HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 Korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 Korrik nga Russell Grant

Dashi

Pasi të paguani detyrimet, do shikoni për mundësi më të mira. Pranojeni një ofertë pune që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Ky pozicion është po aq i mrekullueshëm sa duket. Është shpërblimi për ju që punuat shumë, ndërkohë që gjithë të tjerët argëtoheshin. Mos harroni të festoni përparimin e një fëmije. Edhe një përmirësim minimal duhet të vlerësohet.

Demi

Një romancë e fortë vazhdon t`ju ngrohë. Kimia ndërmjet jush është e fuqishme. Keni gjetur dikë që është po aq pasionant sa ju. Nëse nuk jetoni së bashku, mund t`ju vijë mundësia. Bashkëbisedimi do të sjellë një marrëveshje të mrekullueshme për të dy. Të dy vlerësoni gjërat më të imëta në jetë, ndaj do të krijoni një vendbanim luksoz që është zilia e miqve tuaj.

Binjakët

Të punoni si pjesë e një skuadre do të jetë kënaqësi. Ju gjithmonë bëni më të mirën kur mendoni për dikë që e respektoni. Bashkohuni me një ekspert që ka një ndjenjë të madhe humori. Mësoni nga ata që e bëjnë punën të duket si argëtim. Merrni një libër ose një rekomandim për film. Do t'ju frymëzojë për mënyra të papritura. Mund të jeni të motivuar për t'u zhvendosur në një pjesë tjetër të botës pasi të përballeni me këtë libër apo film.

Gaforrja

Shëndeti juaj po përmirësohet me hapa të mëdhenj. Jepini vetes mundësinë për t'i dhënë trupit ushqimin, stërvitjen dhe pushimin që i duhet për të lulëzuar. Nëse keni një pengesë të rastit, mos u shqetësoni. Ndjekja e një pune fitimprurëse ia vlen. Është një ide e mirë të përditësoni CV-në tuaj dhe të praktikoni aftësitë e intervistimit për t`u ulur në këtë pozicion.

Luani

Ti je një romantik i lindur, prandaj e do këtë fazë të jetës. Një admirues po ju dhuron shumë dashuri. Është e mrekullueshme të humbni në krahët e tij. Nëse keni qenë në një marrëdhënie afatgjatë, do të rizbuloni pasionin për njëri-tjetrin. Fuqia e yjeve është në nivel të lartë. Përdoreni atë për të marrë një ngritje në detyrë, rritje rroge ose çmim.

Virgjëresha

Jeta juaj në shtëpi është një burim i kënaqësisë së madhe. Falë mbështetjes së familjes suaj, mund të arrini qëllime të larta. Sa herë që dyshoni në aftësitë tuaja, të dashurit tuaj ju japin forcë. Falë tyre, do të merrni trajnimin e avancuar që ju nevojitet. Një praktikë shpirtërore sjell më të mirën për ju. Merrni kohë nga orari juaj i zënë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë. Do ndiheni më i fortë.

Peshorja

Një udhëtim i shkurtër për kënaqësi është rrugës. Do të ndiheni shumë më mirë për gjendjen tuaj pasi të keni parë se si jeton dikush tjetër. Sa më shpejt që të mësoni të theksoni gjërat pozitive dhe të eleminoni negativitetin, aq më të lumtur do të jeni. Dikush do t`ju ftojë në një festë. Blijini diçka të bukur. Është e drejtë që ta shpërbleni për gjithë dashurinë dhe mirësinë që ju ka dhënë gjithmonë.

Akrepi

Nëse jeni duke negociuar për një rrogë, vendosni tarifën tuaj. Duhet të kërkoni pak më shumë se sa mendoni se mund të merrni. Besimi juaj do të bëjë një përshtypje të madhe. Është e lehtë të besosh tek ti. Duke qenë në krye të një organizate të shquar do të jetë shumë zbavitëse. Ju do të gëzoni grumbullimin e një ekipi njerëzish të talentuar.

Shigjetari

Dikush që ju lëndonte po e humb influencën mbi ju. Kjo për shkak se ju keni fituar liri. Kjo pengesë ju ka bërë më të fortë, më të mençur dhe më të pjekur. Një mundësi për të mësuar do t`ju vijë. Studimi me një instruktor të talentuar do t`ju frymëzojë. Është gjë e mirë që më në fund e kuptuat sa të zgjuar jeni.

Bricjapi

Puna me veten është e dobishme. Është e lehtë të jeni produktiv kur nuk vëzhgoheni nga një menaxher kritik. Pasi të keni mbaruar punën me një projekt, njerëzit do të vlerësojnë përpjekjet tuaja dhe do të jenë mirënjohës. Në atë moment, do të përmbyteni me oferta pune. Një admirues i zjarrtë do ju afrohet gjithmonë e më shumë. Ndiqni zemrën tuaj. Dashuria është një fushë ku mund të jeni tërësisht spontanë.

Ujori

Një festë e madhe nxjerr në pah të mirat tuaja. Gjatë bisedave në këtë festë do të hyni në një marrëveshje biznesi. Ju doni të përqëndroheni në anën krijuese të gjërave, ndërsa partneri juaj i biznesit ndjek të tjera aspekte më të përgjithshme dhe teknike. Së bashku, do bëni punë të mira dhe do fitoni shumë para.

Peshqit

Do t'ju kërkohet të merrni përgjegjësinë për një organizatë të njohur. Njerëzit ndihen rehat me ju si udhëheqës, duke e ditur se ju zgjidhni gjithmonë atë që është më e mira për gjithë grupin. Nëse po kërkoni një punë, do ta gjeni një në një fushë konkurruese. Karizmi juaj ju dallon nga turma.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.