• Shqip
  • English
  • E hënë, 15 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 13 mars nga Russell Grant


    Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e hene, 13 mars 2017.

    Dashi

    Jeni më decizivë se zakonisht, çka ju lejon të lëvizni me shpejtësinë e dritës. Promovimi i një produkti, një intervistë pune, ose ndarja e një ideje do të kultivojë sukses. Të tjerët do t’i përgjgjen mirë personalitetit tuaj optimist. Ndihmoni njerëzit që janë të lëkundur dhe jepuni hapësirën e duhur. Do të fitoni respektin e tyre. Kur dikush ju bën një pyetje dhe nuk e dini përgjigjen, tregohuni të ndershëm. Thoni që nuk e dini, por do ta zbuloni.

    Demi

    Intuita juaj është shumë e fortë. Besojuni instikteve tuaja kur hyni në një marrëveshje. Sigurohuni që kontratat tuaja të kontrollohen nga një profesionist në fushën e ligjit. Gjithashtu, kushtojini rëndësi fiziologjike reagimeve të njerëzve. Nëse dikush ju nervozon ose ju prish ekuilibrat, ju duhet të shmangni përfshirjen e mëtejshme. Disa do t’ju pyesin pse refuzuat një marrëveshje në dukje të madhe. Mos u merrni me detajet se pse e morët këtë vendim. Kini besim në gjykimin tuaj dhe kërkoni për një pozicion më të mirë.

    Binjakët

    Jeni të hapur për eksperienca të reja. Ndiqni sugjerimet e një miku rreth asaj  se ku të shkoni për të ngrënë, për të bërë shopping apo vende për të parë. Nuk do të zhgënjeheni. Dikush me fuqinë e trurit tuaj duhet të ketë stimulim të vazhdueshëm për t’u angazhuar me jetën. Kjo është arsyeja pse duhet të zgjeroni aktivitetet tuaja, kur nuk jeni shumë në formë. Nëse jeni të etur për një aventurë edhe më të madhe, mendoni të shkoni në një turne në një qytet të famshëm. Do të bëni shumë miq ndërsa shijoni pamje të mrekullueshme. Këto lloj paketash udhëtimi janë ekonomike.

    Gaforrja

    Një qasje e organizuar dhe metodologjike e punës suaj do të paguhet. Do të përballeni me një çështje të komplikuar e cila ndahet në disa pjesë. Duke u përpjekur ta hidhni këtë punë në treg para se ajo të ketë përfunduar, do të jetë një dështim. Duhet të konsumoni disa rishikime e rishqyrtime. Në vend që të nxitoni, fokusohuni të bëni çdo gjë që duhet që në përpjekjen e parë. Pjekuria juaj do të impresionojë atë të cilët po kërkojnë një asistent me fuqitë tuaja. Mos u habisni nëse ju ofrohet një punë e mirë në zyrën e tyre.

    Luani

    Nuk para ju interesojnë mendimet konvencionale. Dëshironi të shqyrtoni ide të jashtëzakonshme. Kur njerëzit t’ju quajnë jopraktikë, qeshni dhe vazhdoni rrugën tuaj. Edhe pse mendimet tuaja origjinale mund t’ju çojnë në telashe, të paktën ju largojnë mërzinë. Sigurohuni të keni një rekomandim nga dikush që adhuroni. Kjo punë do të ketë një qasje të thellë personale.

    Virgjëresha

    Do ta shihni të shkuarën si një perde të mjegullt dhe do të perceptoni të vërtetën. Një person manipulues që hiqet si shoku i të gjithëve ka motive të fshehta. Mos i zbuloni informacion personal këtij lloj njeriu. Nëse ju bëjnë pyetje shumë private, thojuni që nuk preferoni të përgijgeni. Mbi të gjitha, kurrë mos tregoni gjërat tuaja të vlefshme në prani të tyre. Edhe numri i kartës suaj të kreditit mund të përdoret për qëllime të ulëta. Të tjerët mund t’ju quajnë paranojak, por më vonë do të pendohen që s’bënë atë që bëtë ju.

    Peshorja

    Do t’ju kërkohet të ndërmjetësoni një debat. Edhe pse keni një preferencë të fortë për një nga palët, është e rëndësishme të jeni objektivë. Ka një shans të mirë që personi që ju mbështesni të ketë avantazhin e një personi të pafuqishëm. Tregohuni të gatshëm të jeni palë me atë të papëlqyeshmin, edhe pse dhemb një miqësi. Mos e injoroni ndërgjegjien tuaj për hir të saj. Kushdo që interesohet për ju, do të respektoj vendimin tuaj, edhe nëse është kundër interesave të tyre.

    Akrepi

    Aftësitë tuaja të specializuara do t’ju vënë në radhë për punë më të mira. Jeni lodhur duke shkuar nga njëra komapni në tjetrën, në kërkim të një pune të qëndrueshme. Duke investuar në aftësitë tuaja, do të keni kontroll në një masë të madhe të fatit tuaj në punë. Nuk do t’ju duhet të punoni për firma lodhëse. Do ta keni të lehtë të gjeni punë në shtëpi dhe që paguhen mirë. Më në fund do t’i hapet rruga një sigurie financiare afatgjatë. Regjistrohuni në një kurs, praktikë ose intership.

    Shigjetari

    Si rregull, ju nuk e merrni jetën shumë seriozisht. Nëse dëshironi që një ëndërr e lakmueshme e juaja të kthehet në realitet, duhet të ndryshoni qasjet tuaja. Një fjalim pasionant është e vetmja mënyrë për të bindur njerëzit t’ju ndihmojnë. Nëse deri tani kishin menduar që ishit duke u tallur me devijimin tuaj nga metodat tradicionale, do të ndryshojnë përsëri mendim. Të qëndroni vetëm nuk është një opsion i mirë. Për të qenë të suksesshëm, duhe të keni mbështetjen e ekspertëve. Mjaft bëtë shaka, por tregoni se ç’ka vërtet në zemrën tuaj

    Bricjapi

    Do t’i përthithni informacionet si një sfungjer. Është një kohë e shkëlqyer për të studiuar rreth një provimi ose për të mësuar disa materiale. Njerëzit do të impresionohen nga aftësia juaj e menjëhershme për të kujtuar fakte ose personazhe. Do të fitoni interesin e shumë njerëzve pasi të keni demonstruar këto njohuri të zgjeruara. Do t’ju propozohet të bëheni pjesë e një projekti të ri. Duhet të jeni të qetë, por njëkohësisht magnetikë dhe të fuqishëm.

    Ujori

    Aftësitë tuaja për të zgjidhur probleme janë të jashtëzakonshme. Kapeni këtë mundësi për t’u përqëndruar tek një dilemë që ju shqetëson prej javësh. Një zgjidhje e thjeshtë do të jetë në ajër. Do të habiteni pse ju desh kaq shumë kohë ta gjenit këtë zgjidhje. Ndonjëherë mendime të tilla vijnë kur keni më shumë nevojë për to. Pasi të ktheni një situatë të vështirë në avantazhin tuaj, dilni dhe festoni. Mos nisni një projekt derisa të jeni relaksuar krejtësisht.

    Peshqit

    Mendoni për mënyra të reja për të bërë para dhe ruajini mirë burimet ekzistuese. Shpenzime të papritura do të vendosin një gjurmë mbi buxhetin tuaj. Sa më shumë para të keni rezervë, aq më të lehtë do ta keni të trajtoni sfidat që keni përpara. Kur është fjala për të blerë pajisje elektronike, zgjidhni marka të cilësisë së lartë. Do të harxhoni ca, por e ardhmja do t’ju tregojë që ka qenë një investim i mirë.