• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 12 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Ndonjëherë është e vështirë për të kuptuar ose vlerësuar ndjenjat tuaja. Ju keni konflikt në lidhje me një çështje etike. Të qenit në gjendje të shikoni të dy anët e një çështjeje mund të duhet më shumë si një mallkim sesa si një bekim. Ka aspekte të jetës suaj që dëshironi t`i mbani private. Mos u ndjeni të detyruar të diskutoni detajet e një romance me një shok ose koleg të zhurmshëm.

    Demi

    Dëgjimi i problemeve të njerëzve të tjerë mund t`ju depresionojë. Kur kuptoni se po ndiheni keq, fokusohuni tek vetja. Hani një vakt të shijshëm, shkoni në spa ose bëni pazarin. Blini një veshje të re. Trajtojeni veten me një udhëtim relaksues. Zgjidhni ca rroba që ju shkojnë. Nëse nuk jeni të sigurt në zgjedhjet tuaja kërkoni ndihmën e një peshoreje.

    Binjakët

    Ju nuk pajtoheni me vendimet e një personi të fuqishëm. Kundërshtimi i tyre në publik do t`ju bëjë më shumë dëm sesa dobi. Angazhimi në një organizatë bamirëse do t`ju mbushë me kënaqësi. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të mbledhur fonde dhe për të bërë publicitet. Njerëzit e duan të bukurën.

    Gaforrja

    Dallimet kulturore po e dëmtojnë një marrëdhënie. Mos u fyeni nga mendimet e askujt. Jini mirënjohës për larmishmërinë që sjell jeta. Nëse keni ëndërruar të shkoni në një udhëtim, kjo është koha e duhur. Do të gjeni bileta dhe hotel të lirë. Vizita në një vend të huaj do t`ju frymëzojë për një projekt arti.

    Luani

    Debatet për paratë mund t`ju shkatërrojnë një marrëdhënie. Ju nuk keni kontroll mbi të tjerët. E vetmja gjë që mund të ndryshoni është mendimi juaj. Bëjeni zakonin tuaj zëvendësimin e mendimeve kritike me ato mirënjohëse. Gjithkush ka pika të mira. Kënaqni veten. Deri tani e kishit privuar veten nga kënaqësi të ndryshme. Ndjehuni i lirë të përjetoni kënaqësinë që doni.

    Virgjëresha

    Një marrëveshje e padrejtë duhet të rinegociohet edhe pse një kërkesë e tillë mund t`ju çojë në konflikt. Mos u tërhiqni. Mbrojtja e interesave tuaja do të rritë besimin tuaj. Ju jeni një njeri i talentuar dhe i zellshëm që meriton të trajtohet me respekt. Lëreni shokun tuaj më të mirë ose partnerin romantik t`ju bëjë të qeshni. Ju kërkoni vazhdimisht mënyra për t’i shërbyer të tjerëve. Është koha për të marrë mbrapsht kujdesin që gjithmonë keni dhënë ndja të tjerëve.

    Peshorja

    Përpjekja për të zgjidhur një problem me veten ka qenë e vështirë. Ju do të ndiheni shumë më mirë kur të merrni ndihmë nga të tjerët. Mos hezitoni të kontaktoni një person të dhembshur që është ofruar gjithmonë për ndihmë në të kaluarën. Do t`ia shpërbleni ndihmën pas ca kohësh. Trajtojini përgjegjësitë tuaja si një lojë. Këndoni ndërkohë që jeni duke punuar, ose shikojeni punën si një lojë interesante.

    Akrepi

    Merruni me disa punë rutinë ndërkohë që një projekt krijimtarie nuk do dalë ashtu siç donit. Kaloni pak kohë me të dashurin tuaj. Bëjini një dhuratë, gatuani diçka të shijshme ose merrni pjesë në një shfaqje. Gjesti juaj do të vlerësohet shumë. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë në një aktivitet.

    Shigjetari

    Një konflikt tronditës do t`ju bëjë ta shikoni ndryshe një të afëm. Ju nuk pajtoheni me pikëpamjen e tij mbi një situatë sociale. Në vend që t`i gjykoni të dashurit tuaj për idetë e tyre, jini më pranues. Kur të filloni t`i doni të tjerët pa kushte, do surprizoheni. Shtimi i objekteve dekorative në shtëpinë tuaj do jetë qetësues. Kushtojini vëmendje të veçantë dhomës tuaj dhe tualetit.

    Bricjapi

    Është e vështirë të mbani gjallë shpresat kur bombardoheni vazhdimisht me lajme që ju tronditin. Nuk ka asgjë të keqe të mos i lexoni lajmet për ca kohë. Lexoni një libër interesant, os shikoni një film. Një udhëtim i shkurtër këshillohet shumë. Jini të gatshëm të ndryshoni çdo zakon apo qëndrim që nuk ju shërben për mirë. Mbusheni kohën tuaj me aktivitete që ju sjellin gëzim.

    Ujori

    Të fiksuarit pas parave nuk do t`ju sjellë më shumë lumturi. Është e rëndësishme të kujtoni se bilanci tuaj bankar nuk është një pasqyrim i vlerës së jetës dhe lumturisë tuaj. Aftësitë që keni janë më të çmuara se ari. Mbajeni mend këtë kur të merrni në konsideratë progresin tuaj. Të bëni punën që doni do jetë diçka shumë qetësuese. Do të shpërbleheni për aftësinë tuaj organizative. Në vend që të ndiqni një formulë të vjetër, zhvilloni një të re. Kur të tjerët të kuptojnë se sa efikase është kjo mënyrë, do përdorin metodën tuaj.

    Peshqit

    Është e vështirë të lidheni me një audiencë që nuk ju pëlqen. Në vend që të përpiqeni të fitoni pëlqimin e tyre, jini të dashur ndaj vetes. Ndihuni mirë me veten. Është thjesht çështje besimi. Sa i përket dashurisë, gjërat po përmirësohen. Një partner i devotshëm ju jep siguri. Me mbështetjen e tij, mund të realizoni një qëllim të përjetshëm. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë në një festë elegante.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.