HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 janar nga Russell Grant

Dashi

Miqtë nuk janë në gjendje t'ju japin ndihmën që ju nevojitet për të ndërmarrë një sipërmarrje të re nga themeli. Mos lejoni që kjo t'ju ndalojë të ecni përpara me planet tuaja. Edhe pse kjo do të jetë një luftë, mund të jetë një shenjë se ju keni për qëllim t`ia dilni në këtë sipërmarrje.

Demi

Një mundësi për të bërë një udhëtim jashtë shtetit ose për të studiuar jashtë mund të tingëllojë shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Sigurohuni që të bëni më shumë hetime dhe të mësoni më shumë. Udhëtimi do të lidhet me punën tuaj ose një sipërmarrje grupi. Ky është shansi juaj për të nisur një fillim të ri.

Binjakët

Duke qenë i pasigurt për njerëzit me të cilët po punoni, do jeni më të kujdesshëm. Deri sa të njihni dikë siç duhet, nuk doni të merrni vendime të gabuara dhe mirë bëni.

Gaforrja

Fjalët dhe veprimet tuaja do të bëjnë një përshtypje të thellë mbi njerëzit e rinj rreth jush. Për këtë arsye, jini të sjellshëm. Të shërbeni si mentor për një të sapoardhur në vendin tuaj të punës do t'ju kujtojë se si ndiheni shpesh në mjedise të panjohura. Nëse e kuptoni se dikush është i pasigurt, lavdëroni talentin e tij për ta inkurajuar.

Luani

Duke gënjyer veten se gjithçka është mirë në një marrëdhënie kur në fakt nuk është, do të hapni rrugën për dhimbje. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, kërkoni pak kohë për t`i kuptuar gjërat më mirë. Duhet të mendoheni nëse dëshironi të vazhdoni me këtë aleancë.

Virgjëresha

Do të jetë kënaqësi të gjeni mundësi të reja për kreativitetin tuaj. Kthimi i pjesëve të vjetra dhe të padëshiruara në vepra të bukura do të jetë jashtëzakonisht e kënaqshme. Është shumë e rekomandueshme të futeni në një konkurs ose të dorëzoni punën tuaj për shqyrtim. Të jeni të sigurtë se do t'ju jepet një çmim.

Peshorja

Një ndryshim i rutinës do t'ju japë një shans për të parë disa aspekte të jetës suaj nga perspektiva e re. Ju mund të kuptoni se është koha për t'u çliruar nga një situatë kufizuese dhe shtypëse. Mos u ndjeni fajtorë sepse nuk dëshironi të vazhdoni me rutinat që nuk fuksionojnë më për ju.

Akrepi

Shefi ose kolegu juaj mund t'ju sugjerojë të ndryshoni metodat në mënyrë që të përmirësoni mjeshtërinë tuaj. Fillimisht do të zemëroheni, por sapo të keni mundësinë të mendoni, do të kuptoni se po përpiqen t'ju ndihmojnë. Pranoni kritikën e tyre konstruktive.

Shigjetari

Puna vullnetare do t'ju japë një eksperiencë të vlefshme në një fushë që do të donit të hyni. Bashkimi me një organizatë bamirëse dhe ndihma me fonde do të jenë jashtëzakonisht të dobishme. Përveç kësaj, po fitoni aftësi të reja dhe do takoni disa njerëz të rëndësishëm.

Bricjapi

Një mik ose fqinj po përfiton nga natyra juaj e mirë. Është koha që së pari të vendosni nevojat tuaja në fokus e të bëni ca ndryshime. Ju duhet të dilni nga një marrëdhënie mbytëse. Sa më parë!

Ujori

Kur ishte hera e fundit që ju u relaksuat? Nëse ndiheni të lodhur dhe nervoz, kjo është për shkak se keni nevojë për një pushim. Zhvendosuni në një vend të fshehtë, privat me një libër të mirë. Dëgjoni muzikë relaksuese ose shkoni për një trajtim në spa. Ju nuk mund të punoni çdo ditë pa marrë frymë.

Peshqit

Disa njerëz i vlerësojnë aftësitë tuaja. Nëse në këta njerëz përfshihet shefi juaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar një ngritje page. Ju jeni një nga njerëzit më të talentuar në fushën tuaj dhe duhet të merrni atë që meritoni.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.