Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 12 shkurt nga Russell Grant


Dashi

Të jeni të detyruar të bëni punë të parashikueshme është e mërzitshme. Në vend që të fiksoheni tek zhgënjimet, vendosni një objektiv të lartë. Është e nevojshme të fitoni ca aftësi përpara se të gjeni një punë të ëndërruar. Aftësia juaj për të planifikuar ju ndihmon të shmangni katastrofën. Duke pasur furnizime shtesë në dispozicion, do të jetë e lehtë të përmbushni një porosi të madhe. Punëdhënësi juaj do të jetë jashtëzakonisht mirënjohës dhe do ju japë detyra më të mira.

Demi

Familja jote nuk e miraton një marrëdhënie të ngushtë. Ata duan që ju të shoqëroheni me njerëz që kanë të njëjtat qëndrime dhe ambicie me ta. Bëni një vesh të shurdhër ndaj kritikave të tyre dhe vazhdoni të derdhni energji në këtë lidhje. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni një transformim të kënaqshëm. Marrja e një edukimi këshillohet fuqishëm. Ju jeni të aftë për të marrë një diplomë të avancuar. Me këtë diplomë në dorën tuaj, do mund të gjeni çdo punë që dëshironi.

Binjakët

Duhet të jeni më të sigurt nëse doni të ndiqni zemrën tuaj. Ju meritoni më të mirën. Veproni në përputhje me rrethanat. Shfaqni arritjet tuaja për të marrë një pozicion të dëshirueshëm. Përgatitja e mëtejshme e aftësive krijuese këshillohet fuqishëm. Ju do ta vlerësoni shumë punën me një mësues. Udhëzimet e tyre do t’ju lejojnë të arrini lartësi që kurrë nuk i kishit ëndërruar.

Gaforrja

Shumë punë ju trondit. Është koha për të lehtësuar ngarkesën tuaj, madje edhe sikur të rrezikoni vendin e punës. Ngushëllohuni me njohuritë që keni. Gjithmonë do të ketë konsumatorë mirënjohës për aftësitë tuaja superiore. Sjellja juaj e qetë është e duhura për çdo situatë të vështirë. Kur përballeni me një emergjencë, ju përqendroheni për ta fiksuar problemin sa më shpejt dhe me efikasitet që të jetë e mundur. Ky qëndrim kufizon dëmin e një katastrofe.

Luani

Në vend që të jeni një blerës i përhershëm, jini më i ndërgjegjshëm. Nëse gjeni diçka të shtrenjtë, prisni disa ditë para se të blini atë. Mbase do t`ju dalë nga qejfi. Vizita tek një mjek do të jetë e dobishme. Do të mësoni se si të lehtësoni sikletin.

Virgjëresha

Një qëndrim tepër mbrotjës do t’i bëjë të afërmit të varur nga ju. Lejojini që të bëjnë gabime. Le t’i pranojnë pasojat e veprimeve të tyre. Këto mësime të jetës krijojnë karakter dhe besim. Kjo është e gjitha pjesë e procesit të rritjes. Është koha për t`u fokusuar tek nevojat tuaja. Nëse kjo do të thotë të delegoni disa përgjegjësi te të tjerët, ashtu bëni. Merrni këtë mundësi për të shijuar një pushim relaksues. Ju do të shijoni vizitën në një vend që njihet për bukurinë e tij natyrore.

Peshorja

Mos  vendosni aq shumë presion tek vetja. Në vend që të fiksoheni mbi të gjitha qëllimet që keni ende për të arritur, kënaquni me gjithçka që keni arritur. Është shumë më e lehtë të jesh i motivuar kur ndihesh mirë me veten sesa kur ke turp. Kalimi i një kohe të qetë do të jetë terapeutike. Ndjehuni të lirë të dilni. Shikoni një serial. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur, të shëndetshëm dhe të gatshëm për të marrë sfida të reja.

Akrepi

Zilija e suksesit të njerëzve të tjerë e largon të mirën nga ju. Ka për të gjithë. Universi është pafundësisht bujar. Herën tjetër kur dikush të jetë mirë, gëzohuni për fatin e tij. Fati i tyre i mirë do të kalojë tek ju. Asgjë nuk i tërheq më shumë paratë se sa një qëndrim mirënjohës. Keni miq të besueshëm. Mbështetuni tek ata kur jeni në një pozitë të vështirë. Marrëdhëniet janë të dyanshme, mësoni të merrni e të jepni.

Shigjetari

Nëse ka ndonjë gjë që nuk ju pëlqen, ajo është kur njerëzit futin hundët në punët tuaja. Jeni gati për të vendosur disa kufij të shëndetshëm. Nëse një punëdhënës përpiqet të ushtrojë kontroll mbi jetën tuaj personale, gjeni një punë tjetër. Ju keni të drejtën e privatësisë. Bëhuni Zot i vetes. Megjithëse keni qenë bujar në të kaluarën, kjo nuk do të thotë që duhet gjithmonë t’i ndihmoni të tjerët me shpenzimet tuaja. Njerëzit do t’ju respektojnë më shumë kur edhe ju shikoni punën tuaj.

Bricjapi

Njerëzit e paorganizuar e admirojnë faktin se sa të organizuar dhe të qetë jeni ju. Ajo që ata nuk kuptojnë është se ju punoni shumë për të shmangur kaosin. Mbajini këta njerëz larg. Ju keni më shumë përvojë se sa njerëzit e tjerë në organizatën tuaj. Është e natyrshme që ju do të dorëzoheni në pozitën udhëheqëse. Në vend që të abuzoni me fuqinë tuaj, përdoreni sa më mirë atë.

Ujori

Mos ji, as huadhënës e as huamarrës. Përzierja e miqësisë me financat gati gjithmonë çon në katastrofë. Nëse një i dashur ka nevojë për para jepjani më mirë se dhuratë pa pritur kthimin. A keni nevojë për ndihmë ekonomike? Shitja e artikujve të padëshiruar mund t’ju sjellë fitime. Nëse po kërkoni një burim të qëndrueshëm të të ardhurave, mendoni të punoni për një punë në shtet. Të keni të ardhura të rregullta do t`ju çojë në qëndrueshmëri ekonomike. Ju mund ta gjeni përmbushjen kreative jashtë kësaj pune.

Peshqit

Ndaloni së përpjekuri për të përmbushur pritshmëritë e publikut. Kërkoni të kënaqni veten. Pakësimi i parave nuk do të sjellë lumturinë që kërkoni. Ndjekja e një ambicie fëmijërie do të jetë e dobishme. Merruni me një projekt emocionues. Të qenit praktik mbivlerësohet gjithmonë. Jini vizionarë.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.