• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 13 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Mos mendoni për më të keqen në punë. Do të jetë shumë më e lehtë ta trajtoni një detyrë të vështirë kur qëndroni optimist. Edhe kur gjërat shkojnë keq, ju duhet të qeshni me to. Ju keni bërë përparim të mrekullueshëm me shëndetin tuaj. Përgatitja e ushqimeve të shëndetshme dhe ca orë gjumë më shumë kanë pasur ndikim pozitiv në pamjen tuaj. Gjithashtu ju ka dhënë më shumë energji. Papritmas, planet për të dalë pas punës ju mbushin me emocion.

    Demi

    Një problem po ju shtyn të shpërqendroni. Në vend që të fiksoheni në këtë problem, kthejeni vëmendjen tuaj në një detyrë të zakonshme që keni bërë shumë herë. Diçka do t`ju vijë në mendje ndërkohë që lani rrobat apo enët. Qasja juaj praktike në zgjidhjen e problemeve lë përshtypje të mirë. Njerëzit ndjehen në duar të sigurta kur punojnë me ju. Kjo për shkak se ju e dini se si të jepni rezultate pa humbur para dhe burime.

    Binjakët

    Një humbje personale po dëmton perspektivat tuaja profesionale. Është e vështirë të jeni ambicioz kur ndjeni rrezikun e tradhëtisë, vjedhjes ose sëmundjes. Jini i butë me veten. Vendosni qëllime të vogla dhe të menaxhueshme. Nëse nuk i plotësoni ato, provoni përsëri nesër. Mundësia e drejtimit të një biznesi nga shtëpia mund të vijë. Keni bërë gjithmonë punë të mira me dorë. Shitja e mallrave artizanale mund të jetë diçka e mirë.

    Gaforrja

    Kjo nuk është koha më e mirë për të shkuar në një udhëtim. Rezervimet mund të humbasin ose fluturimet mund të vonohen. Nëse duhet ta shtyni një udhëtim, dijeni se Universi po hap rrugën për një udhëtim shumë më të mirë. Jini fleksibël në lidhje me destinacionin tuaj. Ju mund të fitoni para përmes shkrimit. Njerëzit e vlerësojnë aftësinë tuaj për të paraqitur një ide nga disa këndvështrime të ndryshme. Kjo aftësi për të takuar njerëz në mes ju bën një komunikues popullor dhe efektiv.

    Luani

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të marrë një rrezik financiar ose emocional. Prisni derisa të ndiheni më të përqendruar. Është më e lehtë t’i përshtateni ndryshimit kur jeni në gjendje të mirë dhe mendoni pozitivisht për botën. Kur e doni atë që bëni, paratë do të pasojnë. Pa marrë parasysh se çfarë pune bëni, ju duhet të merrni në zakonin e kryerjes së një detyre të kënaqshme çdo ditë. Nuk ka rëndësi nëse luani muzikë, ose pikturoni. Gëzimi juaj do të përhapet në jetën tuaj profesionale.

    Virgjëresha

    Ju ndiheni të izoluar. Edhe nëse keni një partner, duket se gjysma tjetër nuk ka simpati për ty. Mënyra më e mirë për të ringjallur marrëdhënien tuaj është të trajtoni veten mirë. Mos e qortoni veten për gabimet. Lavdërojeni. Çdo aftësi ose njohuri që fitoni do të ketë përfitime afatgjata. Nuk ka qenë kurrë kohë më e mirë për të bërë një kurs të avancuar, sesa tani. Studimi me një instruktor do ta rritë besimin tuaj. Ju keni shumë gjëra të përbashkëta me këtë mësues.

    Peshorja

    Ju ndjeheni të lodhur me punën. Kryerja e detyrave të njëjta ditë pas dite është duke ulur krijimtarinë tuaj. Çlironi imagjinatën. Kaloni pak kohë artistike. Kjo do t`ju përmirësojë. Në frontin romantik, njerëzve ju dukeni shumë të dëshirueshëm. Gjetja e një të dashuri do të jetë e lehtë, veçanërisht nëse shkoni në një ngjarje kulturore si një koncert, ose film. Nëse tashmë keni një partner, organizoni një darkë për dy.

    Akrepi

    Vendoseni një projekt të madh në pritje. Ju nuk i keni të gjitha faktet ende. Merrni disa vlerësime nga profesionistë të besueshëm. Jeta juaj e dashurisë është një burim fuqie. Kur ndiheni i lodhur për t’u marrë me njerëz të besueshëm, kthehuni te partneri romantik. Ai do të ta lehtësojë ankthin dhe do të bëjë të qeshesh përsëri. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë në një ngjarje shpirtërore ose kulturore.

    Shigjetari

    Është e rëndësishme që të jeni realist për reputacionit tuaj profesional. Merrini seriozisht kritikat dhe komentet në punë. Puna me një perfeksioniste mund të jetë një zgjidhje për këtë problem të vazhdueshëm. Emocionet konfliktuale e bëjnë të vështirë të lëvizni përpara në një marrëdhënie. Në vend që të përpiqeni t’i ktheni njerëzit rreth jush në diçka që ata nuk janë, provoni t’i doni pa kushte.

    Bricjapi

    Zëri juaj nuk po dëgjohet. Kjo ndoshta sepse nuk po dëgjoni instinktet tuaja. Herën tjetër kur të ndjeheni të mposhtur, kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda. Pyesni veten se çfarë ju duhet për t`u ndjerë më mirë. Përgjigjja mund t`ju befasojë. Mund të doni të shkoni thjesht për një shëtitje në det. Krijimi i diçkaje me vlerë të qëndrueshme është një mundësi reale për ju. Duart tuaja bëjnë gjithmonë gjëra të mira. Nëse ju pëlqen të piqni ëmbëlsira, të mbillni kopshtin ose të krijoni stoli, nuk ka rëndësi. Blini disa furnizime dhe nisni nga puna.

    Ujori

    Ndjeni vazhdimisht sikur nuk keni para të mjaftueshme. Kjo ndjenjë e shqetësuar për financat mund të largojë bollëkun. Përmirësojeni situatën duke bërë një listë të të gjitha bekimeve tuaja. Ato mund të përfshijnë gjëra materiale dhe shpirtërore. Shtëpia është një burim kënaqësie. Kalimi i më shumë kohe me njerëzit e afërt dhe më të dashur ju frymëzon të bëni diçka të mirë për veten tuaj. Blerja e gjërave luksoze, një trajtim në spa ose një pushim relaksues janë ndër mundësitë.

    Peshqit

    Nëse dikush ju tregon për një projekt që padyshim i mbush me ngazëllim, urojini më të mirën. Kur punëdhënësi juaj ju bën një propozim, jepini një shans në vend që ta refuzoni atë. Trajtojini gabimet si mundësi për të nxënë. Ju nuk mund ta kuptoni, por fjalët që përdorni mund të formësojnë jetën tuaj. Zëvendësoni negativitetin me inkurajim. Jo vetëm që kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por gjithashtu do të tërheqë dashuri, bollëk dhe mundësi krijuese. Provoni dhe shihni.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.