HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 janar nga Russell Grant

Dashi

Ju pëlqen qe të vendosni rregulla me kolegët tuaj . Në vend që të impononi rregulla të rrepta për grupin, ju kultivoni një mjedis pune të lirë dhe të lehtë. Kjo i inkurajon njerëzit të marrin qasje inovative. Rezultati është produkte dhe shërbime të mëdha që mposhtin konkurrencën. Është e rëndësishme të mbani private detajet marrëdhënies tuaj romantike. Ndërsa jeta juaj është një libër i hapur, partneri juaj është shumë më privat. Duke respektuar kufijtë e juaj ju do të kultivoni një marrëdhënie të ngushtë që është një burim i përjetshëm i gëzimit.

Demi

Mënyra më e mirë për të zgjeruar horizontet tuaja është të mësoni sa më shumë që të mundeni për një temë interesante. Regjistrimi në universitet, shërbimi si praktikant ose leximi i gjerë do të bëjë që besimi juaj të rritet. Fitimi i këtyre njohurive gjithashtu do të përmirësojë aspektin tuaj profesional. Një mik po ju inkurajon të zhvilloni talentin tuaj artistik. Është e vështirë për një person praktik si ju t'i kushtoni kohë ndjekjeve krijuese; ato duken si humbje kohe. Ndëgjoni të miqtë tuaj. Ata kanë besim në talentin tuaj.

Binjakët

Kursimi i parave është përparësia juaj. Ju nuk keni ndërmend të jetoni vazhdimisht duke pritur për ditën e rrogave. Do të jetë e këndshme të ndiqni marrëdhëniet dhe punët që dëshironi. Njerëzit ju duan shumë. Ata reagojnë me entuziazëm ndaj mirësisë dhe dhembshurisë suaj. Mos u habitni kur ju kërkohet të promovoni një fondacion. Falë ideve tuaja të shkëlqyera, një organizatë bamirëse do të marrë shumë dhurime. Këto para mund të përdoren për të blerë disa pajisje shumë të nevojshme.

Gaforrja

Të qenit në një marrëdhënie mbështetëse ju jep liri krijuese. Falë partnerit tuaj romantik ose afarist, do të keni mundësi të fitoni para nga imagjinata juaj. Ky është një ndryshim i mirëpritur nga mbajtja në një punë që kursen energjinë tuaj. Do të merrni një mundësi për të bërë një turne jashtë shtetit me një organizatë arsimore ose shpirtërore. Përjetimi i kulturave të ndryshme do t'ju bëjë që të ndryshoni disa nga zakonet tuaja. Njohja me kulturat do të pasurojë kënaqësitë tuaj të jetës.

Luani

Durimi, aftësia dhe efikasiteti juaj janë vlerësuar shumë nga punëdhënësi juaj. Kjo është një kohë e mirë për të kërkuar ngritje në detyrë dhe promovim. Është e qartë që ju keni tejkaluar pozicionin tuaj. Nëse nuk ka mundësi të rriteni në kompaninë tuaj të tanishme, kërkoni një vend diku tjetër. Një marrëdhënie pasionante po ju jep një qasje të re për jetën. Falë kujdesit për të dashurinë tuaj, do të frymëzoheni të ndiqni një ëndërr të përjetshme. Bashkimi në një teatër apo grup muzikor do të jetë një shans për të shfaqur anën tuaj artistike.

Virgjëresha

Shërbimi si trajner ose mësues do të jetë i dobishëm. Ju e shikoni si shumë premtues një student. Duke nxitur një etikë të mirë pune në këtë nxënës, ai do të jetë një artist i suksesshëm. Puna si një instruktor do t'ju frymëzojë të keni shumë ide krijuese. Nëse keni qenë i përfshirë në një marrëdhënie romantike, mund të vendosni të fejoheni ose martoheni. Partneri juaj nxjerr anën tuaj të butë.

Peshorja

Kjo është një kohë e mirë për projekte të përmirësimit të shtëpisë. Këshillohet të gjeni një specialist të mirë. Është më mirë të shpenzoni shumë para për të kryer një punë siç duhet sesa të paguani më pak e të keni një rezultat jo të mirë. Kërkoni rekomandime në mediat sociale. A jeni lodhur me veshjet tuaja? Kjo është një kohë e mrekullueshme për të blerë ca të reja. Do të gjeni gjëra të bukura që përmirësojnë pamjen tuaj.

Akrepi

Ndekja e një arsimi do të përmirësojë shumë perspektivat tuaja profesionale. Pasja e një diplome ose certifikate do t'ju japë mundësinë e  një pagese më të mirë. Do të jetë një lehtësim që njerëzit të vijnë tek ju për t`ju ofrouar punë, në vend që të kërkoni ju. Një takim i bukur romantik ju bën të ndiheni sikur po ecni në ajër. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë.

Shigjetari

Të qenit e shkathët është në avantazhin tuaj. Një mbledhje familjare do të jetë prekëse. Ju do të kënaqeni të flisni me një të afërm i cili ju tregon histori argëtuese për të kaluarën. Këto anekdota mund t'ju frymëzojnë të shkruani një libër, këngë ose skenar. Idetë do të rrjedhin si një lum i fuqishëm.

Bricjapi

Jeni të fortë dhe me vetëbesim. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz janë të frikësuar nga ju. Partnerët e mundshëm romantikë kanë frikë se nuk kanë asgjë për t`ju ofruar. Kjo është arsyeja pse ju duhet të bëni lëvizjen e parë. Nëse rrini duarkryq dhe prisni që admiruesit t`ju afrohen, do të prisni gjatë. Një sipërmarrje biznesi që përfshin arsimin, reklamimin ose udhëtimin do të jetë e këndshme.

Ujori

Këshillohet të shkoni në një aktivitet shpirtëror. Muaji tjetër do të jetë shumë i ngarkuar për ju. Të qenit në qendër të vëmendjes do të jetë shterruese. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të pushoni dhe rimbushni bateritë tuaja tani. Ju mund të fitoni shumë para nga një punë që përfshin art, argëtim ose mallra luksoze. Gatishmëria juaj për të mbështetur produktet dhe shërbimet vizionare tërheq një grup klientësh besnikë.

Peshqit

A po kërkoni një sfidë? Bashkohuni me një organizatë humanitare. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme duke punuar për ta bërë botën një vend më të mirë. Jo vetëm që do t`ju duket shpërblyese, por gjithashtu do të kënaqeni me shoqërinë e shokëve të tjerë filantropë. Do të fitoni famë dhe do të vlerësoheni për talentin tuaj krijues. Do të merrni disa përgjigje entuziaste nga njerëz që mund të përfaqësojnë punën tuaj.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.