• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 12 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Një ide e madhe vlen të zhvillohet. Ju do ta shijoni shumë një punë krijuese. Sekreti i suksesit tuaj është vullneti për të eksploruar territorin e panjohur. Duke shprehur mendime të mëdha dhe duke ofruar perspektiva të reja do të fitoni famë dhe brohoritje. Koha kushtuar një kursi studimi do të ketë përfitime afatgjata. Duke mësuar sa më shumë që mundeni në lidhje me një lëndë të specializuar, do të arrini statusin e ekspertit. Së shpejti, do të keni zgjidhni mes disa ofertave për punë. Zgjidhni atë që lidhet edhe me udhëtime.

    Demi

    Do të hyni në një mjedis të panjohur dhe do t`ju duhet të improvizoni. Normalisht, këto lloj situatash ju mbushin me tmerr. Për disa arsye, kjo situatë do të jetë ndryshe. Nuk do jetë aq e vëhstirë. Një promovim i madh do të vijë së shpejti. E doni luksin, por nuk jeni mjaftueshëm të lumtur nëse nuk keni një pjesë të mirë të parave në një llogari kursimi.

    Binjakët

    Një njeri i panjohur, i guximshëm do t`ju frymëzojë që të provoni diçka të re. Duke ndjekur epërsinë e tij, do të zbuloni një pasion që ju ngazëllen për t’u zgjuar çdo mëngjes. Ti dhe një mik i yti bëni një ekip të frikshëm. Ca udhëtime do jenë gati për ju. Nëse po kërkoni një makinë të re, do të gjeni modelin e përsosur me një çmim të shkëlqyer. Kjo blerje do t’ju kërkojë të bëni një sërë udhëtimesh që do zgjerojnë horizontet tuaja.

    Gaforrja

    Ju keni mbërritur në një udhëkryq. Është lehtësim të dini se kurrë nuk do të duhet të ktheheni në këtë situatë të vështirë. Megjithatë ky ndryshim do sjellë për ju edhe gjëra pozitive. Gëzimi së shpejti do të zëvendësojë dëshpërimin. Kur bëhet fjalë për dashuri, të kundërtat tërhiqen. Nëse e gjeni veten të tërhequr nga dikush që ka besime ose vlera të ndryshme, mos u frikësoni. Ka një shans të mirë që të krijoni një lidhje që bazohet në respekt të ndërsjellë dhe dashuri të thellë.

    Luani

    Mos u dekurajoni nëse reagimi fillestar i njerëzve ndaj propozimit tuaj është i keq. Qëndroni me këmbë në tokë. Së shpejti, publiku do ta kuptojë se ideja juaj është më e mira. Jini të durueshëm dhe qëndroni pozitivë. Megjithëse nuk jeni konformist, do të keni një shans për t’u bashkuar me një organizatë me traditë. Do të bëni një marrëveshje të madhe parash nga kjo shoqatë.

    Virgjëresha

    Pas një periudhe pushimi, gjërat do të lëvizin shpejt për ju. Jini të gatshëm të pranoni një ofertë financiare sapo të jetë bërë. Krijimi i rendit në mes të kaosit është një nga superfuqitë tuaja. Nëse dikush ju ofron punë, siguroheni të arrini një marrëveshje të mirë. Pas një rezistence fillestare, do t`ju jepet rroga që meritoni.

    Peshorja

    Një gjest i guximshëm vlerësohet shumë. Një grup njerëzish vulnerabël do të përfitojnë nga gatishmëria juaj për të folur. Duke mbrojtur të drejtat e tyre, një atmosferë shtypëse do të bëhet shumë më e këndshme. Gjithkush do të bëjë më të mirën e tyre. Ju keni një forcë të madhe kreativiteti. Nxiteni një të afërm të ndjekë ëndrrat e tij. Ju nuk mund ta kuptoni, por miratimi juaj do të thotë shumë për këtë anëtar të familjes. Falë jush ai do të ketë guximin të marrë një rrezik të madh.

    Akrepi

    Fitorja është e juaja. Puna dhe këmbëngulja juaj do paguhen. Është e mrekullueshme të sfidoni kundërshtarët tuaj dhe të dilni si një nga njerëzit më të çmuar në organizatë. Për shkak të reputacionit, do t’ju ofrohet një punë e mrekullueshme. Besojini intuitës tuaj për një ofertë financiare. Edhe pse do të punoni me dikë që ka shumë pak përvojë, ky partneritet do të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Kombinoheni mirë me njëri-tjetrin në aspektin profesional.

    Shigjetari

    Një përpjekje e grupit stimulon intelektin tuaj. Ju pëlqejnë njerëzit krijues. Kur dikush i kundërshton idetë tuaja, jini të gatshëm t`i mbroni. Një nga cilësitë tuaja më të mira është aftësia për të mbrojtur sugjerimet e mira të njerëzve të tjerë. Dikush do t’ju ftojë në podcastin e tij. Përgjigjet tuaja të mençura për pyetjet do të tërheqin shumë fansa.

    Bricjapi

    Jeta familjare është burim i lumturisë së thellë. Është mirë të shkoni në shtëpi nga një ditë e gjatë pune dhe të relaksoheni me të afërmit tuaj. Nëse jetoni vetëm, shijojeni. Bëni atë që dëshironi. Hyrja në territorin e panjohur është gjithmonë e frikshme për ju. Në vend që të imagjinoni dështimin, supozoni se çdo gjë do shkojë avantazhin tuaj. Një qëndrim optimist mund të bëjë mrekulli.

    Ujori

    Marrja e kontrollit të një grupi të madh do të jetë shpërblyese. Njerëzit respektojnë autoritetin tuaj. Kjo për shkak se ju i trajtoni të gjithë me dinjitet. Falë mbështetjes suaj, do të fillojnë të kuptojnë potencialin e tyre të plotë. Bëjeni misionin tuaj shfaqjen e pikave të forta të të gjithëve. Drejtësia do të vijë. Nëse jeni të ngatërruar në një çështje gjyqësore ose konkurroni për një vend pune, do të merret një vendim i drejtë. Jini i mëshirshëm dhe kërkoni mënyra për të ndihmuar njerëz të tjerë të talentuar që duan të ecin përpara.

    Peshqit

    Një person me ndikim do të ofrojë bashkimin e forcave me ju. Me ndihmën e tij, do të tërhiqni mundësi të mrekullueshme. Një punë e mirë-paguar në fushën teknike ose krijuese është me vlerë për t`u parë. Ju do të bëheni menjëherë një nga anëtarët më të vlefshëm të grupit. Pranimi i një pune të profilit të lartë, fillimi i biznesit ose marrja e një roli do të shënojë një pikë kthese emocionuese në jetën tuaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.