Aktualitet

Horoskopi për datën 13 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtune, 13 maj 2017.

Dashi

Botimi apo publikimi i një mesazhi do t’ju japë një kartë të mirë në dorë.Është kohë e mrekullueshme të të botoni një artikull, të postoni një video në një blog apo shkrim në revistë. Do të merrni komente që do t’ju pëlqejnë shumë dhe do të bëni miq të ri online. Ju pëlqejnë bisedat stimuluese. Bërja e të njëjtave gjëra ditë pas dite ju ndrydh anën kreative. Kjo është arsyeja pse duhet të ndërmerrni tema të guximshme. Bisedat me persona entuziaztë i bëjnë mirë zemrës suaj.

Demi

Mbani një profil të ulët publik. Kështu do të fokusoheni tek njerëzit dhe aktivitetet që kanë vërtet rëndësi për ju. Keni qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm, duke u siguruar që të jeni gjatë gjithë kohës të angazhuar në punë, në një kohë dhe mënyrë të qëndrueshme. Riorganizoni prioritetet tuaja. Vendosja e punës në plan të dytë do t’ju lejojë të rilidheni me mikun tuaj më të mirë ose partnerin. Kjo gjë do t’ju japë kohë edhe për të ndjekur projektet artistike që i keni për zemër.

Binjakët

Do të shkoni në një party dhe do të argëtoheni shumë. Do të takoni dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh. Mos u habisni nëse shihni disa flutura romance. Ju jeni një person romantik dhe tërhiqni lehtë dashurinë. Jeni në një marrëdhënie? Mund të vendosni të nisni një sipërmarrje biznesi me një mik të vjetër e cila përfshin çdo ide që ka lidhje me teknologjinë, atletikën ose zbatimin e ligjit.

Gaforrja

Një mundësi karriere është pranë jush. Mund të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një periudhe prove para marrjes së një pozite të rëndësishme. Mos u fyeni nga kjo. Aftësitë tuaja në lidership do t’i përgjigjen nevojave të kësaj kompanie. Pasi të demonstroni aftësi të të menduarit në mënyrë të pavarur dhe të zgjidhjeve inovative, do t’ju ofrohet një rol i ri. Në këtë pikë, do t’u bini në sy të gjithëve.

Luani

Fuqia e yjeve do t’ju hapë dyert. Nëse ju kërkohet të shkoni në një udhëtim të rëndësishëm biznesi, pranojeni me entuziazëm. Do të bëni një punë të shkëlqyer me një klient potencial. Nënshkrimi i një marrëveshjeje afatgjatë është e mundur, por duhet të kini durim. Tregohuni të hapur për të provuar dhe për të eksploruar territorin përreth.

Virgjëresha

Një marrëdhënie e ngushtë forcon guximin tuaj. Jeni gati të përballeni me dikë që vazhdimisht thyen zemrën tuaj. Në vend që të duroni komentet e tyre, përballuni. Do të ndiheni shumë mirë kur t’i tregoni vendin. Ka një diferencë mes të qenit të sjellshëm dhe të pranuarit e abuzimit. Pasi ta kaloni këtë pengesë d otë jeni në gjendje të ndiqni një ëndërr të dashur.

Peshorja

Një ide e guximshme ja vlen të ndiqet. Dikush ekspert në këtë fushë do të inkurajojë punën tuaj. Mund të dëshironi të ndërmerrni një praktikë ose studim. Kjo përvojë do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësi të rëndësishme për të ndjekur rrugën e suksesit. Pasi të keni bazat, do të jeni në gjendje të shkoni në një drejtim të ri. Ndërsa të tjerët prodhojnë rezultate të paparashikueshme, do të përjetoni përparime tronditëse.

Akrepi

Një dëshirë për liri po ju vë në telashe. Në vend që të këmbëngulni për t’i bërë gjërat në mënyrën tuaj, pranoni ndihmë nga burimet e jashtme. Dikush që ka përvojë me çështjet financiare, do të jetë i lumtur t’ju japë një dorë. Disa kursime për pension apo për një specializim, do t’ju japë një paqe mendore. Ka gjithmonë momente festash dhe moment urie. Kursimet e rregullta do të krijojnë stabilitet.

Shigjetari

Mos e përdorni ndikimin që keni për të zgjeruar interesat tuaja. Është joshëse të këkroni ca ndere, por kjo do të shkaktojë pakënaqësi të thellë. Nëse doni të bëni përpara, duhet të përdorni ato kanale që janë në dispozicion për të gjithë. Në këtë mënyrë, kur të merrni atë që dëshironi, askush nuk do t’ju akuzojë. Pozicioni në një punë të lakmueshme është i mundshëm, por nuk duhet t’u kërkoni ndihmë miqve. Kërkojeni këtë pozicion në bazë të përvojës dhe njohurive, jo lidhjeve miqësore.

Bricjapi

Një mundësi karriere është pranë jush. Mund të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një periudhe prove para marrjes së një pozite të rëndësishme. Mos u fyeni nga kjo. Aftësitë tuaja në lidership do t’i përgjigjen nevojave të kësaj kompanie. Pasi të demonstroni aftësi të të menduarit në mënyrë të pavarur dhe të zgjidhjeve inovative, do t’ju ofrohet një rol i ri. Në këtë pikë, do t’u bini në sy të gjithëve.

Ujori

Do të shkoni në një party dhe do të argëtoheni shumë. Do të takoni dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh. Mos u habisni nëse shihni disa flutura romance. Ju jeni një person romantik dhe tërhiqni lehtë dashurinë. Jeni në një marrëdhënie? Mund të vendosni të nisni një sipërmarrje biznesi me një mik të vjetër e cila përfshin çdo ide që ka lidhje me teknologjinë, atletikën ose zbatimin e ligjit.

Peshqit

Është e rëndësishme të respektoni të tjerët, edhe nëse ata nuk bëjnë të njëjtëngjë. Megjithëse ju mendoni se është e rëndësishme të ndërmerrni një rrugë të caktuar, rivalët do t’ju kundërshtojnë. Përpiquni të mos e merrni personalisht. Nëse nuk arrini dot një kompromis, më mirë dorëzohuni dashamirësisht. Duke treguar gatishmërinë tuaj për t’i lënë mënjanë nevojat tuaj për hir të grupit, do të bëni disa aleatë të rinj. Nuk tregon dobësi të jesh anëtar i një ekipi.