• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 13 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Mos u bëj i keq me veten. Edhe pse jeni shumë ambicioz, nuk keni arritur ende një objektiv të lartë karriere. Qortimi i vetes nuk do t`ju ndihmojë. Është më mirë ta inkurajoni veten. Krenohuni me aq sa keni arritur. Shmangni shtyrjen e dikujt drejt një marrëveshjeje që shkon kundër interesave të tij. Ju nuk doni të akuzoheni për manipulim. Sugjerojini të gjejnë një të mesme

    Demi

    Mos diskutoni për politikën kur jeni me shumë njerëz rreth e rrotull. Është më mirë të rrini në shtëpi të relaksuar. Kur vendosni themelin për një atmosferë miqësore, edhe njerëzit ju duken më të mirë. Mos i besoni askujt. Dikush që duket i besueshëm mund t`ju nxjerrë disa sekrete. Nëse doni të shpreheni patjetër diku, gjeni një mënyrë tjetër. Mbani një ditar.

    Binjakët

    Është e vështirë të mendoni kthjellët kur jeni të mërzitur. Kini kujdes për të mos rënë në çarkun e mërzisë. Do mbani përgjegjësi për vendimet tuaja. Kur jeni në dyshim, duhet t’i bindeni ndërgjegjes. Kjo nuk është një kohë e mirë për t’iu bashkuar një grupi. Puna vetëm do jetë më e efektshme.

    Gaforrja

    Një luftë pushteti do të shpërthejë, duke ju shqetësuar. Më mirë të jesh në krahun e dikujt që do se sa kundër tij. Duket e pamundur në fakt, kur secili prej jush ka objektiva krejtësisht të ndryshme. Ama në vend që t’i ktheni shpinën ndiqni qëllimet e tij. Pranimi i një pune me përgjegjësi do të jetë i frikshëm, por edhe emocionues. Ju keni aftësitë e duhura të lidershipit për të qenë të suksesshëm. Një qasje inovative do të jetë në avantazhin tuaj dhe do marrë shumë respekt.

    Luani

    Puna ju është bërë mani. Është koha ta ktheni vëmendjen tuaj në pjesë të tjera të jetës. Kaloni kohë me të dashurit. Do kuptoni që puna nuk mund t`jua zëvendësojë dashurinë e tyre. Nëse shefi juaj ju kërkon të shkoni në një udhëtim të zgjatur për hir të punës, kërkojini të dërgojë dikë tjetër. Familja ka më shumë nevojë për ju.

    Virgjëresha

    Xhelozia do të mbështesë kokën e saj të shëmtuar pranë jush. Kur ndiheni posesiv ndaj një të dashuri, jepini pak hapësirë. Ai do ta vlerësojnë besimin tuaj. Nëse nuk jua kthen dashurinë, kërkoni diku tjetër për më shumë dashuri. Ju meritoni një partner që t`ju adhurojë inteligjencën. Një i veçantë do të shfaqet kur më së paku e prisni.

    Peshorja

    Nuk ka asnjë arsye për t’u turpëruar nga gabimet tuaja. Ti je njeri. Kur bën një gabim, përpiquni ta korrigjoni, duke ndryshuar drejtimin. Mund të duhen disa përpjekje për të gjetur një mënyrë më të mirë, prandaj mos u dorëzoni. Ju nuk jeni duke marrë mbështetjen që dëshironi nga miku juaj më i mirë apo partneri romantik. Ata ju akuzojnë se po shpenzoni shumë kohë me projekte krijimtarie. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj ankesave të tyre. Ju mund të bëni një jetë të mirë pa i braktisur aktivitetet që doni.

    Akrepi

    Para se ta pranoni një histori si fakt i kryer, bëni disa kërkime të pavarura. Do të zbuloni disa informacione që do ndryshojnë mendimin tuaj në lidhje me këtë çështje. Një mik që ju premtoi një punë nuk do ta mbajë fjalën. Mundohuni të mos e merrni personale këtë gjë. Një person do t`jua ndryshojë mendjen papritur. Strategjia më e mirë për gjetjen e punës është ta përhapni kudo fjalën se po e kërkoni një të tillë.

    Shigjetari

    Duke i vënë shumë rëndësi anës materiale, po ndiheni të pakënaqur. Vlera juaj si njerinuk ka të bëjë fare me llogarinë bankare që keni. Kur vetëvlerësimi juaj ka nevojë për një nxitje, fokusohuni në një hobi apo sport. Së shpejti, problemet financiare do të duken të parëndësishme. Është shumë më e lehtë të fitoni para kur nuk ndiheni të stresuar. Një punë që duket më shumë si lojë, do t`ju ofrohet shumë shpejt.

    Bricjapi

    Këmbëngulja juaj do t`jua largojë ca njerëz. Në vend që të këmbëngulni që njerëzit t`i shohin gjërat në mënyrën tuaj, jepini mundësinë për të shprehur mendimet e tyre. Sa më shpejt t`i pranoni dallimet, aq më të forta do të jenë aleancat tuaja. Familja do t`ju ndërhyjë në disa vendime. Mos i lejoni. As mos i ndërhyni e as mos t`ju ndërhyjnë në punët tuaja.

    Ujori

    Një sekret i turpshëm do të dalë në dritë. Në vend që ta mohoni, duhet ta pranoni të vërtetën. Disa njerëz nuk do t’ju falin kurrë për këtë mashtrim, por shumica po. Kritikat e ashpra do t`ju bëjnë që ta shikoni ndryshe një të afërm. Mbani distancë me këtë njeri. Tentativa për të jetuar sipas standardeve të tij do t`ju çojë drejt mjerimit. Ju keni gjëra më të mira për të bërë.

    Peshqit

    Miqtë po ju kërkojnë të injoroni ndërgjegjen tuaj. Kjo gjë s’mund të bëhet. Flisni, edhe nëse kjo do të thotë të shkatërroni një marrëdhënie. Pas një periudhe shqetësuese, do të keni mundësinë të ndërtoni një jetë më të dobishme. Mos u shqetësoni nëse mbeteni pa punë për një kohë të caktuar. Flini pak më shumë gjumë, derisa të gjeni një punë tjetër.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.