëzit. Kur dyshoni se një personi nuk mund t`i besohet, zakonisht jeni të saktë. Merrni këtë mundësi për të promovuar axhendën tuaj. Ndërprerja e një pune, fitimi i zemrës së dikujt ose marrja e një roli të rëndësishëm janë disa mundësi. Sekreti i suksesit tuaj është projektimi i besimit. Të qenit i përulur do të sjellë vetëm mundësi të mira.

    Luani

    Jeni duke marrë shumë vendime që lidhen me sigurinë në punë. Nëse një pozicion pune ju bën të ndiheni të mjerë, është koha për të gjetur një të ri. Mos mendoni se është e vështirë për të bërë ndonjë ndryshim. Ju nuk mund të rrezikoni shëndetin tuaj për hir të të ardhurave. Të qenit në gjendje të kapërceni probleme të vogla, do të rritë vlerësimin tuaj ndaj jetës. Merrni shembull nga një person me zemër të butë, të cilin e keni admiruar gjithmonë.

    Virgjëresha

    Një partner romantik ka një ndikim të madh tek ju. Një pushim i përkohshëm do t’ju lejojë të mendoni më qartë. Shkoni në një udhëtim me veten kështu që ju mund të rishikoni objektivisht zgjedhjet tuaja. Duhet të zgjidhni rrugën që është më e mira për ju personalisht. Ndjekja e një ëndrre do të mërzitë partnerin tuaj. Vendosja e qëllimeve tuaja në krye do të jetë një marrëveshje shumë më e shëndetshme.

    Peshorja

    Mos i jepni familjes shumë pushtet mbi vendimet tuaja. Doni të bëni karrierë në art. Nëse kjo dëshirë nuk i përshtatet planeve të tyre, punë e madhe. Gjithmonë përpiqeni të kënaqni të tjerët dhe kjo ju çon në katastrofë. Kënaqni dëshirat tuaja së pari. Jeni jashtëzakonisht krijues. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shumë para për punën tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me pagën e parë negocioni një më të mirë.

    Akrepi

    Kritikat ndaj dikujt do ta bëjnë më keq një situatë më keq. Jini të mëshirshëm. Qëndrimi juaj i sjellshëm nuk do të harrohet kurrë. Merrni shembull nga një njeri i mençur. Është shumë e rëndësishme të lëvizni nga rregullat, të bëni më të mirën tuaj dhe të ofroni inkurajim.

    Shigjetari

    Paraja nuk është burimi i lumturisë. Ajo që ju dëshironi është liria. Të tjerët mund të mos miratojnë stilin e jetës suaj, duke pretenduar se është i papërgjegjshëm, injorojini kritikat. Ju keni qenë gjithnjë emocionalisht bujarë. Të qenit një dëgjues simpatik ju bën një mik të çmuar dhe besimtar. Kur dikush vjen tek ju me një sekret të tmerrshëm, mos e gjykoni. Jini sa më të mirë dhe ofroni siguri.

    Bricjapi

    Gjithmonë kërkoni zgjidhje nga të cilat përfitojnë shumë njerëz. Qëndrimi juaj vetëmohues do të shpërblehet. Miku juaj më i mirë ose partneri romantik ka arritur kohët e fundit një qëllim që e donte prej kohësh. Përgëzojeni për arritjen e tij, edhe nëse jeni xheloz. Do vijë edhe dita që të gëzojnë të tjerët për arritjet tuaja.

    Ujori

    Një sekret i thellë, i errët është burim turpi. Është e rëndësishme të flitet për këtë çështje me dikë që mund t`i besoni. Mbajtja përbrenda do t`ju shkaktojë probleme shëndetësore. Nëse rrëfimi juaj do dëmtonte të tjerët atëherë rrëfejani një terapisti. Një punë e mirë do t’ju ofrohet. Pranojeni.

    Peshqit

    Miqtë duan që ju të ndiqni drejtimin e tyre, por nuk keni ndërmend ta bëni këtë. Nuk është se keni kundërshtime, vetëm se dëshironi gjëra të ndryshme nga ata. Nëse kjo do të thotë që të udhëhiqeni drejt një jetë të pazakontë, ashtu bëni. Gjeni më shumë kohë për argëtim, për pushime dhe kënaqësitë e tjera të jetës.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.