Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 12 tetor nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 12 tetor 2017.

Dashi

Nuk do të arrini të gjeni një përmbushje personale përmes famës dhe brohoritjeve.  Duhet të zhvilloni një marrëdhënie të sinqertë për të përmbushur hapësirat tuaja. Duhet të kaloni kohë me miqtë, fqinjët, etj. Ata do t’ju tregojnë nëse po bëheni shumë më egoist se sa duhet. Ama do të dinë edhe t’ju ngushëllojnë. Mos e investoni gjithë kohën për punë, por mendoni edhe për jetën personale.

Demi

Disa zgjedhje i keni bërë nga frika, por këtij cikli duhet t’i vijë fundi.  Në vend që të imagjinoni rezultatin më katastrofik të mundshëm, supozoni se gjithçka do të shkojë në favorin tuaj. Modelojeni sjelljen tuaj sipas një shembulli optimist dhe do të shpërbleheni. Çështja është se si e shihni ju Universin. Nëse e shihni botën si vend armiqësor, rezutlati do të jeë mundësi të humbura. Përqëndrohuni në bujarinë dhe bukurinë e Tokës. Kultivoni përmbushjen e vetvetes në të gjitha format.

Binjakët

Duhet të bëni një zgjedhje kurajoze. Jeni lodhur duke qëndruar në stanjacion. Duhet të lëvizni në një drejtim tjetër. Ju mund të ofroni mallra dhe shërbime me vlerë për komunitetin. Mund të fillojë si ide e vogël, por shpesh mund të jetë një punë full-time për ju. Kjo kërkon investim personal, por dhe sakrifica. Ama ky është shansi juaj për të bërë botën një vend më të mirë.

Gaforrja

Ngadalë por në mënyrë të sigurt, gjërat po përmirësohen. Një situatë e vështirë në punë po përmirësohet, sidomos prej faktit se një koleg që ju mërziste është larguar. Sapo t’ju largohet dhe energjia negative që ju shkaktonte ai, produktiviteti juaj do të rritet. Jeni pa punë? Një ofertë e mirë do t’ju vijë. Mos u shqetësoni nëse nuk është në nivelin që prisnit. Aftësitë tuaja do të bien në sy dhe menjëherë do të rriteni në detyrë.

Luani

Mjaft dëgjuat veten tuaj se si mbron veten. Nëse nuk jeni në gjendjen e duhur shpirtërore, dëgjoni muzikë të bukur. Shihni një film argëtues. Shpenzoni kohë me miq optimistë. Gjendja juaj do të fillojë të ndryshojë kur i fusni truri inpute pozitive. Nëse nuk ndiheni mirë në punë, ndodh sepse keni mungesë esenciale informacionesh. Merrni një kurs ose trajnim të specializuar. Mos kini frikë ta pranoni injorancën dhe të kërkoni instruksione.

Virgjëresha

Nuk ka pse të mbani një miqësi me dikë vetëm seps ai mundet t’ju ndihmojë. Ju nuk i pëlqeni këto sjellje oportuniste.  Është tjetër gjë të kesh afeksion për një person dhe gjë tjetër nëse të interesojnë lidhjet e tij. Fokusohuni në përmirësimin e performancës suaj. E vetmja mënyrë të arrini pozicionin që dëshironi është përmes talentit.

Peshorja

Nëse jeni pushuar ose iu është shkurtuar vendi i punës, merrni frymë thellë. Mos i drejtoni vetes krtika. Në vend të kësaj shkoni pranë dikujt që ju do pa kushte. Do t’ju ndihmojë të shihni anën pozitive të kësaj situate stresuese. Ndoshta ju kurrë nuk do të kishit mundur të avanconi në atë kompani. Në vend që ta quani humbje, quajeni këtë si mundësi për të përparuar më tutje.

Akrepi

Familja po përpiqet të ndërhyjë në jetën tuaj personale. Mos e lejoni të ndodhë një gjë e tillë. Ju keni të drejtë të krijoni marrëdhënie me ata që ju doni. Nëse jetoni nën çatinë e dikujt tjetër, sigurisht që pavarësia juaj nuk do të jetë e garantuar. T’i paguani vetë faturat dhe detyrimet do të ishte zgjidhja ideale për të fituar vetëbësim dhe për të krijuar kufij të shëndetshëm në lidhje me të afërmit. Ata s’ka pse të dinë çdo gjë ndodh në jetën tuaj private. Përpjekjet për kontroll do të vazdojnë, por mund të injoroni disa telefonata dhe emaile.

Shigjetari

Mbingarkesa me informacione ju ka lodhur. Merrni një pushim nga mediat sociale. Zhyteni veten në një projekt tuajin tërësisht kreativ në përputhje me talentin që keni: muzikë, sport, pikturë, etj. Pasi të keni shijuar një aktivitet të tillë, do ta kuptoni se sa shumë ndikohet gjendja shpirtërore nga mesazhet që na vijnë nga mediat sociale. Bëni më shumë zgjedhje të mençura si psh leximi.

Bricjapi

Punëdhënësit tuaj nuk i interesojnë dramat tuaja familjare. Nëse keni proleme në shtëpi, më mirë merrni pushime dhe përballuni me to.  Ardhja vonë vazhdimisht dhe mosrespektimi i afateve do ta vendosë karrierën tuaj në rrezik. Jeni papunë? Arsyeja ndoshta është se situata juaj familjare ju mban larg një pozicioni të mirë pune.

Ujori

Vendosja e theksit të tepërt tek çështjet materiale po dëmton marrëdhëniet tuaj. Dikush që ka shumë për t’ju ofruar nga ana emocionale, ndihet i nënvlerësuar. Ai mendon se ju e shihni vetëm si një burim parash. Është koha të mendoni dhe njëherë qasjet tuaja dhe të gjeni mënyra për të treguar vlerësimin për këdo në jetën tuaj, pavarëisht rolit që luan. Edhe një person që nuk fiton shumë para mund t’ju bëjë një dhuratë të çmuar një ditë.

Peshqit

Mos u përpiqni t’u impononi të tjerëve  atë që besoni ju. Edhe pse jeni të bindur që formula juaj për jetën është  korrekte, kjo është një qasje mendjengushtë. Bota është një vend i ndryshëm për shumë arsye. Nëse të gjithë do të ishin njësoj, jeta do të ishte shumë e mërzitshme. Tregoni respekt për idetë e të tjerëve, edhe pse mund t’ju duken shumë të çuditshme.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *