HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 shtator nga Russell Grant

Dashi

Është e rëndësishme të merrni masa paraprake të sigurisë në punë. Vetëm pajisjet e sigurisë, do t'ju mbajnë larg rrezikut. Mos u shqetësoni se si do t'u shfaqeni të tjerëve. Askujt nuk i intereson se si duken kur janë në dhomën e urgjencës apo në rrezik. Një këndvështrim ekstrem mund t`ju largojë nga kolegët, miqtë dhe të afërmit. Jeni të mirëpritur të keni sistemin tuaj të besimit. Në vend që të përpiqeni t'i ktheni të tjerët në këndvështrimin tuaj, tregoni respekt për filozofitë e tyre. Diskutojini idetë me njerëzit që duhet.

Demi

Jeni mërzitur që nuk keni kohë të mjaftueshme për kënaqësitë e jetës. Nëse rutina juaj është të dalësh nga shtrati e të shkosh në punë, dilni prej kësaj gjendjeje. Ndryshoni përparësitë tuaja. Bëni qejf në fillim dhe pastaj shikoni punën. Lërini përgjegjësitë personale dhe profesionale për më vonë. Nuk ka pse të punoni për persona. Trajtojeni veten mirë dhe gjithë të tjerët do veprojnë njësoj.

Binjakët

Një i saponjohur është i inatosur dhe e ka humbur arsyen. Edhe pse nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar sjelljen e tij, mund të rregulloni qëndrimin tuaj. Filloni ta trajtoni veten me mirësi dhe me kujdes. Mos prisni që të tjerët t'ju bëjnë të lumtur. Plotësoni orarin tuaj me aktivitete që ju pëlqejnë. Vendosja e një shembulli të mirë do t`i frymëzojë gjithë të tjerët rreth jush, përfshirë edhe këtë njeri problematik.

Gaforrja

Problemet e transportit do të krijojnë vonesa. Mbajeni orarin sa më fleksibël të jetë e mundur. Presioni ndaj vetes për të bërë gjithçka në një periudhë të shkurtër krijon ankth. Adoptoni një ritëm më të qetë. Lodhja e përhershme dhe mungesat e vazhdueshme do t'ju bëjnë të rrezikoni. Trajtoni punëdhënësin tuaj me respektin që dëshironi t`ju trajtojnë edhe juve. Keni fuqinë për të vendosur bazat e marrëdhënies tuaj.

Luani

Mbajini të kyçura sendet me vlerë. Bëni kujdes me çantën dhe portofolin. Mbi të gjitha, mos i ndani fjalëkalimet tuaja me askënd tjetër. Duke marrë disa masa paraprake, do të shmangni humbjen ose vjedhjen. Kjo nuk është një kohë e mirë për të ndërmarrë një rrezik financiar. Mbajini paratë në bankë dhe mos u bëni pjesë e asnjë skeme mashtrimi. Mos i besoni dikujt që do vijë me një ofertë për ju. Do të ketë mundësi më të mira për të rritur të ardhurat, por në një moment tjetër.

Virgjëresha

Egoizmi po krijon pakënaqësi në shtëpi. Edhe pse e dëshironi shumë diçka, s`keni të drejtë të ndërhyni tek familjarët. Ka një mënyrë për të gjetur një të mesme të artë. Këto ditë do merreni me disa rregullime elektrike ose hidraulike në shtëpi.

Peshorja

Mos u përfshini në një intrigë të fshehtë. Nëse shoku juaj dëshiron që ta mbuloni në diçka, refuzoni. Mos u bëni pjesë e gënjeshtrave të tyre. Përfshirja në këtë mashtrim do të dëmtojë reputacionin tuaj. Dikush që nuk ka një arsim të lartë ka në fakt shumë për të ofruar. Është marrëzi të hedhësh poshtë sugjerimet e tij vetëm sepse ke një diplomë të përparuar. Duke dëgjuar me vëmendje idetë e tij, do të formoni një lidhje të fortë. Madje mund të bëheni një ekip krijues i talentuar.

Akrepi

Miqtë po ju inkurajojnë të bëni diçka të pamatur. Mos ua vini veshin. Nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga të dashurit, kështu bëni. Nëse doni të ndiheni më mirë, kaloni më shumë kohë në aktivitete që doni. Shkoni në bibliotekë dhe shikoni filma. Dilni në natyrë. Nisni një projekt hulumtues. Të ndjerit mirë nuk kushton shumë.

Shigjetari

Një qëndrim diktatorial në punë do të krijojë pakënaqësi të madhe. Jeni lodhur nga njerëzit që janë gjithnjë e më pak produktivë. Ndjekja e rregullave të rrepta dhe dënimeve të ashpra nuk do të funksionojë. Do të merrni rezultate shumë më të mira duke komplimentuar cilësitë më të mira të secilit punonjës. Jini të sinqertë dhe bujarë. Në fillim, ata do dyshojnë tek vërtetësia e komplimenteve tuaja. Vazhdoni ta bëni. Është vetëm në të mirë të punës.

Bricjapi

Ju nuk e kuptoni dikë që vjen nga një kulturë tjetër. Në vend që të shikoni zakonet dhe qëndrimet e tyre, tregoni pak interes për ta. Me pak mendim pozitiv dhe përfshirje, ky fqinj ose koleg mund të bëhet mik i mirë. Gjëra të çuditshme kanë ndodhur. Mundohuni të mos zhyeni në mërzi. Edhe pse një pengesë është shqetësuese, nuk duhet t'i kushtoni shumë vëmendje. Do ta kaloni këtë situatë të pakëndshme shumë më shpejt nëse përqendroheni në atë që po shkon mirë e jo në atë që shkon keq.

Ujori

Vendosja e theksit tek afeksioni fizik do ta largojë partnerin nga ju. Nëse dëshironi një nivel më të madh intimiteti, filloni të kaloni kohë cilësore së bashku. Zbuloni se çfarë e frymëzon dhe çfarë e shqetëson të dashurin tuaj. Përgjigjet do t'ju habisin. Kur të jeni në gjendje të lidheni në një nivel emocional, do keni një lidhje më të afërt. Ky do të jetë një lehtësim i madh.

Peshqit

Një mosmarrëveshje me mikun tuaj më të mirë, në punë ose me partnerin romantik do të jetë shumë shqetësuese. Jeni lodhur duke qenë ai që pritet gjithmonë të bëjë kompromis. Kjo çështje është e rëndësishme për ju. Në vend që të pikëlloheni, shpjegoni se si ndiheni. Sa më racional të jeni, aq më e lehtë do të jetë për gjysmën tjetër t`ju dëgjojë. Ky debat do shënojë një pikë kthese të rëndësishme në marrëdhënien tuaj.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.