• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 12 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Bërja e ndryshimeve në një organizatë të madhe kërkon kohë. Jini të durueshëm dhe rezistojini tundimit për të kapërcyer hapat. Duke ngadalësuar ritmin, do të jeni në gjendje të mbani pjesën më të madhe të vlerës së këtij grupi. Situata juaj financiare po përmirësohet. Kjo për shkak se jeni mjaft të zgjuar për të ruajtur një pjesë të të ardhurave tuaja. Duke pasur ca kursime mund të mendoni për një shtëpi ose makinë.

    Demi

    Po korrni shpërblimet e punës së madhe. Pas studimit për të marrë disa aftësi të vlefshme, ju keni disa zgjedhje të punëve të mira. Zgjidhni atë që përfshin më shumë udhëtime. Flisni hapur me familjarët tuaj dhe vetëm kështu do ia dini problemet e do t`i ndihmoni aty ku duhet. Kur ta dini të vërtetën do jeni më të mëshirshëm dhe përkrahës.

    Binjakët

    Mësimi i një zejtarie ose tregtie këshillohet fort. Edhe sik,ur të jeni duke bërë një tjetër punë për të jetuar. Përshtypjet pozitive për disa veprat tuaja kreative do ta bëjnë shpirtin tuaj të fluturojë. Pse nuk bëni një riaktivizim të aktiviteteve tuaja? Gjeni kohën për të ushqyer talentin tuaj.

    Gaforrja

    Jeni shumë afër realizimit të një ëndrre, por ende ka shumë punë për të bërë. Mos hezitoni t`i kërkoni shokut tuaj më të mirë ose partnerit ndihmë. Nëse ata ju japin hua para ose ju ofrojnë mbështetje emocionale s`ka rëndësi. Çelësi është bashkimi i forcave. Çdo individ i suksesshëm ka marrë ndihmë përgjatë rrugës. Nëse jeni duke kërkuar punë, shqyrtoni mundësitë në industrinë e argëtimit. Do të gjeni një pozicion të shkëlqyer që nxjerr në pah talentin tuaj krijues.

    Luani

    Dikush beson në aftësinë tuaj. Ai do t’ju japë paratë për të nisur një sipërmarrje biznesi. Puna për veten tuaj do të jetë sfiduese. Do të fitoni një reputacion si personi më i talentuar në fushën tuaj. Në vend që t’i kërkoni klientët, ata do të vijnë tek ju. Nuk ka publicitet më të mirë sesa fjala e mirë.

    Virgjëresha

    Gjendja juaj financiare po bëhet gjithnjë e më e mirë. Më shumë para po rrjedhin në llogarinë tuaj bankare dhe kështu ju do argëtoheni më shumë. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni në një festë joshëse. Vishni diçka që ju bën të dukeni mirë dhe do ndiheni po aq mirë. Nëse keni një partner, do të bini në dashuri thellësisht me të. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë një pushim relaksues së bashku. Vizitoni një vend të njohur për lavdinë e tij. Mos harroni aparatin fotografik.

    Peshorja

    Një dhuratë ose trashëgimi ju vë në një pozitë më të mirë financiare. Nëse jeni në gjendje për të blerë një shtëpi, blijeni. Do të shijoni procesin e mobilimit të saj. Një ëndërr mund të jetë pranë realizimit. Mos hezitoni t`i kërkoni ndihmë një miku të mirë. Huaja ose rekomandimi i tyre do të jenë të paçmueshme. Pasi ta vendosni në mendjen tuaj për të bërë diçka, forca do t`ju vijë vetvetiu.

    Akrepi

    Fjala po përhapet rreth talentit tuaj të jashtëzakonshëm. Është mirë të njohësh njerëzit që vlerësojnë talentin tuaj. Është e rëndësishme të përcaktoni një çmim të drejtë për punën tuaj. Shikoni çfarë ofron konkurrenca dhe kërkoni më shumë. Bërja e një prezantimi publik do të jetë ngazëllyes. Do të flisni për subjektin tuaj të preferuar në një audiencë të hapur.

    Shigjetari

    Një ndryshim i të ardhurave do të jetë në avantazhin tuaj. Mos u nxitoni për të refuzuar një ofertë pune. Do të jeni të lumtur ta merrni këtë pozicion. Do keni shumë përfitime. Përfitoni nga një rimbursim shkollimi. Një shpirt i lirë si ju shpesh i injoron përfitime të tilla. Mos e bëni atë gabim, kur keni një shans për të krijuar siguri afatgjatë profesionale dhe financiare.

    Bricjapi

    Ju shpërbleheni për punën tuaj të vështirë, durimin dhe këmbënguljen. Merrni këtë mundësi për të festuar me të afërmit dhe më të dashurit tuaj. Falë dashurisë së tyre të pakushtëzuar, keni qenë në gjendje të tejkaloni pritshmëritë tuaja. Një takim pasionant me partnerin ju mbush me entuziazëm. Është kënaqësi të qëndroni me dikë që është po aq i zgjuar sa ju. Rezistojini tundimit për t`i nxituar gjërat mes jush. Gëzoni fazën e daljes si shok për aq kohë sa zgjat.

    Ujori

    Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në vend numëro, më në fund po ndodhin ndryshime. Fillimi i një pune do të jetë e frikshme, por stimuluese. Një partner romantik ju bën të ndiheni të ngazëllyer për të shkuar në shtëpi në fund të ditës. Mos lejoni kurrë që puna të dëmtojë marrëdhënien tuaj. Flisni për atë që bëni çdo ditë në mënyrë që partneri juaj të ndihet i përfshirë.

    Peshqit

    Do të merrni lajme të mira për një çështje financiare. Një program rimbursimi ose reduktimi të borxhit do t’ju vërë në një pozicion më të sigurt. Shëndeti juaj po përmirësohet gjithashtu. Kjo ju ndihmon të jeni më të kujdesshëm për atë që hani.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690