• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 14 dhjetor nga Russell Grant


    Dashi

    Mënyra më e shpejtë për të përmirësuar mirëqenien tuaj është ta doni veten. Ndaloni së bazuari vlerat tuaja në punë, pagë, shoqëri ose në ndonjë standard tjetër. Fakti është që vetja juaj është tregues i vlerës tuaj. Adhurojeni veten. Sjellja joetike ju shqetëson vërtet. Mos u përqëndroni në ato që bëjnë të tjerët. Është më mirë të bëni listën e gjërave që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ju frymëzojnë.

    Demi

    Mos lejoni që frika e refuzimit t`ju ndalojë të zgjeroni horizontet tuaja. Zgjerimi i aftësive tuaja do të jetë sfidues, por i kënaqshëm. Do të ju duhet të aplikoni në disa programe. Jini të durueshëm. Asgjë nuk do t`ju pengojë në rrugën tuaj pasi të keni marrë mesazhin e pranimit. Informacioni i ri duhet të ndryshojë bindjet tuaja. Ndaloni së u fiksuari në një besim që është provuar se është i gabuar. Lëvizni me kohën, në vend që të qëndroni të mbërthyer në të kaluarën. Njerëzit do t’ju respektojnë më shumë.

    Binjakët

    Ndaloni së u bazuari suksesin tuaj në pasurinë financiare të të tjerëve. Vetëm se nuk fitoni aq para sa një i afërm, fqinj ose koleg nuk do të thotë që ju vlerësoheni më pak. Njerëzit vlerësojnë inteligjencën dhe shkathtësinë tuaj. Ju duhet t’i përdorni këto cilësi për të rritur të ardhurat tuaja. Borxhet po e bëjnë të vështirë të bëni atë që ju dëshironi. Sa më shpejt t’i plotësoni këto detyrime, aq më të lumtur do të jeni. Kontaktoni një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit. Mund t’ ju ndihmojë të shlyeni faturat, të eliminoni normën e interesit dhe t’ju vendosë një datë të arsyeshme shlyerjeje.

    Gaforrja

    Kërkesat për karrierën po e rëndojnë shumë në jetën tuaj. Mos e vini punën mbi gjithçka. Mos lejoni që shefi t’ ju bëjë presion që të qëndroni deri vonë në zyrë. Një luftë për pushtet po shkëput një marrëdhënie të ngushtë. Nuk duhet ta trajtoni kolegun ose partnerin tuaj si një kundërshtar. Duke kujtuar se jeni në të njëjtin ekip, debatet do t’ju hapin rrugën e bashkëpunimit. Do të jetë një lehtësim nëse do të ndjeni mbështetjen e tyre.

    Luani

    Ndjenja e tjetërsimit nga grupi është çështje këndvështrimi. Ndaloni së kërkuari arsyet pse njerëzit nuk ju kuptojnë. Kërkoni gjërat që i keni të përbashkëta. Një dashuri për kafshët shtëpiake, filmat ose sportet do t’ju ndihmojë të krijoni një miqësi të re me një koleg. Jini të durueshëm. Bërja më shumë punë se gjithë të tjerët do të shkaktojë pakënaqësi. Në vend që të veproni si i vetëm për të bërë detyra të rëndësishme, delegoni punët tek anëtarët të tjerë të ekipit. Tregoni besim në aftësitë e tyre.

    Virgjëresha

    Kursimi i parave për një ditë të keqe mund të thellojë kënaqësinë tuaj për gjëra të thjeshta. Hiq dorë nga zakoni për të bërë blerje impulsive. Nëse nuk do të shpenzoni para për blerë gjëra që nuk të duhen, financat tuaja do të përmirësohen. Në vend që të keni zili një mik që ka zhvilluar talentin e tij artistik, filloni të zhvilloni tuajin. Gjeni kohën për të shkruar, pikturuar ose luajtur muzikë.

    Peshorja

    Familja juaj ka kërkesa të mëdha nga ju. Është koha që të çlirohemi nga ndikimi i tyre. Mundësia e ngjitjes në shkallët e suksesit në karrierë do t’ju japë gëzim. Mos i ndani planet tuaja me të afërmit derisa të merrni një ofertë të mirë pune. Ata do të përpiqen t’ju dekurajojnë që të përparoni. Një ngjarje e trishtuar nga e kaluara juaj ka rënduar në zemrën tuaj. Në raste si këto, është e rëndësishme t’i jepni vetes kohë.

    Akrepi

    Mos supozoni se dini gjithçka për fushën tuaj profesionale. Një i porsaardhur mund t’ju mësojë disa mësime, dhe ju duhet të jeni i hapur për bashkëpunim. Nuk ka nevojë të ndjeheni të kërcënuar kur merreni me dikë, i cili është i ndryshëm nga ju. Nuk duhet të bini pre e një besimi snobist. Për sa i përket shqetësimit tuaj, kushdo që mund të tregojë njohuri dhe aftësi duhet të pranohet në një institucion arsimor.

    Shigjetari

    Të bësh më shumë për të tjerët se sa bën për veten tënde është gabim. Ka një kufi edhe për bujarinë tuaj. BindJuni një instikti për të bërë një shëtitje buzë detit. Koha larg shtëpisë do të jetë terapeutike. Njerëzit që e kanë zili gjendjen tuaj financiare do të përpiqen t’ju vënë në shënjestër. Nuk keni nevojë të kërkoni falje për paratë që keni në bankë.

    Bricjapi

    Ka përfitime edhe nga të qenit beqar. Të jesh në gjendje t’u bindesh impulseve të tua pa u këshilluar me dikë tjetër është çliruese. Kjo situatë ju jep guxim në bindjet tuaja dhe ju bën më pak të prekshëm nga manipulimet. Nëse keni një partner, bëhuni më bindës. Dikush do të cënojë privatësinë tuaj dhe ju do të mërziteni. Punoni shumë për të ruajtur një balancë të fortë midis jetës tuaj personale dhe profesionale. Kjo i bën njerëzit kuriozë dhe juve shumë misterioz.

    Ujori

    Nëse nuk ndiheni të sigurtë në fushën profesionale, duhet të merrni një trajnim të specializuar. Të dini se si funksionojnë pajisjet e fundit të teknologjisë do t`ju ndihmojnë të fitoni besimin. Kjo gjë do t’ju ndihmojë në zgjedhjen e punëve më të mira dhe me paga më të larta. Është koha për të nxjerrë në dritë një problem sistematik. Është koha për të pranuar të metat në organizatën tuaj dhe të merreni me to sa më shpejt që të jetë e mundur. Heqja dorë nga një koleg toksik mund të jetë e nevojshme.

    Peshqit

    Anëtarët e familjes tuaj po përpiqen t’ju bëjnë të ndjeheni fajtorë, që ju doni të shkoni me pushime.  Bëjeni një vesh të shurdhër ndaj ankesave të tyre. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë shtesë ndërkohë që ju jeni larg, u takon atyre ta zgjidhin. Të presësh shumë nga miqtë dhe fëmijët do të çojë në zhgënjim. Sjellja e vetme e personit që mund të kontrolloni është e juaja./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post