• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop

    Horoskopi për datën 12 mars nga Rusell Grant


    Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 12 mars 2017.

    Dashi
    Lajme të mira vijnë nga shëndeti, pasi keni përdorur një dietë që ju ka ndihmuar të largoni disa shqetësime të kohëve të fundit. Ndiheni më aktiv. Keni shume energji dhe e ndjeni të nevojshme të filloni me qëllimet për të ecur para në karrierë. Disa dokumente që i keni lënë pas dorë prej disa kohësh do t’i rregulloni dhe dorëzoni aty ku duhet. Do keni edhe disa intervista pune që do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft të vlerësuar për aftësitë që keni. Nuk ka ndonjë gjë të re për dashurinë.

    Demi
    Lërini pak mënjanë punët që ju shkaktojnë ngarkesë dhe lodhje dhe merrni disa pushime. Kjo s’do të thotë që t’i futeni punëve të shtëpisë me kokë. Sot duhet të vendosni veten në veten e parë. Shkoni diku ku përballë të keni vetëm natyrën dhe gjelbërimin dhe porosisni një vakt të shëndetshëm, por jo ta tejkaloni me yndyrat. Disa persona ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë sepse në të vërtetë ju duan. Pse nuk i ftoni në mbrëmje sepse mund të zbuloni se dikush ka ndjenja ndaj jush. Ndiq zemrën….

    Binjakët
    Do merreni me zbukurimin dhe pastrimin e shtëpisë sepse keni kohë që e planifikoni. Kjo gjë do t’ju bëjë të hiqni mendjen nga streset e punës edhe pse në fakt nuk duhet të lodheni shume fizikisht. Do ndryshoni tërësisht dhomën me bojë me ngjyra të ndritshme, sepse ju duket e zymtë dhe mendoni se me ndryshimin e saj do filloni një jetë të re larg vjetërsirave. Përdorni imagjinatën për transformimin e saj dhe mendoni të mos shpenzoni shumë sepse ju e dini shumë mirë që keni një borxh të pashlyer edhe pse është një borxh i vogël. Në mbrëmje do ndiheni romantikë dhe do bëni një telefonatë të ndjeshme.

    Gaforrja
    Mund të mbani një ditar dhe kjo do jetë gjëja më e mirë për veten tuaj. Keni një ndjeshmëri shumë të lartë por kjo s’do të thotë se nuk keni karakter të fortë. Gjithashtu jeni inteligjentë edhe pse shpesh herë rrëmbeheni nga emocionet. Kur punët përzihen me ndjenjat ju përjetoni stres dhe ankth dhe e gjithë përgatitja juaj bie fatkeqësisht shumë poshtë. Sot do keni një problem me mbajtjen e sekreteve. Kujdes sepse do nxirrni një informacion pikant për mikun më të mirë. Keni pak kohë të mendoheni dhe t’i tregoni mikut se i keni treguar sekretin dhe kërkojini falje para se ta marrë vesh nga të tjerët.

    Luani
    Është e rëndësishme të jesh më egoist. Duket si këshillë e çuditshme por në situatën ku ndodhesh është më se e vlefshme. Gjithmonë je sjellë i/e ngrohtë dhe e dashur. Për këtë arsye njerëzit ju kanë mbytur me kërkesa dhe hallet e tyre. Keni humbur dashurinë për shkak të këtyre ankesave por ka ardhur moment që të reflektoni. Nuk keni plotësuar akoma nevojat tuaja kështu që ngrihuni dhe shihuni në pasqyrë dhe mendoni: Jam i rëndësishëm dhe ka ardhur koha të mendoj vetëm për veten time. Mos harro të shkosh dhe të marrësh një trajtim SPA për veten.

    Virgjëresha
    Po mundohesh të luftosh stresin që të ka mbërthyer kohët e fundit. Por ka shumë gjëra të bukura që mund të bësh për veten. Mund të shkosh me pushime, të marrësh trajtime, të lexosh apo të shkosh në një party. Merr frymë thellë dhe mos i përjeto gjërat në mënyrën më të keqe të mundshme sepse kur e mendon, ke një stres të paprecedent dhe pa një arsye të fortë.

    Peshorja
    Po përjetoni disa zhgënjime. Dhe në vend qe të arsyetosh ti qesh me veten dhe nuk bën asgjë për të rregulluar problemin. Në fakt është një mënyrë shumë e mirë për të larguar stresin, edhe pse në fakt duhet të mendoni pak më shumë. Do filloni një punë të re shumë interesante dhe do keni fitime të konsiderueshme. Do të njihni edhe një partner të ri shumë pasionant por që lidhja nuk do rezultojë shumë e gjatë. Do merrni një vendim të rëndësishëm në familje që do shkaktojë debate.

    Akrepi
    Do përfshihesh në një problem që nuk ka aspak lidhje me ty. Do kritikoheni shumë por kjo nuk ju bën përshtypje sepse akrepi e adhuron rrezikun, edhe nëse i kushton jetën. Do ndihesh entuziast për një lajm familjar që mund t’ju rrisë kompetencat. Edhe në shoqëri shiheni si njeri autoritar që ka gati arsenalin për t’jua shpërthyer në fytyrë. Kjo në fakt ndihmon akrepët për tu ndjerë më të mbivlerësuar dhe nëse ata marrin vesh se janë ofenduar pas krahëve, mund të ndodhë një debat ekstrem.

    Shigjetari
    Do futeni në telashe për shkak të një debati në punë dhe kjo jo për fajin tuaj pasi një koleg ka adresuar emrin tuaj për një gabim të ndodhur në një dokument të rëndësishëm. Megjithatë, ju do keni mjaft argumente për t’i shpjeguar shefit se nuk është përgjegjësia juaj por e dikujt tjetër. Nuk jeni njeri që merrni hak por sigurisht që do ftohni menjëherë marrëdhëniet me personin tjetër. Por mos harro, mos u anko tek të tjerët sepse mund ta përdorin kundër jush. Ashtu si po e lexon nuk do jetë dita më e mirë e juaja, edhe pse keni përjetuar edhe me keq se kaq.

    Bricjapi
    Është koha perfekte për të lexuar një libër psikologjik apo një trajtim trupi me vajra ekzotikë. Kjo është më shumë efektive se të qëndrosh me orë të tëra nëpër kafenetë e lagjes tënde. Do ndeshesh me një mik të vjetër dhe do kalosh një pasdite fantastike duke kujtuar kohët e fëmijërisë. Megjithatë, mos harro ti kushtosh më shumë vëmendje vetes dhe harrojeni partnerin e vjetër sepse nuk është tipi yt.

    Ujori
    Po korr një sukses të madh në punë dhe kjo bën që të ndiheni si në qiell. Për shkak të këtij suksesi do merrni shpërblim dhe sigurisht që do vraponi drejt butiqeve të shtrenjta për të blerë gjërat që ju nevojiten. Lejoni vetes të takoni më shumë njerëz interesantë dhe të krijoni një lidhje, qoftë për një kohë të shkurtër sepse ndiheni vetëm. Gjithashtu mendoni për pak pushime në vende që nuk keni qenë më parë sepse ju ndihmon të frymëzoheni dhe të largoheni paksa nga streset e përditshme.

    Peshqit
    Mos prit më që njerëzit të vijnë dhe t’ju shpëtojnë sepse nuk do të ndodhë më. Nëse je në vështirësi mendo dhe gjej një zgjidhje, të paktën përpiqu sepse njerëzit janë lodhur së ndihmuari sidomos familja që po vuan pasojat e problemeve tuaja. Situata nuk është aq e rëndë sa e mendoni kështu që shkoni në shtëpi dhe tregoni të vërtetën e këtij problemi dhe hidhni idetë. Pas kësaj do ndiheni shumë mirë dhe do merrni mbështetje sepse do tregoni që vërtet jeni munduar ta zgjidhni vetë.