Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 12 gusht nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtune, 12 gusht 2017.

Dashi

Kalimi i disa orëve në shtëpi do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt. Është bukur të rrethohesh nga njerëz që të duan për të metat e tua dhe jo vetëm për gjërat e mira. Nëse jetoni larg familjes, krijoni një grup në rrjetet sociale me ta. Të kesh njerëz ku mund të mbështetesh dhe të tregosh gjëra, të ndihmon të shpëtosh nga ankthi.

Demi

Do të ktheheni pas në kohë tek një hobi që ju ka pëlqyer në fëmijëri si një instrument muzikor apo piktura. E rëndësishme është të riaktivizioni entuziazmin rinor. Të dëgjoni muzikë të disa viteve më parë, do të jetë frymëzuese për ju. Do t’ju kapin ndjesi trishtimi, malli e gëzimi. Në vend që të largoheni, zhytuni në to.

Binjakët

Ajo që ju doni, është shpirtërore jo materiale. Kaloni më shumë kohë me aktivitete që kanë kuptim për ju. Komunikoni me natyrën ose mbani një ditar. Raportet tuaja emocionale do të rregullohen. Nëse konsumoni dëshirë për diçka të shtrenjtë, prisni pak. Pas një periudhe në pritje do të kuptoni që luksi nuk është ai që bën jetën.

Gaforrja

Ndershmëria do t’ju shpërblehet. Në të shkuarën, të tjerët hezitonin të dëgjonin të vërtetën. Tani duan dëshpërimisht të kenë realitetin nën kontroll. Ata kanë nevojë për guxim për të shkuar përpara. Këshillojini të ndërmarrin një trajnim para se të ndjekin një rrugë të veçantë në karrierë ose në arte. Fjalët tuaja të mençura do të jenë në hullinë e duhur dhe do t’i ndihmoni të tjerët të përparojnë pas një periudhe të gjatë stanjacioni.

Luani

Prioriteti juaj duhet të jetë kujdesi ndaj vetes. Gjithkush po kërkon vëmendjen tuaj. Edhe pse ju do të donit t’u vinit në ndihmë, nuk keni energji. Në vend që të ngjeshni oraret tuaja me takime, spastrojeni atë për qëllime personale. Një trajtim SPA do të jetë një terapi e vërtetë. Kur investoni në lumturinë tuaj, bëhet më e lehtë të jeni bujar me të tjerët. Vendosini si duhet prioritetet tuaja.

Virgjëresha

Nuk keni frikë të sfidoni një dhunues. Qëndrimi  i duhur ndaj dikujt që ka përdorur taktika intimidimi do t’ju fuqizojë. Ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit kanë frikë nga ky individ, ju e kuptoni frikën e tyre dhe ndërsa të tjerët mblidhen si kërmij ju do të dilni si hero. Nëse të tjerët flasin, mos u shqetësoni, thjesht po përpiqen të kompesojnë vetëbesimin e tyre të ulët.

Peshorja

Më në fund do të jeni në gjendje të shkëputeni nga një marrëveshje e çalë. Të shkuarit vetëm do të jetë pak e frikshme, por do të merrni frymë lirshëm. Tradicionalët do t’i kritikojnë përpjekjet tuaja, por mendje hapurit do t’i lavdërojnë ato. Mos kini frikë të investoni gjithë kapacitetin tuaj shpirtëror në këtë që po bëni.

Akrepi

Do të përfitoni financiarisht nga një marrëdhënie e ngushtë. Partneri juaj do të shpërblehet shumë. kjo do t’ju lejojë t’i shtoni vetes disa lukse. E rëndësishme është që të kënaqni veten me disa dëshira materiale. Do të keni një shkak për të festuar.

Shigjetari

Mënyra më e mirë për të hyrë nën lëkurën e një rivali është të mos e  merrni seriozisht. Duke e konsideruar çdo gjë që thotë si një lojë, reputacioni i tij do të minohet. Jeni lodhur duke duke parë se si ecin përpara njerëzit cinikë. Duke i ngacmuar butësisht pretendimet e tyre të egra, do të fitoni shumë ndjekës. Në mënyrë të ngadaltë, port ë sigurt njerëzit do ta kuptojnë se armiku juaj është dhe i tyre. Në këtë pikë, do të merrni një rol lidershipi në lehtësimin e jetës së gjithësecilit.

Bricjapi

Ka ardhur moment të zgjeroni horizontin. Ndjekia e një rruge të pazakontë nga ana juaj nuk do t’u vijë shumë përshtat anëtarëve të tjerë të grupit tuaj social, por nuk është e keqe si ide. Është jeta juaj dhe duhet ta drejtoni në mënyrën që ju duket më e përshtatshme. Për fat të mirë, rrethoheni nga njerëz që e admirojnë origjinalitetin tuaj. Mos u habisni kur projektet tuaja të takojnë në një sukses të menjëhershëm. Të tjerët janë në kërkim të alternativave për traditat e vjetëruara.

Ujori

Mos kini frikë të tregoni dëshmitë tuaja ndaj një personi të përfshirë në veprimtari kriminale. Edhe pse nuk ju pëlqen të hyni në telashe, mendoni sa njerëz ka lënduar. Ju nuk mund të lejoni që të tjerët të vazhdojnë të vuajnë për shkak të një personi të paskrupullt. Sapo autoritetet të vihen në dijeni, fajtori do të ballafaqohet me drejtësinë.

Peshqit

Jeni një magnet virtual dashurie. Nëse jeni single, do t’ju kryqëzohen rrugët me dikë që e bën pulsin tuaj të rrahë fort. Sigurohuni që ta prezantoni veten mirë dhe të shkëmbeni kontaktet. Jeni me një partner? Kapni mundësinë për të kaluar disa momente bashkë.Një darkë romantike do të shtroj rrugën për një pasion të zjarrtë.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *