Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 13 tetor nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 13 tetor  2017.

Dashi

Jini praktikë për ngarkesën tuaj të punës. Nëse axhenda juaj është plot me projekte, lërini mnjëanë detyrat e tjera. Duke marrë përsipër çdo gjë që ju del rrugës, do të bëhen shkak të dështoni në gjithçka. E rëndësishme është të gjeni edhe kohë të lirë mes punëve. Keqtrajtimi i vetes nga punët e përditshme do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe joefektivë. Bëjini vetes një nder dhe pushoni. Nëse nuk e bëni këtë, rrezikoni të prekeni nga sëmundje të lidhura me stresin.

Demi

Orientimi i një miqësie drejt ujërave romantike është e gabuar. Nëse po kërkoni dashurinë, kërkoni një njohje të re. Hapni një llogari në një portal njohjesh. Krijoni një profil intrigues. Nëse nuk jeni të sigurt se si ta ‘shisni’ veten, bisedoni me një binjak ose peshore. Do t’ju ndihmojnë të fitoni vëmendje dhe të nisni një lidhje serioze. Jeni lodhur me flirte që nuk kanë ndërmend të ecini para.

Binjakët

Shpenzimi i kohës me familjen ndihmon në qetësimin e nervave tuaja të tensionuara. Së fudi, e keni derdhur energjinë tuaj në detyrat e vështira të punës.  Puna pa pushim ju ka lodhur. Tërhiquni pak nga zhurmat e përditshme sepse do të jetë një terapi për ju. Lejojeni familjen të kujdeset dhe t’ju ofrojë ngrohtësi. Ushqimet e gatuara në shtëpi dhe filmat do t’ju bëjnë të nidheni shumë mirë. Një jetë personale shpërblyese, ushqen dhe një sukses profesional.

Gaforrja

Është koha të flisni. Nëse nuk jeni dakort me kushtet e një marrëveshjeje, flisni. Propozoni alternativa. Ka shans që pala tjetër të mos ndryshojë drejtim. Mos kini frikë të largoheni fare. Edhe pse do të ketë një boshllëk të përkohshëm në axhendën tuaj, do të mund ta plotësoni atë me aktivitetet që doni. Një punë më e mirë do të ofrohet pasi të përfundoni disa projekte për rregullimin e shtëpisë. Rreugullimi kopshtit ose ndërrimi i mobiljeve do të sjellë një ndryshim të mirëpritur në jetën tuaj.

Luani

Jeni në një mision për të avancuar në karrierë. Shkuarja përtej detyrës do të impresionojë dikë që po përpiqet të ndërtojë një ekip. Mos u surprizoni kur t’ju ofrohet një pozicion në kompaninë e tij. Kjo do t’u japë një shans për të hyrë në marrëdhënie me njerëzit nga të gjitha nivelet e pushtetit.  Do të fitoni aftësi të cilat do t’ju lejojnë të veproni pothuajse në çdo fushë. Kur njerëzit të kenë problem do t’ju drejtohen ju, si të ishit një specialist.

Virgjëresha

Përhapja e fjalës në dobi të një kauze të rëndësishme është një përdorim i vlefshëm i kohës suaj. Jeni lodhur duke dëgjuar njerëz të keqinformuar që flasin për tema për të cilat dinë pak. Vendosja e gjërave në rrugë të drejtë, do t’ju marrë kohë, por ju jeni të durueshëm mjaftueshëm për të hedhur themelet dhe për t’i bërë gjërat me radhë. Nëse jeni single, nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. Dikush që admiron dëshirën tuaj për ta bërë botën një vend më të mirë, do të fillojë t’ju kontaktojë? Jeni në një marrëdhënie serioze? Do të punoni së bashku për një kauzë e cila do të forcojë akoma më shumë marrëdhënien tuaj.

Peshorja

Ndieni një lidhje të thellë me dikë që ndan të njëjtat pasione me ju. Është kënaqësi të bisedoni me dikë që ka interes në art, muzikë dhe politikë. Së bashku, mund të krijoni një marrëdhënie me kuptim. Nuk mjafton të shkoni nga shtëpia në punë dhe anasjelltas. Ju doni t’ia kushtoni energjinë tuaj gjërave që e kalojnë realitetin e përditshëm. Partneri juaj do t’ju ndihmojë t’i arrini këto objektiva.

Akrepi

Nëse doni të merrni atë që dëshironi, duhet të jeni të drejtpërdrejtë. Qasja e një personi të fuqishëm do t’ju japë resurset që ju duhen për të pasur sukses. Përdorni fuqitë tuaja të bindjes për të siguruar pushtetin e tyre. Si fillim, ata do t’i rezistojnë kërkesës suaj për një ndihmë financiare. Por më pas, rezistenca e tyre do t’ju bjerë. Kthimi i cinizmit të tyre në entuziazëm do të jetë një burim krenarie. Forca juaj e vullnetit është e jashtëzakonshme.

Shigjetari

Një shef ose menaxheri juaj po përballet me vështirësi. Rrjedhimisht edhe ju jeni në vështirësi. Në një situatë si kjo, më mirë kërkoni për një pozicion tjetër. Mos bini në gjendje vetëbesimi të ulët. Sa më shpejt të filloni kërkimet, aq më të mëdha janë shanset të keni oferta të mira. Shkoni aty ku ndiheni të vlerësuar.

Bricjapi

Po filloni të shihni përfitimet nga një punë e rëndësishme. Ndoshta do të keni zyrën tuaj. Do të jeni në gjendje ta përdorni pozicionin tuaj për ta bërë botën një vend më të mirë. Do të jetë e këndshme të komandoni vëmendjen e publikut. Por mos harroni që gjatë gjithë kohës të dukeni mirë me veshjet tuaja. Shkoni për shopping me një peshore sepse kanë shije të pagabueshme. Nëse dukeni mirë, ndiheni mirë.

Ujori

Një marrëdhënie e ngushtë po përmirëson financat tuaja. Nëse partneri juaj merr disa para nga një punë fitimprurëse, dilni dhe festoni. Një darkë në një restorant elegant do t’ju lejojë të largoni pengesat nga vetja dhe të zhyteni më tepër në botën tuaj të pasioneve. Nëse po mendoheni të ndaheni nga partneri, përpiquni ta bëni në mënyrë sa më miqësore.

Peshqit

Ju punoni shumë për paratë tuaja. Sigurojini ato në bankë, ku e kanë vendin. Nëse kërkoni mënyra se si t’i rrisni të ardhurat tuaja mendoni si të shisni punën tuaj krijuese. Sekreti i suksesit tuaj është të keni një llojshmëri të mirash për të kënaqur shijet e ndryshme të njerëzve.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *