HOROSKOP

Horoskopi për datën 14 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 14 gusht nga Russell Grant

Dashi

Nëse je performues dhe ke ndonjë talent është koha më e mirë e vitit për të marrë pjesë në një audicion. Të marrësh një rol lideri profesionalisht ose në shoqëri do t’ju japë më shumë frymëzim. Një lidhje romantike po afron, partneri/partnerja ju bën të ndiheni më e ri/i ri.

Demi

Të organizosh një festë të madhe do të jetë shumë argëtuese. Të gjithë në rrethin social ju shohin si lider të grupit. Nuk ka asgjë më të mirë për shëndetin tuaj sesa të keni vetëbesim dhe ndoshta është momenti që ti bëni një dhuratë të çmuar vetes.

Binjakët

Është koha perfekte për t’u angazhuar në art ose muzikë. Marrja e një pushimi për një udhëtim është këshilla më e mirë. Është e pamundur të ndiheni keq kur kuptoni sesa shumë opsione keni gjithmonë në jetë.

Gaforrja

Nëse do të bëni më shumë para, nisni një biznes që ka emrin tuaj në të. Keni një reputacion se jeni të kujdesshëm me klientët. Nuk duhet që të përkëdhelni vetëm njerëzit e zemrës me dhurata, por edhe veten.

Luani

Hijeshia dhe zgjuarsia juaj krijojnë një përshtypje të mrekullueshme. Nëse jeni në kërkim të dashurisë do ta gjeni me lehtësi, mbajini sytë hapur për dikë që nuk ka frikë ta kthejë vëmendjen te ju. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri/partnerja do t’ju tregojë shumë afeksion.

Virgjëresha

Jeni gati që t’i hidhni pas krahëve gjërat që ju kanë bërë të vuani.  Pasi merrni kontrollin e fatit tuaj, mund të arrini gjithçka. Lëreni imagjinatën të shfrenohet, askush nuk e ka mendjen.

Peshorja

Miqësia do të kthehet në romancë. Pasi e njihni prej vitesh, do të kuptoni sesa të tërhequr jeni me të. Gjithë stafi vlerëson sjelljen tuaj diplomatike. Falë jush të gjithë mund të punojnë me shpirtin e skuadrës.

Akrepi

Po merri shumë vëmendje në punë dhe të gjithë pëlqejnë të punojnë me ju. Kjo sepse ju nxirrni më të mirën te të gjithë. Do të jetë shumë argëtuese të bëni një prezantim publik.

Shigjetari

Do jeni gati të merrni një rrezik për dashurinë. Nëse jeni në një lidhje thojini atij/asaj ëndrrën që keni prej vitesh dhe do të keni mbështetjen. Nëse jeni beqar/e është koha e duhur për të patur një fiksim.

Bricjapi

Pasioni mund të kthehet në një lidhje romantike. Merrni kohë për t’u lidhur me gjërat që kanë më shumë kuptim për ju. Paratë për të bërë një pagesë do t’i gjeni papritur.

Ujori

Bëhuni të guximshëm dhe shprehini ndjenjat atij/asaj. Emocionet ju bëjnë të ndiheni jashtë kontrollit. Keni të bëni me një person që po ju bën konfuzë. Mes vizionit tuaj dhe ekspertizës së tyre teknike, ju do të krijoni diçka që është edhe e bukur edhe e dobishme.

Peshqit

Një lidhje emocionale në punë bën që të zgjidhni punë që reflektojnë vlerat që keni. Jeni më të motivuar për të ndihmuar të tjerët. Nëse keni dashur ndonjëherë të punoni si i pavarur, merreni si rrezik./ Tiranapost.al