• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Horoskopi për datën 12 janar nga Russell Grant


    Dashi

    Jeni të vendosur t’i kushtoni më shumë kohë aktiviteteve që ju përmbushin emocionalisht dhe shpirtërisht. Puna dhe fitimi i parave kanë qenë një shqetësim i madh, por është gjithashtu e rëndësishme që kjoo  të kënaqë edhe shpirtin tuaj. Duke qenë shumë të fokusuar tek financat, mund të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet tuaja.

    Demi

    Paratë nga një vendim ligjor ose trashëgimi do të vijnë së shpejti. Përdoreni këtë mundësi për të  rregulluar shtëpinë tuaj. Mos ushqetësoni për atë që thonë të tjerët për pasurinë që ju vjen papritur, por  kjo mund t’i bëjë gjërat më të lehta nëse veproni në mënyrë  sekrete.

    Binjakët

    Jini të butë dhe të këndshëm nëse doni të transmetoni mesazhin tuaj tek njerëzit që nuk mund ta kuptojnë atë që thoni. Ata do të dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë dhe kjo sepse janë të shqetësuar për planet që mund të sjellin një ndryshim të madh në jetën e tyre.

    Gaforrja

    Një problem shëndetësor irritues po ju vë poshtë. Përdorni disa teknika relaksuese dhe kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit tuaj. Lexoni libra dhe shikoni filma që nxisin një ndjenjë pozitive dhe kërkoni miq optimistë që gjithmonë ju bëjnë të qeshni. Kini kujdes çfarë hani derisa të filloni të ndjeheni më mirë.

    Luani

    Një ofertë për të udhëtuar mund t’ju vijë papritur, por kjo është një mundësi shumë e mirë për të thyer rutinën. Universi është duke ju nxitur të ecni përpara dhe duke bërë një udhëtim argëtues do t’ju japë arsye për të qenë më energjikë.  Gjatë gjithë kësaj kohe keni qenë duke kërkuar një mundësi për të dalë nga rutina dhe kjo mundësi ju ka ardhur.

    Virgjeresha

    Riorganizimi i shtëpisë tuaj do të ofrojë një mundësi për të mirëpritur miq. Familja do t’i mbështesë planet tuaja. A po kërkoni një vend të ri për të jetuar? Jeni të përgatitur të gjeni një ambient me qira më shpejt se një qiramarrës rival të mund ta marrë para jush.

    Peshorja

    Një mik i talentuar ka nevojë për ndihmën tuaj për të përparuar në sukses. Me mbështetjen tuaj, ata mund të kapërcejnë frikën e tyre dhe të përballojnë një sfidë krijuese. Nxitini  të eksperimentojnë me teknika dhe ide të reja dhe kjo do t’i ndihmojë të rriten dhe të lulëzojnë.

    Akrepi

    Nëse jeni duke kërkuar punë apo romancë, gjëja më e rëndësishme është të projektoni personalitetin tuaj ashtu siç duhet. Aplikoni në sa më shumë punë të jetë e mundur. Zgjidhni të bëni një detyrë të pavarur. Merreni ju iniciativën në marrëdhënie. Dikush mendon se jeni tepër të turpshëm për të bërë lëvizjen e parë. Ndonjëherë duhet të paguani për të marrë përsipër rreziqe.

    Shigjetari

    Bukuria dhe karizma ju bën të jeni simpatikë për të gjithë. Miqtë mendojnë se gjithçka është e mundur kur janë pranë jush. Një tërheqje elektrizuese është shumë e fuqishme për t’i rezistuar. Ju jeni gati për të hyrë në një histori pasioni  që do t’ju zgjojë shpirtin.

    Bricjapi

    Kjo është një periudhë e mirë për të nisur një projekt të mirë rinovimi. Nëse  keni nevojë për dikë që t’ju ndihmojë me ndonjë  pajisje hidraulike, punësoni një profesionist. Do të mbeteni shumë të kënaqur me rezultatin.

    Ujori

    Praktikimi i një hobi të ri është shumë zbavitës. Provoni diçka që gjithmonë keni dashur të bëni, por kurrë nuk keni patur mundësi. Mësoni të flisni një gjuhë të huaj ose luani piano. Nëse nuk doni të bëni një kurs formal, mësoni vetë.

    Peshqit

    Një projekt që ka lidhje me komunitetin, do t’ju vendosë në kontakt me njerëz interesantë. Do të ndiheni më mirë pasi t’i njihni më tepër fqinjët tuaj.Do t’ju kërkohet të tregoni aftësitë tuaja krijuese në një punë në grup në ndihmë të perosnave në nevojë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant