• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 12 mars nga Russell Grant


    Dashi

    Ju jeni në një pozicion që tërheq shumë vëmendje. Përdorni ndikimin tuaj për të transformuar jetën e të tjerëve. Ju jepni më të mirën tek të gjithë ata që takoni. Kjo i ndihmon ata të përparojnë. Edhe pse jeni një person dinamik, ju keni nevojë për një mjedis të qetë. Krijimi i një mjedisi të qetë është qetësues.

    Demi

    Zgjerimi i edukimit tuaj do t’ju mbushë me lumturi. Ju nuk jeni një nxënës që mëson shpejt, por kur e mësoni diçka e mbani mend përgjithmonë. Jepini vetes lejen për të bërë diçka që gjithmonë ju ka magjepsur. Ju do të ndiheni si një bimë që po çel lulet. Ju jeni një person i ndjeshëm dhe intuitiv.

    Binjakët

    Dëshirat e fuqishme ju drejtojnë në gjithçka që bëni. Kur keni një ide, mos e lini kurrë pas dore. Kurrë mos i nënvlerësoni aftësitë tuaja. A vuani nga diçka? Do të shëroheni kur nuk e prisni.

    Gaforrja

    Një partneritet dinamik ju ndihmon të realizoni një ëndërr të përjetshme. Kur nuk jeni të sigurt se cilin drejtim duhet të merrni, mbështetuni tek një bashkëpunëtor profesionist ose tek një partner. Ai do t’ju çojë në rrugën e drejtë. Kjo sepse ata e kuptojnë vlerën tuaj të vërtetë, gjë që është e rëndësishme. E gjithë energjia pozitive që gjeneroni është duke vepruar si një bumerang.

    Luani

    Gjetja e mënyrave për t’i shërbyer njerëzimit ju fuqizon. Ju doni ta ndriçoni botën. Bëhuni vullnetarë në një shtëpi të moshuarish, kafshësh apo fëmijësh të braktisur. Çfarëdo që të bën do ta bëjë botën më të mirë dhe juve gjithashtu.

    Virgjëresha

    Është koha për të ndërmarrë një rrezik. Qëndrimi juaj pozitiv ju hap dyert që më parë ishin të mbyllura. Përdorni energjinë tuaj optimiste për të ndryshuar fatin tuaj. Nëse dikush ju ofron një punë që nuk ju përshtate, mos e pranoni. Kur ju kërkohet të përkufizoni të vërtetën, jini plotësisht të ndershëm. Sfidimi juaj do të krijojë konflikt të çastit, por në fund do të dilni fitimtarë.

    Peshorja

    Ju mund të shkruani një skenar të ri për jetën tuaj. Gabimet dhe dhimbjet e kaluara mund t`i lini prapa dhe të kapni fuqinë e momentit. Përdorini aftësitë tuaja kreative, diplomatike dhe intelektuale për të ndërtuar jetën që keni dashur gjithmonë. Kur nuk ju pëlqejnë rrethanat tuaja të tanishme, çojini mendimet tuaja në një situatë ideale. Së shpejti, ëndrrat do të bëhen realitet.

    Akrepi

    Gjeni diçka për t`u marrë. Lexoni, pikturoni, ose bëni ç`të doni. Mos u ndiheni të detyruar të ndani idetë tuaja me të tjerët që nuk do t`i kuptojnë ato. Një njeriu juaj i dashur është shumë i ndjeshëm. Ofrojini rehati dhe siguri. Kjo mbështetje do t`ju afrojë më shumë.

    Shigjetari

    Ju keni aftësinë për të bërë një pasuri. Bëni thjesht atë që doni të bëni. Kur jeni të lumtur në punë, jeni edhe më të begatë. Entuziazmi juaj i natyrshëm ju frymëzon për t`u rritur në çdo fushë e për të bërë para. Përmirësoni dietën. Kur e trajtoni mirë trupin tuaj, vetëbesimi rritet. Kjo e bën më të lehtë gjetjen e një fitimprurëse. Sa më mirë ta trajtoni veten, aq më e mirë bëhet jeta juaj.

    Bricjapi

    Personaliteti juaj tërheq njerëz nga çdo sferë e jetës. Zgjidhni të shoqëroheni me ata që ndajnë dëshirën tuaj për të ndërtuar diçka me vlerë të qëndrueshme. Nëse po filloni një biznes ose po krijoni një familje, do arrini sukseset. Një flirt ju mbush me emocion. Ndiheni mirë kur ju admirojnë dhe vlerësojnë. Kanalizojini energjitë tuaja drejt një projekti krijues dhe do të jeni të kënaqur me rezultatet.

    Ujori

    Jeta është e ëmbël. Trajtojeni veten mirë. Lumturia e brendshme është një përparësi. Nëse po luftoni me të afërmit, mos i kritikoni ata. Përqëndrohuni në cilësitë e tyre pozitive, sado të vogla qofshin ato. Ngadalë por me siguri këto marrëdhënie do të përmirësohen. Zemërimi do të zëvendësohet nga vlerësimi.

    Peshqit

    Ju bëni një përshtypje të fortë mbi të gjithë dhe e dini mirë këtë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë një marrëveshje shitjeje, për të kërkuar një favor ose për të promovuar një ide. Njerëzit do t`ju ofrojnë mbështetje emocionale dhe materiale. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë dhe këshilla. Dikush do jetë i lumtur t`ju ndihmojë. Pasi ta keni marrë këtë ndihmë, përdoreni atë për të ndihmuar të tjerët.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.